Ledjana dhe Mevlani janë një ndër dyshet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Fillimisht ata u deklaruan për njëri-tjetrin që në emision, por më pas diçka ndodhi mes tyre dhe ata u shprehën publikisht se nuk ishin më bashkë. Edhe pse duket se ata s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin, së fundmi dia foto të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se dyshja mund të jenë bashkuar sërish. Një foto e tillë është publikuara para pak ditësh ku nënkuptohet se ata kanë qenë në të njëjtën ditë me të njëjtët njerëz. E vërteta e lidhjes së tyre është akoma e…
Author: tirana
Gazetari i Reuters, Danish Siddiqui u vra të Premten ndërsa mbulonte një përplasje midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë pranë një kalimi kufitar me Pakistanin, tha një komandant Afgan. Forcat speciale afgane kishin qenë duke luftuar për të rimarrë zonën kryesore të tregut të Spin Boldak kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë në atë që ata e përshkruan si shkëmbimi i zjarrit mes Talibanëve, i tha zyrtari Reuters. Siddiqui ishte ngulitur si gazetar që në fillim të kësaj jave me forcat speciale afgane me bazë në provincën jugore të Kandahar dhe kishte raportuar për…
OSHEE ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Bëhet me dije se nga data 17-20 korrik, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. “Stakim, 17-20 korrik Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datat 17-20 korrik, do të kryhen punime në disa kabina në Tirane. Më poshtë oraret përkatëse të kufizimit dhe zonat e prekura 17 korrik 09:00-15:00 Pa energji pjesërisht: zona pranë Ish Tregut Elektrik ,rruga “Petro Nini Luarasi” ,rruga “Zonja Curre” dhe Pallati Dola 14:00-18:00 Pa energji pjesërisht: Ura e Limufit në drejtim të rrugës së “Rinasit” 18 korrik 10:00-14:00 Pa energji…
Temperaturat sot në Kosovë kanë pësuar ulje, pas ditëve të para të javës, ku ato arritën deri në 38 gradë celsius. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër. Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri. Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Prizren. Ndryshe, sot Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në…
Një thirrje e hapur për SPAK për të hetuar në qytetin e Fierit lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike. Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili hyn në shtator në parlament si deputet i PS ka deklaruar sot se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier dhe se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës fitojnë tendera publikë. Ndonëse nuk përmend emra, ai kërkon ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese që qyteti të mos i nënshtrohet botës së krimit të organizuar. STATUSI I PLOTË Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po…
Goditje, muskuj dhe mbi të gjitha shumë uri. CR7 nuk dëshiron të ndalojë së qeni i fortë dhe “rimorkion” Juventusin e tij, edhe nëse bardhezinjtë nuk ishin në gjendje të fitonin titullin sezonin e kaluar, pas nëntë vitesh me radhë. Por, sigurisht nuk mund të jetë faji i portugezit, i cili shënoi 29 gola dhe mori trofeun e shënuesit më të mirë të Serie A, si dhe atë të “Euro 2020”, me 5 gola. Në moshën 36-vjeçare, pesë herë “Topi i Artë” duket më i fortë se gjithçka, edhe me kalimin e kohës. Eksperti i sporteve Craig Lewis punoi së…
Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës. Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë. “Revista Who” ka postuar pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në…
WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë. Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi dhe aplikacionet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe. Por tipari i ri do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe “edhe nëse bateria e telefonit tuaj ka mbaruar” duke përdorur edhe katër pajisje në të njëjtën kohë. Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një…
Partia Socialdemokrate (PSD) ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”. Pas aksionit 6 anëtarë, në krye me kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Kujtojmë se dhjetëra vetura zyrtare janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës” si dhe tiketa ngjitëse.
Pas takimit që pati me presidentin Ilir Meta, zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Rama shkruan se ishte i kënaqur nga takimi dhe pati një dakordësi në çdo pikë me Dritan Abazoviç “Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama.
Sot bëhen 6 ditë që Deçani është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të helmimit që ka prekur më shumë 1500 qytetarë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan. Haradinaj ka treguar se ka pasur simptoma por jo të mëdha. “Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po u prek rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”. “Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore…
Menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerin e të cilës u sekuestruan në portin e Durrësit 11 kg e 675 gr kokainë, është lënë sot në burg. Mësohet se gjykata e Durrësit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Barjon Gumeni, banues në Tiranë. 34-vjeçari është aksioner me 10% në këtë kompani, e cila kishte porositur kontejnerin me banane nga Ekuadori. Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner, raporton BW. Sasia e kokainës u gjet…