Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin e 15-të të nismës për të rinjtë ‘Gati për Shqipërinë’. Rama ka falenderuar të gjithë të rinjtë që kanë shprehur dëshirën për të bërë diçka të dobishme për vendin e tyre. Ju falenderoj dhe respekte për faktin që keni bërë një hap të përbashkët për të bërë diçka të dobishme për vendin”- u shpreh Rama. Të rinjtë shprehën dëshirën për të kontribuar në fusha të arsimit, teknologjisë, inxhinierisë, shëndetësisë madje edhe në fushën e aviacionit. Një ndër ta është edhe Greta Sadushi, një studente e cila ka përfunduar studimet në Itali për arkitekturë…

Read More

Kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebik Çika shprehet se është zbuluar një varr masiv i viktimave të diktaturës ditën e sotme në Përmet. Nebil Çika u shpreh: “Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të të pushkatuarve. Kemi gjetur vetëm katër, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që…

Read More

Gazetari holandez Peter R. de Vries ka vdekur, pasi u qëllua në Amsterdam më 6 korrik 2021. I njohur për përkushtimin e tij ndaj krimeve të pazgjidhura dhe mbështetjen për familjet e viktimave, ai hetoi më shumë se 500 dosje vrasjesh dhe luajti një rol kryesor në zgjidhjen e disa rasteve. “Peteri luftoi deri në fund por s’arriti ta fitonte këtë betejë. Ai vdiq i rrethuar nga njerëzit që e deshën”, raportoi televizioni ku punonte i ndjeri. Gazetari De Vries ishte bërë i njohur për punën e tij hulumtuese pas rrëmbimit të njërit prej njerëzve më të pasur në Holandë,…

Read More

Për të parandaluar një gjë të tillë, duhet të konsumoni disa ushqime që ju bëjnë të keni flokë të shëndetshëm. Më poshtë po rendisim se cilat janë ato: Karrota dhe çdo ushqim që ka vitamina A, pasi ndihmon për të forcuar skalpin e flokëve. Mish pule apo peshk ose vezë sepse janë të pasura me vitamina B, e cila ndikon në hemoglobinën e flokëve. Perimet si specat apo fruta si portokaj, manaferra dhe pjepra se kanë vitamina C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Ushqimet e detit pasi janë të pasura me zink dhe sjell riprodhimin e qelizave dhe rritjen…

Read More

Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, apo masa ‘arrest me burg’ për zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Peza theksoi se më në fund nisi të çmontohet pandeshkueshmëria, ndërsa shtoi se SPAK tregoi se nuk sheh ngjyrat politike, por provat juridike. Mes të tjerash Peza tha se është naive të mendohet se ‘peshk i madh’ janë vetëm kundërshtarët politikë. PJESË NGA BISEDA Si i shihni aksionet e SPAK? Unë mendoj, ashtu si shumica e shqiptarëve,…

Read More

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të enjten se është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan, me simptoma të helmimit. Pas një vizite që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ai ka thënë se autoritetet janë në pritje të disa rezultateve shtesë, për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar helmimin. “Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë të rezultateve tjera po i presim, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bateriale, dhe një pjesë e mostrave tjera do të dërgohen jashtë vendit për…

Read More

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe territori në vend. Zoti Bush, që nga largimi nga detyra në 2009, ka komentuar rrallë për veprimet e tre presidentëve të mëpasshëm – Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden. Por pas vendimit të zotit Biden për të tërhequr me shpejtësi forcat amerikane…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda e cila akuzohet për korrupsion. Po ashtu e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Sipas dosjes së siguruar, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu. Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Beut dhe Hasanit, ku kjo e fundit i thotë se kanë lënë takim me Vodën. Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është…

Read More

Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate. Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive. Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave. Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara. Recetat e sallatrave janë ndërtuar me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete…

Read More

Partia Demokratike mbledh sot në orën 18:00 kryesinë për të shqyrtuar përmbledhjen e analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit për fazën e parë të saj. Po ashtu do të shqyrtohen ndryshimet në statutin e PD-së që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të partisë. Drejtuesit politikë tashmë i kanë dorëzuar raportet e analizës ndërsa anëtarëve të kryesisë pritet t’i shpërndahet një material i përmbledhur në bazë të çdo qarku mbi faktorët që kanë ndikuar në rezultat. Kryesia gjithashtu do të njihet me ndryshimet që pritet të bëhen në statut. Ka një seri propozimesh që vijnë nga kryetari i partisë,…

Read More

Pasi mbyllën një sezon të dështuar në çdo aspekt, ku për herë të parë nuk arritën të kualifikoheshin në kupat e Europës, tek Kukësi ka nisur puna prej kohësh për të ndërtuar një ekip nga e para, ku janë kryer ndryshime të mëdha thuajse çdo hallkë e klubit, duke nisur nga drejtori i ri sportiv, Pero Peijç, e deri tek trajneri i ri i cili do të jetë Diego Longo. Në shtëpinë e verilindorëve i kanë idetë e qarta për këtë sezon, më në fund me stadiumin e ri në krahë, që konsiderohet pa frikë investimi më i madh i…

Read More