Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një ambient sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’. Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorës. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë. “Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por…
Author: tirana
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së që startoi punimet paraditen e sotme u vu re mungesa e ish-Presidentit Bujar Nishani. Karrigia e Nishanit, një nga kritikët kryesor të Lulzim Bashës, është fotografuar bosh në Kuvend.Ndërkohë që ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli është parë i pranishëm në sallë, teksa shfaqet i ulur pranë Jemin Gjanës.
Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim ka refuzuar dhe nuk do të flasë.
Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një fjalim të gjatë para anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë të cilën ai e drejton. Basha në fjalën e tij tha se Shqipëria shtë vend i kapur nga korrupsioni dhe se PD do të filloj luftën kundër tyre. Ai ndër të tjera në fjalën e tij tha se “e ka të shtritë” dorën për të gjitha ata që duan t’i bashkohen PD aksonit të tyre, teksa u shpreh se asnjëherë nuk do të kthej faqen tjetër ndaj atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale. “Pak kohë më parë ne…
Ky është 43 vjeçari Besnik Berisha i cili për një borxh prej 15.000 stërlinash ekzekutoi në veri të Londër vitin e kaluar dy shqiptarë. Gjykata angleze Old Bailey ky gjykohen krimet e rënda e dënoi Besnik Berishën me burg përjetë por me të drejtën e daljes përpara komisionit të vlerësimit pas 33 vitesh. Bashkëpunëtori i Berishës në këtë vrasje të dyfishtë Kaziku Tuwisana, 33 vjeç do të qëndroj në burg për 31 vite. Berisha dhe bashkëpunëtori xhamaikian, më 18 Dhjetor 2019 ekzekutuan Arber Feskon dhe Shkelqim Pajën të cilët kishin shkuar për ti kërkuar borxhin. Këtë borxh Besnik Berisha kishte…
Partia Demokratike po mban Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm janë edhe deputetët e zgjedhur nga gara elektorale e 25 prillit. Më poshtë po përcjellim disa momentet nga ky Kuvend.
Ish-ministri i PS Damian Gjiknuri, shkruan për inagurimin dje të Bypassit të Vlorës. Ai thotë se edhe vetë ndjehet krenar pasi është finalizuar një punë e gjatë, ngërçin e së cilës e kanë zhbllokuar në vitin 2017 dhe kanë rinisur punimet. “Hapja e bajpasit të Vlorës është një premtim i mbajtur dhe lajm shumë i mirë për turizmin në vijën bregdetare të jugut. Finalizim i një pune shumë të gjatë, për të cilën ndjehem modestësisht krenar, pasi në 2017/2018 zhbllokuam ngërçin e trashëguar, bëmë nga e para garën, shpallëm fituesin dhe lidhëm kontratën duke mundësuar rifillimin e punës në kantier”,…
“Gjakmarrja pas hekurave: Dy gangsterë të pamëshirshëm shqiptarë, një marrëveshje 20 milion £ kokainë shkoi keq dhe një rrëmbim i egër dhe vrasje hakmarrjeje – të gjitha ndërsa të dy ishin në burg”. Kjo është përmbledhja që i bën me pak fjalë prestigjiozja britanike Daily Mail një prej ngjarjeve më të rëndë të ndodhura në Shqipëri kohët e fundit, rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës janarin e vitit 2020 në Kamzë. Daily Mail shkruan se ka një baron që drejton trafikun e drogës nga burgu dhe se pas kësaj pengmarrjeje që përfundoi tragjikisht fshihet një marrëveshje droge e shkuar…
Mbërritja e Sali Berishës në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet mbledhja ka bërë që militantët e pranishëm të shpërthejnë në ovacione për të. Pjesëmarrja e tij u shoqërua me vërshëllime të shumta dhe thirrje “Berisha, Berisha…” apo “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”. Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike.
6 mijë fëmijë kanë lindur jashtë vendit në 6 muajt e parë të vitit 2021 dhe janë regjistruar në Shqipëri. Lajmin e mirë e bën me dije ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo shkruan se edhe pse kanë lindur jashtë bebet janë regjistruar në Shqipëri dhe kanë përfituar dhe bonusin e bebes. “😇 6 mijë fëmijë të lindur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit, të regjistruar në vendin amë 🇦🇱, kanë përfituar bonusin e bebes, njësoj si çdo fëmijë i lindur në Shqipëri, falë programit universal për mbështetjen e çdo të porsalinduri🙌🏼” shkruan Manastirliu.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar përsëriti edhe një herë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, ku paratë e drogës dhe të krimit u përdorën për të blerë vota. Basha tha se 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por me gjithë këtë masakër zgjedhore, PD doli me kokën lart. Më tej kreu i PD-së shtoi se ato nuk përdorën mjetet dhe modelin e Edi Ramës, duke mos hequr dorë sipas tij nga mjetet e ndershme. ‘Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që endeshin me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi…
Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës. Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën. Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm. Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe luftën kundër qelizave të dëmshme. Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurtë. Në…