Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham, por londinezët po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht. Sul muesi është nën kontratë dhe transferimi i tij nuk është i lehtë. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë dhe Manchester City ka nisur ta kuptojë se duhet të shohin për ndonjë opsion tjetër. Daily Mail shkruan se kampionët e Anglisë po monitorojnë nga afër situatën e Robert Lewandowski. Polaku i Bayern Munich gjithashtu është nën kontratë dhe është një lojtar që garanton gola. Bavarezët sigurisht as që e çojnë në mend shitjen e tij.
Author: tirana
Ditën e djeshme qarkulluan lajme se Romeo ndodhet në Barcelonë jo vetëm me të vëllain, Donaldin, por edhe me Aleksian duke qenë se ajo kishte postuar gjithashtu foto nga Barcelona. Por mesa duket Romeo e Aleksia nuk janë më bashkë dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie. Revista Who ka publikuar një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla. Identiteti i vajzës në video nuk…
Është liruar nga burgu Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e cila u arrestua pasi mori ryshfet nga vajza e një pacienteje me koronavirus. Ndaj saj eshte caktuar masa ‘arrest shtepie’. Alldervishi, sanitare në spitalin COVID 2 u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor. Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit…
Eriselda Sefa do të jetë kryetarja e re e Bashkisë Lushnje, pas votimit të 34 anëtarëve të pranishëm, me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 apstenim. Kjo situatë e jashtëzakonshme vjen pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të sy fshatrave. Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut. Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan. Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga…
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku nis sot gjyqi ndaj tij. Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ekipet kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të helmimeve në Komunën e Deçanit. Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP ka bërë me dije se uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm. “Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara…
Ambasada Amerikane ka bërë publike deklaratën e drejtorit të Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell gjatë një diskutimi mbi përparimin e bërë deri tani dhe punën e mbetur në reformën e burgjeve. Postimi i Ambasadës “Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurtë, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas…
I gjendur në Athinë në kuadër të një simpoziumi të organizuar prej ish-kryeministrit George Papandreu, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj pati një takim me homologun e tij, kryetarin e bashkisë së Athinës Kosta Bakojani. Sfidat e përbashkëta në të ardhmen,ishte kryeradha e bisedimeve. Të dy kryetarët shprehën bindjen se e ardhmja u përket të rinjve,ndaj së bashku vendosën të punojnë në projekte të përbashkëta. “Tirana do të jetë vitin e ardhshëm kryeqyteti rinor europian,ndaj vendosëm së bashku me kolegun Kostas të nisim programe të përbashkëta me qëllim njohjen e të rinjve tanë mes tyre. Të këmbejmë eksperienca dhe…
Në tavolinën e një restoranti në Beograd ulet një burrë i veshur me një këmishë me kuadrate të vogla kuqeblu. Mjekrra e thinjur është e qethur me mjaft kujdes dhe në gjoks i varen syze leximi të varura pas një rripi. Jashtë bie shi. Koha e keqe i kujton burrit vendin në të cilin ka kaluar 10 vjet të jetës së tij. Edhe atje binte shi gjithmonë, por kjo gjë nuk e bezdiste edhe aq shumë: qiellin e hirtë e Hollandës mund ta shikonte vetëm nga dritarja. Më pas, më 2015, kthimi në kryeqytetin serb. Disa lagje nuk i njihte…
Akti i katërt i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni portugez ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij, duke qëndruar te “Zonja e Vjetër”. Ai ka vënë në dijeni klubin bardhezi, përmes një mesazhi, se dëshira e tij është të respektojë kontratën, që e lidh me torinezët deri më 30 qershor 2022. “Unë do të vij dhe do të qëndroj”, – ishte mesazhi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për drejtuesit e Juventusit. Tashmë, gjatë ceremonisë për kalendarët të Serie A, zv.presidenti Pavel Nedved ishte në njëfarë kuptimi i…
Netflix Inc. po planifikon të hyjë në tregun e videolojërave në përpjekje për të kontaktuar pajtimtarë. Sipas “Bloomberg”, kompania madje ka punësuar ish-kreun ekzekutiv të Facebook Inc., Mike Verdu, për të drejtuar përpjekjet. Verdu ka punuar, gjithashtu, në Electronic Arts për lojëra të njohura në celularë, si edhe ka shërbyer si kreu i sektorit të Krijimtarisë për Zynga Inc. Netflix, që tani ofron shfaqje televizive, filma dhe dokumentarë, ka të ngjarë të ofrojë videolojëra në platformën e tij streaming brenda vitit të ardhshëm. Sipas raportit, lojërat do të shfaqen si një zhanër i ri programimi, si dokumentarë ose specialitete stand-up.…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se ka organizuar një komplot kundër ish-Presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016. Sipas The Guardian, Putin kishte iniciuar një operacion të fshehtë me agjencitë e spiunazhit për të nisur një fushatë që e shpallte “të paqëndrueshëm mendërisht” ish-Presidentin Trump. Takimi është bërë më 22 Janar 2016, ku kanë qenë të pranishëm Presidenti rus, ministra të qeverisë dhe shefa të agjencive të spiunazhit. Sipas The Guardian, në takim u ra dakord që të niste një fushatë për dobësuar pozitat e Presidentit Trump në atë periudhë. Po ashtu, në këtë…