Jona Spahiu është kujdesur vazhdimisht për trupin dhe sot ka linja totalisht perfekte. Edhe pas lindjes së djalit, Raidenit, ajo erdhi në formë shumë shpejt dhe kjo falë stërvitjes në palestër. Por përtej stërvitjes, Jona tregon shumë kujdes edhe me ushqimin. Përmes postimeve në rrjete sociale, ajo ka treguar se kujdeset që gjithmonë të ushqehet shëndetshëm dhe të përzgjedh më të mirat për veten e familjen. Por si ja bën ajo kur tundohet për të konsumuar një ushqim më tepër, apo kur e merr uria papritur? Gjatë një bisede virtuale, Jona ka treguar se si ja bën në këto raste…
Author: tirana
3.566 autorë të incidenteve me armë zjarri u raportuan në Evropën Juglindore në vitin 2020. Nga 2,700 autorë , 98% ose 2646 janë burra dhe vetëm 2% ose 54 janë gra, zbulon Raporti më i fundit rajonal mbi Dhunën e Armatosur, botuar nga Organizata e Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta (SEESAC), një nismë rajonale që funksionon nën mandatin e dhënë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). “Gjinia ishte specifikuar për 75.7% të autorëve, duke treguar një natyrë shumë kategorike të keqpërdorimit të…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizuar operacionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe bashkisë së Lushnjës.Ai i ka krahasuar këto operacione me ndërmarrjet e peshkimit në vitet ’80, të cilat e mbushnin planin duke kapur peshq të vegjël, pasi peshqit e mëdhenj nuk i kapnin dot.Sipas Bylykbashit, stuhia e rërës do kalojë dhe do të marrë me vete ndonjë kalë ngordhalaq, por piramidat e korrupsionit do të jenë po aty.Postimi i plotë:Peshku i madh e ha të voglin (Populli) Ne vitet ‘80, ndërmarrja e peshkimit përpiqej ta mbushte…
Nëna e Britney Speras, Lynne Spears, ka reaguar pas rrëfimit tronditës të së bijës për kujdestarinë e të atit. Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një mesazh publik që i referohej lirisë të së bijës. “Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk mund ta pushtojë”- shkruan nëna e këngëtares. Kujtojmë se para pak kohësh ajo foli për herë të parë përmes një lidhje telefonike me “The New Yorker” në lidhje me kujdestarinë. “Kam ndjenja të përziera për gjithçka. Nuk e di çfarë të mendoj… ka shumë dhimbje, shumë shqetësim. Jam mirë. Jam mirë në shmangien e gjërave”, është shprehur…
Ka shënuar një rritje numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, nga 13 që ishin një ditë më parë. Lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk e ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm asnjë i infektuar, ndërsa janë shëruar edhe 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin…
Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit ka lajmëruar se reshjet e shiut që do të përfshijnë Shqipërinë në ditët në vijim nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore. Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes shprehet se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. Në njoftimin e saj Ministria e Mbrojtjes thotë se janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për…
Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj nisën pushimet zgjedhën Barcelonën për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Spanjës. Mirëpo ky udhëtim i tyre do të mbahet mend për shumë gjatë pasi i gjithë rrjeti po zien nga dyshimet. Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë. “Revista Ëho” ka postuar pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i…
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka paralajmëruar se deri me datën 1 gusht, numri i rasteve të reja nga Covid-19 mund të pesëfishohet. Mediat bëjnë me dije se ECDC vlerëson se në javët në vijim Bashkimi Europian, Norvegjia dhe Islanda do të regjistrojnë më shumë se 420 raste të reja për 100,000 qytetarë, pothuajse pesë herë më shumë se javën e kaluar kur shifrat arritën në 90 raste për 100,000 qytetarë. Sipas agjencisë, javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve me 63% në BE, shumica e të cilëve i përkasin grup moshës 15 deri…
Një zjarr i papritur ka shpërthyer në mjediset e jashtme të një magazine në fshatin Gjashtë, në qytetin e Sarandës. Sipas burimeve për ‘BalkanËeb’, ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Bali. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.
Edhe në rini, mund të vërejmë krijimin dhe formimin e rrudhave, të cilat me kalimin e një periudhe të shkurtër kohore bëhen më të dukshme dhe më të thella. Këto rrudha përreth syve tregojnë për vitet që kemi. Maska për kujdesin e lëkurës përreth syve ka shumë, por disa prej tyre janë të mbushura me kimikate, që në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Në vijim ju paraqesim disa receta për maska, që janë natyrale dhe nuk kanë efekte të dëmshme anësore, GJALPË, ÇAJ NGA KAMOMILI DHE BLIRI Kjo recetë është shumë e vjetër, por ka mbetur aktuale dhe…
Dashi Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër. Ekziston mundësia që një prej të njohurve të rinj të ketë lidhje me profesionin tuaj, çfarë do t’ju shërbejë shumë. Nëse nuk i keni nisur ende pushimet, përpiquni të mendoni sesi ta kaloni kohën sa më bukur, por edhe të keni fitimin e duhur. Demi Do të refuzoni qëllimisht të bini në kompromis këtë të shtunë 17 korrik. Nëse do të qëndroni vetëm dhe nuk do të bashkëpunoni me të tjerët, nuk do të keni rezultate pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një projekt në skuadër, duhet të dëgjoni edhe mendimin…
Policia Rrugore ka vijuar aksionin për të identifikuar shkelësit e rregullave dhe për të parandaluar kështu aksidentet e mundshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italia-s, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që…