Author: tirana

Çdo kontratë sigurimi makinash do të hidhet në kohë reale në një regjistër të posaçëm elektronik për të shmangur dyblimin e kontratave, mungesën e numrave të identifikimit apo mospërputhjet mes kontratës me të dhënat në realitet. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim public një projektrregullore që detyron kompanitë të pasqyrojnë me detaje në regjistër çdo kontratë me të gjitha të dhënat përkatëse Çdo kontratë sigurimi makinash nga çdo kompani apo agjent i autorizuar do të depozitohet në kohë reale në një regjistër të posaçëm elektronik të krijuar për këtë qëllim. Është kjo masa më e re e marrë…

Read More

Rudina Hajdari ka treguar se gjithmonë gjen kohë për familjen, pavarësisht angazhimeve të saj në politikë. Pas kthimit nga SHBA, ish-deputetja mesa duket është duke kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Ajo ka postuar pak më parë një foto, ku shfaqet me të bijën në plazhin e Vlorës, duke shijuar perëndimin e diellit. Një moment “magjik” ky, i cili e bën ish-deputeten të harrojë problemet e politikës. Kujtojmë se Rudina Hajdari nuk arriti të fitonte një mandat nga zgjedhjet e 25 prillit dhe më pas u nis drejt SHBA për t’u bashkuar me bashkëshortin, i cili punon prej kohësh atje.

Read More

Sot është mbyllur sezoni i radhës i emisioni të pasdites në Top Channel ‘Ftesë në 5’. Së fundmi, kishte zëra se Bieta nuk do ishte më pjesë e Top Channel. Dhe për herë të parë, moderatorja ka vendosur t`i përgjigjet këtyre zërave. Sot me një shkrim dedikuar stafit të saj të ngushtë dhe publikut, zgjodhi fjalët për të treguar mirënjohje dhe la të kuptohet se pas pushimeve do ta shohim sërish në stacionin e ‘Ftesës’. Po ashtu në mbyllje të programit ajo u shpreh: “Shihemi këtu, në shtator”. Duke mbyllur kështu çdo aludim për largim nga ekrani i ‘Top Channel’.…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 24 persona, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen që zbardh aktivitetin e paligjshëm të tyre. Në dosje thuhet se baza e aktiviteteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nga territori Europian Shengen për në Britaninë e Madhe, gjendej në Kosovë (Prishtinë dhe Prizren) dhe në Tiranë. Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir Qema, Eduard Haxhiu, Altin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Fier, ku pretendohet se një prej infermierëve ka ngacmuar seksualisht nënën e një fëmije të mitur, teksa kjo e fundit kishte shkuar për një konsultë. Sipas burimeve të “Ora”, ngjarja është regjistruar fillimisht në 21 tetor 2020 dhe më pas është ripërsëritur sërish në 26 Tetor, ku infermieri i spitalit privat ka ngacmuar seksualisht të renë duke e prekur në vende intime. Infermieri 30-vjeçar, Afrim Llazi, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, e cila i ka komunikuar akuzën e “Ngacmimit seksual”. Në dosjen e hetimore, tregohet qartë…

Read More

Në fund të shtatorit, Angela Merkel do të largohet nga skena politike pasi mandati i saj si kancelare do të ketë përfunduar. Ajo ka qeverisur që nga viti 2005 dhe nuk po kandidon përsëri për zgjedhjet federale të 26 shtatorit. Pas 16 vitesh presion të vazhdueshëm ndaj kancelares, zonja Merkel dëshiron të bëjë një pushim të vërtetë pas mandatit të saj, pa pasur nevojë të pranojë menjëherë ftesën tjetër, duke injoruar interesat e saj, dhe kështu të jetë në gjendje të lexojë ose thjesht të flejë. “Unë nuk do ta pranoj menjëherë ftesën tjetër sepse do të kem frikë se…

Read More

Hapet përkohësisht për të lehtësuar trafikun e rënduar gjatë sezonit veror Bypass-i Vlorës. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan punimet në anashkalimin e Vlorës, segment ky që është hapur provizorisht për pushuesit për të lehtësuar trafikun në drejtim të jugut të vendit. “Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”, thotë Kryeministri Edi…

Read More

Gazetari Enrik Mehmeti, zbulon në “Ora Verore” historinë se si ka shpëtuar nga vdekja në vitin e trazirave të 1997-ës. “Hera e parë që kam shpëtuar nga vdekja ka qenë në moshën 11 vjeçare. Duke u kthyer në shtëpi dëgjova sirenën, por nuk u ndala, sepse isha duke mbajtur ujë në duar, pasi atë kohë uji ishte me orare. Po çoja dy koli ujë, nga pjesa ushtarake në shtëpi. Në atë moment fillon shiu i plumbave, ndërkohë unë duke ecur me bidonat në duar më bie ora në tokë. Ulem për ta marrë orën dhe dëgjoj zhurmën e plumbit që…

Read More

Për disa njerëz, nuk ka rëndësi nëse partneri i tyre është duke gërhitur. Nuk ka rëndësi nëse ai e merr jorganin dhe i lë të pambuluar. Edhe nëse ai flet në gjumë ose shkakton më shumë nxehtësi sesa një kafe. Ka disa shenja të zodiakut që urrejnë të mos flenë pranë partnerëve të tyre dhe kjo nuk është për shkak se ata janë kërkues, por sepse nevoja e tyre ka të bëjë me kontaktin fizik. A i përkisni njërit prej tyre? Demi Demi janë përqafimet e fundit, kështu që për ta, të fjeturit pa një trup të ngrohtë pranë tyre…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Disa makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafik ndarëse. Si pasojë është krijuar trafik në dalje të Tiranës deri tek vendi i aksidentit pranë QTU dhe nga ana tjetër e autostradës në hyrje. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Read More

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente. Tashmë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme…

Read More