Author: tirana

Për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës dhe rreziqeve të mundshme, shumë njerëz kanë filluar të shmangin zbardhuesin dhe kimikatet e tjera të ashpra që gjenden në zbardhuesit e rrobave. Por a është e mundur të hiqni njollat ​​dhe të shkëlqeni rrobat e bardha pa përbërës kaustikë? Po, ekzistojnë disa zbardhues natyralë të rrobave që do i bëjnë ato të duken të freskëta dhe të ndritshme si ditën kur i keni blerë. 1. Larjen e rrobave me limon Mbushni legenin tuaj me ujë të nxehtë dhe 1-2 limona të prerë (varësisht nga sa janë të ndotura rrobat tuaja). Hidhini rrobat dhe…

Read More

As Prishtina e as Shkëndija e Tetovës nuk kanë mundur të festojnë dot, pasi janë mposhtur edhe në ndeshjet e dytë të turit të parë të Champions League. Kampionët e Kosovës kishin humbur në Hungari me Ferencvaros 0-3 dhe nuk është se kishte shumë shpresa, edhe pse provuan të bëjnë diçka. Para Myrto Uzunit e kishin të pamundur dhe u mposhtën 1-3. Beratasi i shënoi të tre golat e kampionëve të Hungarisë. Fillimisht e zhbllokoi ndeshjen katër minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës, ndërsa Mendurim Hoti vendosi baraspeshën. Uzuni më pas shënoi edhe dy gola të tjerë…

Read More

Një shtetas kosovar është mbytur pasditen e sotme në lagjen nr.13, Plazh, Durrës te “Shkëmbi Kavajës”, Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe shtetasi S. O., 80 vjeç, (pushues) ishte duke u larë në det. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se ka dyshime të forta se varianti Delta është i pranishëm në Shqipëri, por ende nuk është konfirmuar asnjë rast. “Ka dyshime të forta që virusi Delta është i pranishëm në Shqipëri. Ne po presim një konfirmim nga laboratorët e referencës që kemi në Gjermani. Përsa i përket mbrojtjes së variantit Delta të vaksinave duhet të presim edhe pak duke qenë se është një variant i ri, pro studimet laboratorike tregojnë që janë efikase”, tha Rakacolli. Rakacolli tha se nuk mund ta dallojmë nëse jemi të infektuar me variantin Delta pa shkuar…

Read More

Dalin detaje të reja nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ish-zv-ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas burimeve nga SPAK, Voda ka marrë vlerat monetare nga shtetasja Florida Beu, me qëllim që kjo e fundit të emërohej në detyrë, në shërbimin civil. Por pavarësisht dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është bërë. SPAK ka verifikuar dokumentacionin dhe sipas këtyre verifikimeve Florida Beu nuk ka marrë detyrën. Ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka qenë shtetasja në fjalë që ka bërë kallëzimin ndaj ish-zv/ministres së Brendshme dhe cili është roli i shtetases tjetër Majlinda…

Read More

Afro 3 dekada pas Programit të Pajtimit të parlamentit të parë pluralist, ish të përndjekurit pohojnë se statusi i tyre është fals. Pre e torturave më çnjerëzore, ish të burgosurit e të pushkatuarit që sistemi komunist i cilësoi si terrorist, ende sot nuk kanë marrë pafajësinë e si pasojë as dëmshpërblimin e premtuar. “Vetting” sjell në vëmendje historinë e Mirush Përmetit, inxhinierit të kënetës Maliqit. Si e ekzekutuan dhe i sekuestruan shtëpinë komunistët për t’ia dhënë Panajota dhe Vasil Konomit. Hezitimi i familjes për ta kthyer vilën tek Përmetajt në demokraci dhe falja e munguar e bijës së tyre Luljeta…

Read More

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda. Rovena Voda është e dyshuar për ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas njoftimit të SPAK: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së…

Read More

Ish-kreu i Bindjes Demokratike përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me herësin. “HERËSI VDIQ, POR MBRETI MUND TË NGJALLET Tani që vendimi i Gjykatës Kushtetuese u zbardh, nuk ka më asnjë dyshim se herësi i Damianit është përmbysur dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Tani mund të qetësohen edhe ata, që pritën me gjak të ngrirë, se mos u përmbysej bota, në rast se korrigjimet në Kodin Zgjedhor do të aplikoheshin që me këto zgjedhje. Natyrisht, edhe kryetarët që i hartuan të mbyllura listat e deputetëve. Tek e fundit në këtë vend do të votohet prapë,…

Read More

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Me një postim në Twitter Xhaçka shkruan se ambasadori Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve i cili ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj. Ajo shprehet e keqardhur për për akuzat që sipas saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpifur ndaj tij. “Luigi Soreca është një mik i…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pasditen e sotme vendimin e arsyetuar të datës 30 Qershor ku rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë, duke shfuqizuar një nen të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, të preferuarit e kryetarit të partisë kishin më shumë shanse të bëheshin deputetë, ndërsa të tjerët duhet të thyenin atë që u quajt “herës”. Vendimi i gjykatës erdhi pas një padie të bërë nga Astrit Patozi dhe Myslym Murrizi. Gjyqtari Altin Binaj ka qenë kundër shumicës duke deklaruar në vendimin e arsyetuar se “kriteri i proporcionalitetit nuk rezulton i cenuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës”. Me shfuqizimin…

Read More

Mediat italiane i janë ritkhyer sërish përgjimeve ambientale në lidhje me mafian siçiliane të drejtuar nga Salvatore Riina i njohur edhe si Toto Riina. Sipas tyre, shumë është thënë për përgjimet e bëra gjatë burgosjes së Totò Riina por nuk kurrë nuk është dëgjuar për njeriun që erdhi nga Shqipëria . Në një bisedë të datës 6 gusht 2013 “Capo dei capi” zbulon se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane Matteo Messina Denaro. Unë luftova atje, tre ditë, katër ditë makina ishte e vendosur atje … shkova ndërrova vendin e parkimit. Kur them se dikush duhet…

Read More