Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues në kryeqytet ku është diskutuar në lidhje me risinë që do të sjellin shkollat në sezonin e ri 2021-2022 ku që në klasë të parë do të nisë të mësohet gjuha angleze. Kushi shkruan se mësimi i kësaj gjuhe që në moshë të re, është një domosdoshmëri. “Mësimi i gjuhës angleze që në moshë të hershme tek nxënësit tashmë është një domosdoshmëri, prandaj do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që nga klasa e parë e vitit shkollor 2021-2022. Në këtë kuadër,…
Author: tirana
Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë. Këshu thotë në një intervistë për Report Tv, Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve i cili bëri thirrje që të lehtësohen masat kufizuese, në këtë sezon turistik, nisur edhe nga fakti, shton ai se në sheshin ‘Skënderbej’ janë zhvilluar grumbullime masive. Jahaj thotë se nëse nuk hiqen masat kufizuese, ato do të mbyllin, aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë…
Aksidentet e muajit qershor 2021 shkaktuan një sërë viktimash, ku më tragjikja ishte ngjarja e “Kripës”, ku u shua një familje me 4 anëtarë. E gjtihë shoqëria u bë bashkë duke kërkuar reagim ndaj kamikazëve në timon, por teksa ditët kalojnë edhe mesazhi u harrua. Por gazetari Blendi Fevziu në kulmin e sezonit turistik ka publikuar një video-mesazh sensibilizues ku iu kërkon qytetarëve që të mos përdorin alkool kur ngasin makinën. “Unë jam Blendi Fevziu dhe jam këtu për të dhënë kontributin tim për sigurinë rrugore. Ju e dini që aksidentet rrugore shkaktohen në masën më të madhe nga përdorimi…
Ka reaguar për herë të parë sulmuesi i ri i Anglisë, Bukajo Saka, i cili humbi penalltinë vendimtare në finalen e EURO2020 ndaj Italisë. Letra e Sakës për tifozët: “Kam qenë larg mediave sociale për disa ditë, për të kaluar kohën me familjen time dhe për të reflektuar mbi javët e fundit. Ky mesazh nuk do të mjaftonte për të shprehur se sa mirënjohës jam për të gjithë dashurinë e marrë dhe ndiej nevojën t’i falënderoj të gjithë që më mbështetën. Ishte një nder për mua të isha pjesë e ekipit të Anglisë dhe shokët e mi të skuadrës do…
Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike për të nderuar legjendën Vokrri.Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të…
Komisioni i Prokurimit Publik ka gjobitur me 50 mijë lek kryetarin e Bashkisë së Sarandës, pasi ai ka refuzuar që ta japë informacion për një tender. Sipas njoftimit, kryebashkiaku Adrian Gurma nuk pranoi të jepte informacion për një tender rruge, fituesi i të cilit u shpall në maj të këtij viti.
Dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër janë rrëzuar nga skela. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur tek ura Nanxës. Agron Baboçi 59 vjeç dhe Erjon Meçani 37 vjeç, të dy punonjës të firmës janë rrëzuar ndërsa ishin duke punuar dhe kanë marrë lëndime në trup. Mësohet se ata janë dërguar në spitalin n rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Komisioni Evropian ka referuar Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg për mosrespektimin e ‘vendimeve Prüm’, rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron “një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”. Rregullat në fjalë bëjnë të mundur që vendet anëtare të shkëmbejnë shpejt informacionin mbi ADN-në, gjurmët e gishtave dhe të dhënat e regjistrit kombëtar të automjeteve, duke lejuar prokurorët dhe policinë të identifikojnë të dyshuarit dhe të krijojnë lidhje midis çështjeve penale në të gjithë BE-në. Por…
Një sherr mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi plagë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali. Criscuolo akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi i ka shkaktuar plagë të rënda nëpërmjet dhunës. I pandehuri dhe viktima kanë pranuar faktin se kishin bashkëjetuar dhe se bashkëjetesa me vullnetin e tyre kishte përfunduar rreth dy muaj para ditës së ngjarjes. “Roberto…
Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e nxehtë e verës, nuk jeni të vetmit. Kjo është një simptomë shumë e përhapur, kryesisht tek gratë dhe vajzat. Fryrja e këmbëve dhe e duarve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh shëndetësore, por edhe nga faktorë të jashtëm që ndikojnë trupin. Ndjesia e gjymtyrve të rënda të cilat duket sikur do të marrin flakë nga momenti në moment nuk është aspak e pëlqyeshme. Kjo gjendje mund të kthehet në një bezdi dhe një pengesë në përditëshmëri duke ju bërë të ndiheni të lodhur vazhdimisht. Ka disa arsye se përse…
Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm. Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Mënyrat për të përfituar më shumë omega-3 nga ushqimet Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme: Hani peshk dy herë në javë Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.…
Arben Gjoka është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e 4 korrikut në Velipojë, ku i plagosën rëndë me djegie në trup, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët. Tanimë ai ka humbur dy vajzat, Danielën dhe Klarisën, 19 dhe 15 vjeç. Ndërsa për jetën në Itali luftojnë me vdekjen, Enriko 12-vjeçar dhe nëna e tij Alketa. Kryefamiljari ka publikuar fotot e tre fëmijëve, duke e shoqëruar me një fiongo të zezë në shenjë zie. Ndërkohë që komentet e të afërmëve nuk janë kursyer, duke prekur rrjetin e fjalët e tyre ndaj vajzave që ndërruan jetë. “O qyqet na per ty…