Author: tirana

Partia Demokratike do të mbledhë këtë pasdite, në orën 18:00, Kryesinë, ku në fokus do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat opozita i ka cilësuar si “masakër zgjedhore”. 13 konkluzionet/përfundimet e analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 janë si më poshtë: Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.Partia Socialiste…

Read More

Prej javësh përflitej lart e poshtë se Elvana Gjata dhe Ylli Limani do të vinin me një bashkëpunim për herë të parë. Zërat u shtuan akoma më shumë pasi Ylli komentoi në një foto të Elvanës. Kjo e fundit postoi disa fotografi të saj dhe përkrah shkroi: “Përshëndetje!“. “E di“, i komentoi Ylli, ndërsa Elvana ia ktheu: “Marre po të them!“. Më pas Ylli vazhdoi më tej, duke komentuar sërish: “Unë jam ka t’thom që e di!“. Në këtë mënyrë ata lanë të kuptonin se dinin diçka të dy, që do e zbulonin më vonë për publikun. Dhe më në…

Read More

Deputeti i i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Marku, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Lezhës, duket se është ndër të paktët brenda PD-së që guxon të flasë dhe të kritikojë partinë dhe liderin, aty ku duhet dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Marku ka një të kaluar të ngjashme edhe në kohën kur PD e drejtonte Berisha, dhe qysh atëherë ishte ndër të paktët që bënte kritika. Pedagogu i njohur ka publikuar një segment ligjërate në rrjete sociale, ku pranon dhe kërkon që edhe të tjerët ta pranojnë, se PD nuk është më…

Read More

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës emergjente në Europën Perëndimore nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar deri tani mbi 50 të vdekur. Me një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se është e pikëlluar për humbjen e jetëve dhe situatën atje duke shprehur mbështetjen e saj për të prekurit dhe familjet e të ndjerëve. “E pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Belgium, Germany dhe TheNoherland. Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre”- shkruan Xhaçka.

Read More

Këshilli i Ministrave me firmën e zv/ kryeministrit Erion Braçe i ka hapur rrugën e financimit nga paratë e buxhetit të shtetit zgjidhjes së problemit të plehrave në bashkitë e qarkut të Durrësit. Në ditën e fundit të marrëveshjes mes bashkisë së Durrësit dhe kompanisë koncesionare që operon në Landfillin e Sharrës, qeveria shqiptare miratoi vendimin për mbështetje financiare. Në vendimin e miratuar, qeveria u kërkon bashkive të qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve. Pas studimit të tregut,…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata. Ka qënë ky i fundit, ai që ka apeluar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 shtator të vitit 2019, por KPA nuk e ka kthyer pas. Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.60/2019, datë 22.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.…

Read More

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë Turjani nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku ka zbuluar emrin e vajzës dhe një foto me vogëlushen. Moderatori shkruan Atara Hysko dhe datën e sotme duke fotografuar krevatin e bebes në të cilin shkruhet princess Atara. View this post on Instagram A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Read More

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi një përmbytje e madhe i ktheu rrugët në përrenj të furishëm, duke spostuar makinat dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave. Sipas mediave gjermane, policia në qytetin perëndimor të Koblenz tha se njëzet persona kishin vdekur në qarkun Ahrëeiler pasi disa shtëpi u shembën, me rreth 50 persona të bllokuar në çati duke pritur shpëtimin. Gjashtë shtëpi u shembën brenda natës në fshatin Schuld, ku shumë njerëz janë raportuar të zhdukur. Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas disa ditësh shiu të madh. Pjesë të…

Read More

Dr.Skënder Brataj Pak kalori, pak yndyrna, shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje janë strategjitë për të eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjeve të pa këndëshme gjatë verës. Rritje e gjendjeve të pa durueshme, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve të presionit, dhimje koke dhe goditje nga të nxehtit, këputja, janë tipike të verës. Ato ndodhin si rezultat i temperaturave të larta, lagështisë së lartë të ajrit. Ato ndodhin shpesh për arsye të masave paraprake të dobëta përballë ndryshimeve të papritura klimatike. Organizmi nuk mund të përshtatet lehtësisht me këto ndryshime. Rekomandohet mbi të…

Read More

10 persona janë ndaluar në aksionin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Pejës për dyshime të ndërtimeve të paligjshme. Nga 10 këta zyrtarë, katër janë drejtorë të Urbanizmit në komunat Istog, Pejë, Klinë dhe Deçan, ndërsa të tjerët inspektorë në këto drejtori, njofton Klan Kosova. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës Agim Kurmehaj ka thënë se fokusi ishte te personat zyrtarë që keqpërdorën detyrën e tyre dhe se aksioni erdhi pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtime që janë lejuar nga këta zyrtarë. “Pas marrjes së këtyre informatave kam caktuar pesë prokurorë që kanë grumbulluar informata rreth këtyre ndërtimeve. Sot…

Read More

Me një fustan fantastik me lule dhe me praninë e saj karizmatike në tapetin e kuq, Sharon Stone pushtoi menjëherë Festivalin e Filmit në Kanë. I Deleguari i Përgjithshëm i Festivalit, Thierry Fremaux e mirëpriti atë me krahë hapur në krye të Montee des Marches duke e ditur shumë mirë se ardhja e aktores në eventin e yjeve është një nga bastet e këtij edicioni të guximshëm pandemik, që ajo të shkëlqejë edhe më shumë. Stone është në festival sepse të premten e 16 korrikut do të jetë super ylli i galasë vjetore, amfAR, bamirësia e fondeve për kërkimet për…

Read More

Zbulohen detaje tronditëse në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj. E ftuar në studio përballë gazetares Evis Ahmeti në emisionin “Me zemër të hapur”, ka qenë mamaja e Eglantina Bucit, e cila tregoi se si pa kuptuar askush, Eglantina kishte ikur nga shtëpia, ndërsa shfrytëzohej për prostitucion nga ata që i cilësonte ‘koka shteti’. E mban mend momentin kur iku? Unë jam e sëmurë, jam invalidë. Isha atë ditë në vizitë me doktorin.…

Read More