Doja ndihmoja bashkatdhetarët e mi. Në retrospektivë ky ishte një budallallëk. Shikoni ku jam tani”. Ka qenë ky qëndrimi i Dimitër K., 19-vjeçarit shqiptar student në Holandë i cili akuzohet për trafik të qenieve njerëzore pasi ndihmonte shqiptarët që të kalonin në mënyrë të paligjshme nga porti i Roterdamit drejt Anglisë. Mediat holandeze shkruajnë për seancën e fundit gjyqësore. “Ai hedh një vështrim anash nga e ëma. Ajo erdhi këtë të mërkurë në gjykatë, ku 19-vjeçari Rotterdammer duhet të përgjigjet për kontrabandën e njerëzve. Ajo e dëgjon atë me një psherëtimë. Verën e kaluar, K. rregulloi një autobus taksi për…
Author: tirana
Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 10 vite burg. Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i shtetasit Luan Bundo, 64 vjeç. Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjithashtu,…
Arrestohet ish-kreu i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit të koduar “INSPEKTORATI”, ku u ndaluan dhe kryeinspektori aktual dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Ermal Xhaka, 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit…
Prej disa ditësh disa shtete të Evropës , si Gjermania, Holanda dhe Belgjika janë përfshirë nga reshje të shuma duke shkaktuar 133 viktima deri më tani. Në Gjermani situata është më alarmante, pasi disa qytete janë përmbytur tërësisht dhe numri i viktimave sa vjen e shtohet. Mediat kanë nisur të publikojnë dhe fotot e personave që rezultojnë të zhdukur. Sot, në listën e personave që mungojnë, që nuk po kontaktohen dot, është edhe një zonjë shqiptare e quajtur Diana Janko, 60 vjeçe, nga Këlni. Atë e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeç, nga Shqipëria, i cili e ka pasur bashkëbisedimin e…
WhatsApp ka thënë se bllokoi mbi dy milion llogari në Indi në maj dhe qershor për keqpërdorimin e shërbimeve. Shërbimi tha se 95% e këtyre përdoruesve u bllokuan për shkelje të kufijve të numrit të herëve që mund të përcillen mesazhet në Indi. Dorëzimet u bënë nga WhatsApp në raportin e parë të pajtueshmërisë mujore nën rregullat e reja të diskutueshme të Indisë për IT. India është tregu më i madh i WhatsApp me rreth 400 milion përdorues. Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook tha se “fokusi i tij kryesor” ka qenë parandalimi i llogarive në Indi nga dërgimi…
Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se rreziku i infektimit nga variantet COVID, është i pranishëm pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, apo numrit të shtrimeve në spital. Kalo thotë se duhet të bëhet kujdes maksimal për higjienën personale, ndërkohë që thekson së qytetarët nuk duhet të nënvlerësojnë dobi prurjen nga vaksinimi anti-COVID. Kalo, teksa rendit tre përparësitë e vaksinimit kundër Sars-Cov 2, u bën thirrje qytetarëve që vaksinohen. Kjo sepse sipas tij, sepse vetëm përmes imunizimit nëpërmjet vaksinimit do të bëhet e mundshme mbërritja e imunizimit të popullatës në atë nivel sa të mund të ndërpresë zinxhirin e…
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, në Greqi 4 ditë më parë. Sipas shtypit grek, shkak i vrasjes së të riut nga një bashkëatdhetar është qiraja e shtëpisë. Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe një 29-vjeçar që dyshohet të jetë personi i cili e qëlloi me thikë në zemër. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë. 29-vjeçari dhe viktima kanë qenë shokë dhe jetonin të dy prej fillimit të muajit Qershor në një shtëpi me qira. Të dy kishin shkuar për punë në ishullin e Mikonos. Por disa ditë para krimit,…
Policia e Beratit ka ndaluar 62-vjeçarin G.Xh për shkak se ka kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij. Kërcimet dhe përndjekja ka vazhduar në mënyrë të përsëritur edhe pse bashkëshortja e 60-vjeçari ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme. Informacion-Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për…
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”. Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus. “Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale, siç është Facebook. Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten këtë kompani. “Qartazi ka…
Juristi Jordan Daci i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” u shpreh se zhvillimet e fundit tregojnë se ka një shpresë dhe se mesazhi është i qartë, abuzimeve me ligjin dhe fondet publike po u vjen fundi. Daci, shpreh bindjen se ky vit do të jetë i mbushur me arrestime më të bujshme se sa këto që lamë pas. “Zhvillimet e fundit tregojnë se ka një shpresë, mesazhi është i qartë, po lemë prapa abuzimet. Po futemi në një periudhë ku abuzimi do të jetë më i vështirë me ligjin dhe fondet publike dhe do të jenë më të…
Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet proces-verbali i bisedës së një delegacioni të lartë të PPSH-së dhe qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye kryeministrin Mehmet Shehu, (ku bënin pjesë edhe: Ramiz Alia, Mihallaq Ziçishti, Rahman Perllaku, Tonin Jakova, Shoku Agim Mero, Shoku Foto Çami, Shoku Piro Bita, dhe Vasil Nathanaili), gjatë pritjes së dhënë për nder të tyre nga ana e udhëheqësit kryesor të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun, i cili shoqërohej edhe nga kryeministri, Çu En Lai, (ku…
Dy mjekë të spitalit të Gjirokatrës janë pezulluar nga puna dhe iu ndalohet që të dalin jashtë vendit, me vendim të Gjykatës së shkallës së parë, pas hetimeve për rastin e vdekjes së 20 vjeçares Kristjana Muxhai, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Faxweb.al raporton se u bë edhe ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë,…