Deputeti Myslim Murrizi shprehet se Partia Socialiste dhe opozita bashkëpunojnë në fshehtësi. Këtë deklaratë ai e mbështet tek projekti më i fundit prej prej 2 miliard eurosh të qeverisë Rama për portin e Durrësit ku në media u denoncua se janë përfshirë dhe familjarë të Bashës. “Qenkan “ habitur” shume disa media qe ne projektin prej 2 miliard euro te qeverise Rama per portit te Durresit paska futur”pak” duart edhe familjare te Bashes Kam nga shkurti i viti 2019 qe deklaroj me fakte dhe emra ne Kuven e ne çdo media qe keta jane bashkeKeta vjedhin bashke, punojne bashke, tallen…
Author: tirana
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik, në atë që pritet të jetë vizita e saj e fundit si kancelare. Pas disa muajsh Merkel nuk do të jetë më në krye të Gjermanisë. Vizita e saj vjen dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të cilat do të ndryshojnë udhëheqësinë në Gjermani, për herë të parë nga viti 2005. Takimi në Uashington pritet të vë në pah vazhdimësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe konfirmohet ndryshimi i qasjes nën administratën e presidentit Biden, i cili…
Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish zv.ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion. Në dosjen e prokurorisë del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera,raporton AbcNews.al. Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit. Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”. Kështu Florida…
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri prej disa muajsh është në një marrëdhënie me një djalë misterioz, që e njohur pas daljes nga programi. Megjithatë, ajo ka vendosur që ta mbajë lidhjen e fshehtë dhe të mos e zbulojë e imazhin apo emrin e tij. Gjatë një interviste për “Prive”, Ana Kauri u pyet për identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën, por zgjodhi të përgjigjej shkurt, duke thënë: “Dikush”. Ndërsa pyetjes intime se si është në shtrat, iu përgjigj: “E kush tha që nuk jam e virgjër”, e pas kësaj filloi të qeshte. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tha se fama…
Enigma e qytetarëve të helmuar vijon prej ditësh në komunën e Deçanit në Kosovë. Mbi 1500 qytetarë kanë marrë deri më tani trajtim mjekësor. Dyshimet janë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji, por kjo nuk është konfirmuar. Sakaq, një emigrant i ardhur para tre ditësh në Kosovë thotë se gruaja e tij është duke marrë trajtim mjekësor me po të njëjta simptoma si të helmuarit, ndonëse nuk kanë përdorur ujësjellësin fare, por ujë të ambalazhuar. “Quhem, Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit kam ardhur para tre ditesh prej Zvicrës, sa i përket koronavirusit i kemi marrë injeksionet, sot…
Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ish-zv.minsitrja e Brendshme Rovena Voda, e cila mbahet nën masën e arrestit të shtëpisë me urdhër të SPAK. Siç shihet dhe në video, Voda nuk mban pranga në duar, dhe shfaqet në video me syze dhe e pashoqëruar nga punonjës policie kur kapërcen derën e GJKKO-së. Kujtojmë se ish-zv/ministrja u la nga Gjykata e Posaçme në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 ditë më parë. Ajo akuzohet se ka ndikuar për të punësuar në Ministri avokaten nga Durrësi në këmbim të 1 mijë eurove, 1 telefoni dhe një arkë me peshk.
Gjykata e Posaçme pritet të jap masat e sigurisë për ish zv.ministren e Bredshme, Rovena Voda, avokaten Florida Beu e cila pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani. Gjatë seancës duket se Florida Beu është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku një ambulancë e ka çuar atë të marrë kujdesinë nevojshëm shëndetësor. Në gjykatë të pranishme në seancë vijojnë të jenë Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Skrapar, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy vëllezër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Emiljano dhe Ardenis Rama. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve në fshatin Barçë. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Nga 22 gushti Serie A rikthehet në fushë për sezonin 2021/22. Drejtuesit e Serie A kërkojnë që sezonin e ri ta startojnë me stadiumit me kapacitet të plotë, kjo për shumë arsye: “Kur kërkuam stadiumet plot e kemi bërë edhe për interes të vendit, dëshirojmë ti shohim stadiumet me kapacitet të plotë me tifozë që janë të vaksinuar. Në këtë formë ne kontribuojmë edhe në fushatën e vaksinimit. Kërkesa për të pasur stadiumet me kapacitet të plotë është shumë e rëndësishme, pasi do të fusim në buxhetin e shtetit afro 4 miliardë euro. Futbolli në Itali ndiqet nga afro 38…
Plazhi është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditën, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që ke treguar me kremra apo vajra mbrojtës. Ja cilat janë tre rregullat që duhet t’i zbatosh menjëherë pas një dite në plazh. 1. Dushi dhe scrub-i Dielli dhe rëra i kanë bërë dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi, është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub. 2. Maskë hidratuese Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale…
Fakti që kompania Pfizer dëshiron të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës, nuk do të thotë domosdoshmërisht se njerëzit do të presin me padurim ta bëjnë atë. Autoritetet e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara dhe ato ndërkombëtare thonë se tani për tani, ata që janë të vaksinuar plotësisht duket se janë të mbrojtur mirë. Në rang global, ekspertët po vëzhgojnë nga afër për të përcaktuar nëse njerëzve do t’u duhet një dozë tjetër. Në të njëjtën kohë, shumë sugjerojnë se prioriteti për momentin duhet të jenë vaksinimet, duke vënë në dukje se disa mutacione shqetësuese të koronavirusit nuk do…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë larguar nga kursi i vaksinimit vullnetar kundër COVID-19. Të dy ata njoftuan se do të duhej të vaksinoheshin personat që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor. “Nëse nuk veprojmë tani, numrat e infektimeve në klinika do të rriten”, tha presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv. Pa vaksinim nuk ka punë dhe para Në Francë, të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë…