Nga Lorenc Vangjeli Ka një keqkuptim gjigant në lidhje me SPAK-un. E shohin si një fshesë gjigante që do të pastrojë pluhurin e artë shkëlqyes të tre dekadave tranzicion, por kjo objektivisht nuk mund të ndodhë. Padurimi për të parë ekuacionin e ri me të panjohurën që po zbulohet pak nga pak me SPAK-un vjen nga pritshmëritë tmerrësisht të larta që ka publiku nga reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, nga nevoja ulëritëse që ka vendi për të dhënë e marrë drejtësi edhe nëse përmbyset gjithë bota jonë e vogël dhe provinciale, nga arritja në pikën e trashjes maksimale…
Author: tirana
Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit. Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime. Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufiri edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë. Vetëm në orët e para të kësaj të…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Parandalimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës. Shërbimet e Policisë…
Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, është nën hetim pas dyshimeve për konflikt interesi. Ai do të qëndrojë në qeveri pavarësisht hetimit, tha kryeministri Jean Castex. Dupond-Moretti, më parë avokat i famshëm, u emërua ministër nga Presidenti Emmanuel Macron një vit më parë, me synimin për të reformuar sistemin e drejtësisë. Kryeministri Castex dhe Presidenti Emmanuel Macron kanë shprehur mbështetjen ndaj tij. Macron u tha gazetarëve gjatë një vizite në Tour de France se Dupond-Moretti “ka të njëjtat të drejta si të gjithë shtetasit e tjerë”, duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, raporton France 24. Dupond-Moretti u mor në pyetje…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me lajmin e mirë të hapjes zyrtarisht të Bypass-it të Vlorës, i cili pritet të lehtësojë qarkullimin e makinave gjatë sezonit turistik. Rama ka postuar një video me pamje sesi duket Bypassi, teksa shkruan se përpos lehtësimit të qarkullimit është edhe një destinacion i ri për të eksploruar.
Ervin Shametaj dhe Gerhard Duro, që të dy me shkollë të lartë, përfunduan në paraburgim pasi përmes postës ju mbërritën në Shqipëri disa llamba led. Që prej qershorit në burg, ata i kërkuan gjykatës që të ndryshojë masa e sigurisë me këmbënguljen se vazot me fara nuk janë të bimës kanabis sativa. Por, mënyra e ventilimit në banesën që po kthehej në shtëpi hashashi dhe 29 fidanë të mbjellë në gota plastike i ka kthyer ata në të dyshuar e për këtë arsye do të vijojnë të mbahen në burg. Në Shqipëri po aplikohen strategji të shumta për të luftuar…
Gjatë kontrolleve, në qytet Rreshen u kap një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak. Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në…
Gianluigi Donnarumma është lojtar i PSG tashmë, por dëshira e tij ishte të kalonte te Barcelona. Kjo është ajo që raporton Mundo Deportivo, me agjentin e tij, Mino Raiola, që trokiti në derën e presidentit të Barçës, Joan Laporta. Madje u bisedua edhe për kërkesa financiare. Siç mësohet, Raiola ka kërkuar 12 milionë euro neto në sezonin e parë për klientin e tij dhe në sezonin e dytë 24 milionë, për të kompensuar pagën e ulët të sezonit të parë. Kjo kërkesë është refuzuar nga Barcelona, e cila ka Ter Stegen në skuadër dhe nuk ka ndërmend të investojë për…
Nga industria që punon me material porositësi te turizmi e deri te teknologjia e informacionit, call center e mjekësia, shumë sektorë në vend po vuajnë për gjetjen e punonjësve, çka ka bërë që shpesh të lënë pretendimet për njerëz të kualifikuar mjaft të sigurojnë staf. Fasoni nuk po gjen punonjës Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportoi se në vitin 2019, grumbulloi nga bizneset rreth 49 mijë oferta për punë. Gjysma e tyre, më shumë se 25 mijë, u përkasin fabrikave të biznesit fason. Bizneset e sektorit fason në të gjithë vendin, nga Shkodra në Gjirokastër, kanë dhënë alarmin se po përballen…
Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje kanë të bëjnë me çrregullimet e lëkurës së ndjeshme ndërkohë që specifikat e këtij fenomeni të njohur si fotodermatoza do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull. Nëse keni kaluar disa orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit dhe të krahëve të dalin disa njolla të fryra (edemë ose flluska) me ngjyrë të kuqe. Zakonisht termi i saktë…
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka analizuar situatën epidemiologjike, duke risjellë në vëmendje riskun e e koronavirusit për fëmijët dhe adoleshentët. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Alimehmeti rëndit studimet dhe analizat e realizuara nga “National Health System” në bashkëpunim me institucione të tjera britanike, të publikuara më 2 korrik të këtij viti, në të cilat trajtohen arsyet e vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve përgjatë 1 viti pandemi duke nisur nga 1 marsi i 2020 deri në 28 shkurt të 2021. Në të dhënat e publikuara rezultoi se gjatë një viti në Mbretërinë e Bashkuar ndër fëmijë dhe adoleshentë kanë ndodhur:…
7500 delagatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë thirrur të shtunën për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike. Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, Kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati. Lista e gjatë e propozimeve të kryedemokratit nuk ka sjellë surpriza, pasi Basha e ka parë të udhës që të dërgojë për votim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët…