Një oficer policie në Itali është arrestuar pasi konsumonte lëndë narkotike kokainë gjatë orarit të punës. Por përpos tij në pranga ka rënë edhe shqiptari 42-vjeç që e furnizonte. Pasi ndjekjes për disa muaj kolegët zhvilluan një operacion “blic” në shtëpinë e oficerit në Rimini të cilit i gjetën disa doza kokainë dhe një peshore precize. Tashmë të dy do të përballen me drejtësinë.
Author: tirana
Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ibsen Elezi, një nga kritikët e Bashës mungon në listë, ndërsa Edith Harxhi dhe Arben Ristani janë pjesë e listës. Edhe Bujar Nishani është pjesë e listës prej 600 emrash.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur sot në një intervistë televizive mbi situatën aktuale të PD. Edvin Kulluri shprehu keqardhjen e tij që PD-ja sot po kthehet si partia e Berluskonit e cila nga mbi 30% që kishte më parë, tashmë merr vetëm 6% të votave dhe është partia më e vogël opozitare në Itali. Kulluri e akuzoi Lulzim Bashën se e ka kthyer PD-në në një vazo zbukurimi në tavolinën e pushtetit të Edi Ramës, apo një kryeministri tjetër që mund të vijë nesër nga radhët e PS-së. “Sot partia e Berluskonit nga 30 e ca…
Ditën e sotme në Përmet është zbuluar një varr masiv, që fillimisht u mendua se i përkiste viktimave të diktaturës, të pushkatuar ose të torturuar deri në vdekje. Por Ministria e Kulturës me anë të një reagimi zyrtar ka njoftuar se varret nuk janë të kohës së komunizmit në Shqipëri, por i përkasin periudhës së Mesjetës. Sipas Ministrisë, rezultatet gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar. Njoftimi i Ministrisë së Kulturës Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet! Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar…
Viktoria, vajza e Aurela dhe Lulzim Bashës feston ditën e sotme 10-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e kryedemokratit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga festa për përvjetorin e lindjes së të bijës. Mbi foto ajo ka bashkangjitur edhe një urim. “Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Aurela Basha.
Mbi 1,200 fëmijë të moshës 12-18 vjeç janë paraqitur për vaksinim kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Pas marrjes së terminit, ata do të imunizohen me nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë. Deri të enjten, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 450 mijë persona – prej tyre afro 260 mijë me nga dy doza. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të enjten për 26 raste të reja me koronavirus – gjysma e të cilave janë në Shkup. Aktualisht, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 225. Atje janë konfirmuar dy variante të koronavirusit:…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi pas miratimit në Kuvend të ligjit për ndërtimin e korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook se autostrada nga Bllaca deri në Qafë Thanë po bëhet më afër se kurrë. Grubi gjithashtu ka shkruar se “ Guximi për të besuar realizon çdo ëndërr. Pak njerëz besuan, shumë të tjerë e ëndërronin, disa guxuan. Autostrada nga Bllaca gjer në Qafë Thanë më afër se kurrë, bashkë edhe me korridorin 10-D,” ka shkruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në…
Kur një futbollist lë një skuadër sidomos me një lamtumirë të hidhur, është normale që tifozët të ruajnë kujtime jo të mira. Antoine Griezzman më transferimin e tij në verë të vitit 2019 nga Atletico e Madridit te Barcelona e “dogji” gjithë dashurinë e “Los Colchoneros”. Fakti që francezi jo vetëm ushtroi presion për largimin, por gjeti mënyrën që “blaugranat” të paguanin më pak se klauzola, duke nisur kontaktet me ta para se çmimi të rritej, krijoi një hendek të madh mes tij dhe tifozëve të Atleticos.Por jeta është e gjatë, gjithçka mund të ndodhë dhe Griezman mund të rikthehet.…
Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord kahasuar me vendet e tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare. Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi. Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër.…
Blogerja Iva Tico ka ndarë një “sekret” lidhur me konsumimin e alkoolit. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se tanimë nuk dehet thjeshtë pasi i ka mësuar “hilenë” pijës, duke shtuar me shaka se mund të dehë edhe në burrë. “Dikur i përzieja! Tani mund të deh dhe një burrë. Jo gjej dhomën por…S Sekreti që të mos dehesh është; mos ta përziesh; të pish alkool të mirë; pa sheqerna; të mësohesh me një pije. Unë pi si burrë! Por duhet pirë dhe shumë ujë. Mund të vazhdoj deri në 5 të mëngjesit,”-tha ajo.
Greqia është në alarm nga rastet e reja të COVID-19 që në ditët e fundit kanë kapur shifrën e 3 mijë të infektuarve, ndërsa ekspertët 50% të shifrave ia faturojnë variantit Delta. Ekspertja e institucionit që vendos për masat në Greqi, Vana Papaevangelou u shpreh sot se rastet janë pesëfishuar në javët e fundit. Përhapjen e shpejtë të COVID-19 ajo ua atribuoi të rinjve. “Ka shenja të përhapjes së infeksionit në të gjithë shoqërinë – përtej të rinjve – siç shohim ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme infektimin e moshave të tjera në dy javët e fundit. Ekziston një trend…
Në emisionin Shqip në Dritare TV, Vasilika Shanto, zonja 99-vjeçare foli nga Uashingtoni, për vendlindjen dhe vendin ku ende shikon ëndrrat, Vunoin. Ajo mban mend fjalët, këngët dhe vajet e Vunoit, ku lindi dhe ku jeton ende me mendje. Zonja Shanto në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, tregoi për historinë e Erkole Kolekës, vëllait të Aneta Ramës. Shanto tregoi se djali i madh i familjes Koleka në kohën e luftës, iku nga Vlora pasi e ndiqnin gjermanët. Familja e dërgoi në Vuno, te gjyshërit. Ata i hapën një vend në tavan që ta fshihnin. Por djali i ri nuk duroi…