Author: tirana

OSHEE ka njoftuar qytetarët se sot do të mbeten pa energji elektrike disa zona të Tiranës për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave. Energjia elektrike do të ndërpritet në këto zona: Zona pranë ish-Tregut Elektrik, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Zonja Curre”, Pallati Dola. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 19 korrik Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot 19 korrik, gjatë intervalit kohor 12:00-17:00 do të kryhen punime në një nga kabinat që furnizohen nga NST Traktora. Pa energji do të mbeten: Zona pranë ish-Tregut Elektrik, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Zonja Curre”, Pallati Dola

Read More

Megi Pojani di në çdo moment se si të kthejë gjithmonë vëmendjen nga vetja. Mjafton një postim në rrjetet sociale dhe të gjithë flasin për të. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi! Pojani ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa poza ku shfaqet shumë provokuese. Ajo mban veshur një fustan të bardhë, i cili është shumë i hapur pas. Me këtë fustan, Megi ka ekspozuar fundshpinën. “Interesante sesi ju nuk me kuptoni kur flas”, shkruan ajo në pozën që u komentua shumë nga ndjekësit e saj. E si gjithmonë, fansat ndahen në ata që bëjnë komplimente dhe…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Republikane për shfuqizimin e nenit në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Partia Republikane pretendonte se neni cenonte parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimin, pasi kushtëzon financimin e subjekteve për fushatën zgjedhore, duke u mbёshtetur vetëm mbi njё kriter: pjesëmarrjen ose jo në koalicion parazgjedhor.

Read More

Dy ditë më parë Elvana Gjata dhe Yll Limani publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre, ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun. “E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip, por pjesa më e bukur e tyre duket se ka qenë pas kamerave. Ylli ka ndarë sot në Instagram disa video,…

Read More

Nga efekti serë tek një Jetstream më i dobët, shumë teori qarkulluan për dukuritë ekstreme klimatike në rritje në Gjermani, përfshirë përmbytjet masive të ditëve të fundit. Ekspertët mendojnë sakaq se edhe hëna shkaktoi probleme. Janë vënë re parregullsi në trajektoren e saj. Kjo ndodh një herë në 18 vjet e kur të përsëritet herën tjetër në vitet 2030, niveli i detit do të jetë i ngritur si pasojë e ngrohjes globale dhe kjo është një arsye për t’u shqetësuar. Por çfarë do të ndodhte nëse sateliti i vetëm natyror i planetit tonë i afrohet shumë Tokës? Neil Comins, fizikant…

Read More

DEA amerikane shkatërroi rrjetin e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës në Kolumbi, të drejtuar nga shqiptari Agim Çerma. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja është vënë në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira. Policia kolumbiane ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij. Bashkë me të janë arrestuar edhe katër bashkëpunëtorë kolumbianë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë. Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me…

Read More

Autoritetet italiane janë duke menduar vendosjen e kufizimeve për njerëzit e pa-vaksinuar, për të frenuar kështu përhapjen e virusit COVID-19. The Guardian shkruan se një lëvizje e ngjashme është implementuar në Francë, ku personat e pavakisnuar nuk i lejohet shërbimi në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve si dhe i ndalohet hyrja në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra. Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur “lejen jeshile” teksa udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan, do të stimulojë më shumë njerëzit për t’u vaksinuar. Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga…

Read More

Sidomos në verë djersitja e këmbëve është një nga problemet më të shpeshta. Tek djersitja dhe aroma e pakëndshme e këmbëve ndikojnë një sërë faktorësh duke filluar nga cilësia e çorapeve e deri tek materiali i këpucëve. Por djersitja e këmbës shkakton dhe probleme më serioze sesa thjesht aromë e keqe. Disa prej problemeve më të hasura janë: myku i këmbëve, skuqje e lëkurës, krijimi i plasaritjeve në lëkurë etj. Por të kombinuara të dyja ato kthehen në një shqetësim akoma dhe më madhor. Por çfarë mund të bëni ju për të evituar këto probleme? 1-Investoni në çorape cilësore –…

Read More

Është liruar sot nga burgu babai i Miss Kosovës, Tuti Sejdiu, disa ditë pasi ajo dekarloi publikisht se i ati ishte arrestuar, dhe se ai “luftoi për të” pasi e trafikuan dhe përdhunuan në moshën 13-vjeçare. Mësohet se shtetasi H. Sejdiu është liruar sot nga paraburgimi. Gazeta Express raporton se ai është arrestuar më 1 korrik të këtij viti nën akuzën e “Kanosjes”, ndërsa ndaj tij Gjykata Themelore e Gjilanit kishte caktuar masën një muaj paraburgim, konkretisht deri më datën 31 korrik të këtij muaji. Por, të njëjtit me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit i është ndërprerë masa e paraburgimit.…

Read More

Vendimi i Presidentit Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ka nxjerrë në skenë shqetësimin për ruajtjen e një prej pikave më strategjike në Kabul, Aeroportin. Në Afganistan do të qëndrojnë 650 ushtarë të cilët do të ruajnë Ambasadën e SHBA-ve dhe pjesa tjetër aeroportin, por në numër të pamjaftueshëm. E në këto kushte prej disa ditësh kanë nisur bisedimet mes SHBA dhe Turqisë ku kësaj të fundit i kërkohet të rrisë numrin e trupave për të marrë në kontroll aeroportin. Prestigjiozja Ëashingoton Post është ndalur gjatë në një artikull të saj mbi sigurinë e diplomatëve dhe negiociatat Ëashington-Ankara,…

Read More

Pas ndarjes nga Sara, Atdheu bëri një deklaratë të fortë në rrjete sociale, përmes së cilës zbuloi se i kishte dhënë fund miqësisë edhe me Andin. “Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më…

Read More

Njerëzit nuk janë toksikë, por sjelljet e tyre mund të jenë. Sjelljet toksike kanë tendencë të thithin energjinë tuaj dhe të lënë gjurmë negative jo vetëm në ditën por dhe në jetën tuaj. Ajo çka është trishtuese është se ne jemi të rrethuar nga sjellja toksike gjatë gjithë kohës, dhe kjo e bën të vështirë për disa të dinë se çfarë është sjellje toksike dhe çfarë nuk është. Më poshtë do të listojmë 6 sjelljet që janë toksike dhe nuk duhet të tolerohen në asnjë lloj mënyre! Nëse vëreni sjellje të tilla tek një person afër jush është mirë që…

Read More