Politikania Arta Dade ka komentuar lajmin që vendi ynë do të jetë anëtar i Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar për dy vitet e ardhshme 2022-2023 pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Dade tha se është e gatshme ti shërbejë vendit dhe të jetë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë. “Asnjëherë nuk është vonë për ti shërbyer vendit. S’ka arsye për të mos më pëlqyer. Është një sfidë, por është edhe kënaqësi që vendi do të ketë një sitë atje dhe do të shpalosë disa probleme. Në kuadrin e OSBE ku kam qenë 14 vjet ishte përparësi që…
Author: tirana
Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të dashurohen, ndoshta sepse nuk janë gati ose nuk e konsiderojnë dashurinë shumë të dobishme. Ose ndoshta mendojnë se duke u dashuruar humbasin lirinë e tyre. Janë disa njerëz që dashurohen majtas, djathtas ose në qendër. Janë të dashuruar me vetë dashurinë ose e kanë shumë të kollajtë të dashurohen. Atëherë, cilët janë tipat e karaktereve qe e shohin dashurinë me mënyra të ndryshme dhe si e përjeton çdo shenjë këtë aspekt të jetës.GaforrjaGaforret kujdesen për të tjerët, I ushqejnë dhe I dashurojnë në gradën më të lartë. Japin dhe marrin dashuri pa…
Zamira Kita është një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ndër vite, artisja nga Korça është duartrokitur dhe respektuar për kontributin artistik në skenën shqiptare. Ajo ishte sot pjesë e emisionit “Pushime On Top”, ku moderatori Flori Gjini i bëri edhe një pyetje ngacmuese: Kush është më kurnac, gjirokastriti apo korçari? “Gjirokastriti, ku jemi ne kurnacë, e ke gabim. Po ti më njeh mua”, përgjigjet Zamira duke qeshur. Flori: Se po të pyesësh gjirokastritët thonë kot na ka dalë ne emri, se janë ata të Korçës? Zamira: Jo, ne absolutisht.
Një 67+vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë. Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia ndërkohë po heton ngjarjen.
Aplikimet për ndjekjen e praktikave të punës në administratë dhe institucionet e tjera publike do të vijojnë deri në mbyllje të muajit korrik. Autoritetet e arsimit sqarojnë se të gjithë të rinjtë që duan të kenë një eksperincë tre mujore pune në administratë dhe strukturat e tjera publike, duhet të aplikojnë online duke plotësuar formularin përkatës për të qenë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës deri në datën 31 korrik. Rihapja e këtij programi është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë…
Një alarm për një bombë të mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore është dhënë pasditen e sotme në Paris. Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar banorët, ndërkohë që forcat xheniere po punojnë për të gjetur lëndën bombën dhe për ta çaktivizuar.
Një rast rrëmbimi u regjistrua në zonën bregdetare të Komunës Dion në Greqi të hënën. Mediat greke bëjnë me dije se autorët morën çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët duke kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre. Sipas policisë familja me gjashtë anëtarë u mbajt peng për gjatë gjithë natës ndërsa autorët duke kërcënuar se do t’i lëndonin kërkuan shpërblim për t’i liruar. Të martën në mëngjes, babai që mori një plagë në dorë gjatë rrëmbimit arriti të shpëtojë dhe arriti në këmbë në një dyqan ku mundi të lajmërojë…
Edith Harxhi ka komentuar vendimin e Komisionit të Përhershëm Statutor që vendosi të rrëzojë propozimet e saj, të Kadillit e “grupimit për PD” dhe të miratojë propozimet e kreut të PD Lulzim Basha për ndryshimet në statutin e partisë. Harxhi thotë se anëtarët e komisionit janë po aq fajtor sa Lulzim Basha për shkatërrimin e Partisë Demokratike. Postimi i plotë Të dashur miq, Ky mesazh i drejtohet miqve të mi në Komisionin e Përhershëm Statutor të Partisë Demokratike në pamundësi për të biseduar me ta në forumet e partisë. Në këto ditë të nxehta dhe plot ngjarje në vendin tonë,…
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro këtë të mërkurë ka përfunduar në spital pasi për një kohë të gjatë nuk ju ndal lemza e vazhdueshme që i shkaktoi dhimbje barku. Sipas Sekretariatit Special të Brazil për Komunikimin Social, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia. “Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”. Mediat e huaja bëjn ëme dije se Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte…
Duket se Pandemia Covid 19, bashkë me risitë në mënyrat e të bërit biznes për shkak të kufizimit të lëvizjes, ka ndryshuar rrënjësisht përqasjen e kompanive në Kryeqytet me kërkesat e tregut. Ndërsa tradicionalisht, numri i bizneseve të reja në Tiranë vit pas viti dominohej nga njësitë e shitjes me pakicë, trendi është përmbysur gjatë vitit 2020. Përgjatë vitit të shkuar të kushtëzuar nga Pandemia, numri i bizneseve të reja dominohet tërësisht nga njësitë e shërbimeve. Ndërkohë që në dy muajt e parë të vitit 2021, njësitë e shërbimeve jo vetëm kanë kaluar numrin e dyqaneve me pakicë, por rezultojnë…
Autoritetet greke kanë hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e të riut shqiptar mbrëmjen e së hënës në Mykonos. Sipas medieve greke, 27-vjeçari që punonte në ndërtim është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët. Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt gjakrat u nxehtën dhe situata agravoi. Nga përleshja e përgjakshme i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.
Ish-zv/ministrja e Rovena Voda, e cila akuzohet se ka marrë para në këmbim të punësimeve në ministrinë e Brendshme, është zbuluar rastësisht nga përgjimet e kryera me telefon për një dosje tjetër. Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në studion e “Breaking” tha se një prej të arrestuareve ishte nën përgjim për një tjetër çështje dhe gjatë përgjimeve ambientale, kishte dalë dhe emri i Vodës. Sipas gazetares, ka qenë rastësi që emri saj doli nga përgjimet nga një dosje tjetër hetimore, e cila është copëzuar në gjashtë pjesë nga SPAK. “Kjo dosja e madhe e trafikut është ndarë në 6 episode…