Author: tirana

Pas disa muajsh skepticizmi në Gjermani nisi kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Korrja e parë ishte me sukses dhe ka nisur edhe furnizimi i farmacive. Kompania kanadeze Aphria RX korri thuajse 50 kilogramë kanabis në plantacionin e saj të parë legal në Neumünster në landin Schleswig-Holstein në veri të Gjermanisë. Plantacioni i ngjan një burgu të sigurisë së lartë dhe është i rrethuar me mure betonarmeje, sepse kanabisi në Gjermani trajtohet sipas ligjit për lëndët narkotike. Plantacioni Apharia i ngjan një burgu të sigurisë së lartë Prej plantacionit kanabisi do t’u shpërndahet farmacive në të gjithë Gjermaninë dhe ato…

Read More

Një gojë e shëndetshme është një pjesë integrale e një jetë të shëndetshme. Kërkohet pastrimi i përditshëm i dhëmbëve, përndryshe problemet nuk do të vonojnë shumë për t’u shfaqur. Ata që vuajnë nga dhëmbët e verdhë kanë nevojë për një përpjekje shtesë, pasi nuk është vetëm cigarja ose kafeja që dëmton smaltin, por edhe një numër zakonesh të tjera. Frutat e tharta Frutat acidike mund t’i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë. Portokalli, mandarina, kivi, domatja, limoni dhe luleshtrydhet nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të krijojnë një problem. Gjithashtu, limoni i përdorur si zbardhues mund të ketë efektin…

Read More

Përfaqësuesja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë, Elona Mete ka thënë se një ndër arsyet pse ndodh korrupsioni në vendin tonë janë pagat e ulëta të mjekëve. Ajo tha se nuk është dakord me ligjërimin e bakshishit pasi është kundër normave dhe parimeve të profesionit, teksa shtoi se për të evidentuar këto situata rroga e mjekëve të bëhet 1500 euro. “Kyçi që çon në korrupsion mjekët janë pagat e ulëta, 400-500 euro. Shpenzimet mujore të një personi në muaj janë 400 euro dhe si mund ta përballojë dikush familjen me kaq para. Synimi është që të shkojmë drejt standardeve…

Read More

Policia greke ka arrestuar pesë persona pas vrasjes së shqiptarit në ishullin e Mikonos 3 ditë më parë. Të arrestuarit janë të gjithë me origjinë shqiptare. Katër u arrestuan në Mikonos, ndërsa i pesti në Portin e Rafinas në tentativë për t’u arratisur. Ata janë të moshave 22, 27 dhe 29 vjeç. Shtypi grek raporton se policia është në kërkim edhe të një personi të gjashtë, që dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 12 Korrikut. Viktima u dhunua dhe u qëllua me thikë pas sherrit me një grup personash. 27-vjeçari u dërgua i pajetë në…

Read More

 Sot, që prej orës 18:00, Partia Demokratike ka organizuar një mbledhje me Kryesinë për të analizuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deputetët e zgjedhur dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha kanë hyrë me radhë në seli. Ajo që bie në sy është se edhe Jorida Tabaku, po ashtu edhe Grida Duma kanë vendosur që kjo do të jetë vera e luleve, duke zgjedhur atë dizajn për veshjet e tyre.

Read More

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë kundërshtuar raportin për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Spahos analiza e Korçës nuk është objektive, sepse siç thotë ai ka marrë maksimumin prej 5 mandatesh.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE “Analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marrë maksimumin, 5 mandate”. Në raport thuhet se “kanë patur performancëbrenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë”. Edhe për nënkryetarin Paloka nuk mund të jetë ky dokumenti i…

Read More

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një prej çifteve më të pëlqyer për publikun shqiptar. Kjo pasi aktorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht momente të tyre. Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku është pyetur dhe rreth Markut. “Si nuk e ka problem Marku sjelljen tënde kur bën si seksi, se në fakt je seksi?”, i ka shkruar dikush. Rudina ka treguar se Marku e ka pranuar ashtu siç është dhe nuk është munduar kurrë ta ndryshojë. “Po vetë më zgjodhi mi zemër! Nuk është përpjekur kurrë të ndryshojë asgjë…

Read More

Kanë kaluar 5 muaj që nga finalja e madhe e “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij. Ai i shprehu dashurinë publikisht dhe dolën si çift nga programi. Mirëpo kanë kaluar kaq shumë muaj dhe dyshja nuk janë parë asnjëherë bashkë. Si Meri, ashtu dhe Saimiri janë shumë aktivë në rrjete sociale, por postimet e tyre nuk kanë asnjë të përbashkët. Secili po shijon jetën e tij, sikur mes tyre të mos këtë ekzistuar asgjë. Ndjekësit janë bërë kuriozë dhe vazhdimisht pyesin për ecurinë e marrëdhënies së çiftit, por ende pa përgjigje.

Read More

Gjykata e Tiranës ka vendosur vetëm detyrim paraqitje për ish-kreun i IMT-së, Mariglen Qato. Prokuroria më herët kishte kërkuar masën “arrest me burg” për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi u kallëzua bashkë me dy inspektorë, me pretendimin se kishin lejuar një ndërtim pa leje. Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje në kryeqytet.

Read More

Pak javë më parë, Flori Mumajesi, Klajdi dhe Bruno publikuan këngën e titulluar “Nina”, e cila është një ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere. Për shumë njerëz “Nina” është kthyer në këngën e preferuar, e mes tyre dhe për Ajkën, vogëlushen e Besit dhe Xhensilës. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka treguar diçka të tillë, me anë të një komenti te postimi i Florit.  “Kënga e preferuar e Ajkës”, ka shkruar ajo. Flori nuk ia ka vonuar një përgjigje duke i premtuar publikisht “Ja se një ditë do e këndojë bashkë me lalat”. View this post on…

Read More

Një përplasje ka ndodhur në Gjykatën e Vlorës për një pronë, e cila nga shtëpi banimi është kthyer në pallat. Prej tetë vitesh familja Myslimi po përplaset nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për të kërkuar pjesën e saj, por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi paditësit janë përplasur fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho. Dy vëllezërit kanë nisur që të bërtasin dhe ta filmojnë në sallën e gjyqit, ndërsa magjistrati ka vendosur që të largohet menjëherë.  “Unë nuk dëgjoj mirë nga veshët. Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde…

Read More

Dashi Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj. Demi Mund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa…

Read More