Analisti Mustafa Nano ka komentuar propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statutin e PD. Nano i ka cilësuar si përpjekje të kryedemokratit për të çimentuar rolin e tij brenda partisë. “Në rrethana të tilla ngre pyetjen se cili është synimi i këtyre ndryshimeve. Sepse nuk kanë synim partinë, por të kalcifikohet posti i kryetarit të partisë, që është një humbës. Ajo nuk është parti e lirë me njerëz që kanë interesa të caktuara. Basha po përpiqet të çimentojë rolin e vet, nuk thuhet asgjë në ato ndryshime. Duhet përcaktuar kur ikën kryetari nga detyra. Aty se ngre zërin njeri.…
Author: tirana
Greqia është vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendosi vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit tek një grup i caktuar personash. Vendimin e ka bërë të ditur vetë kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, i cili theksoi se të gjithë punonjësitë e azileve duhet të imunizohen, përndryshe ata do të pezullohen nga puna. “Bëhet i detyrueshëm vaksinimi i menjëhershëm i punëtorëve në shtëpitë e pleqve, e cila është kategoria më e rrezikuar. Ata që refuzojnë të injektohen do të pezullohen nga puna. Kjo bëhet sepse nuk mund të jenë ata bartësit të mundshëm të këtij virusi, kur supozohet të mbrojnë ata që…
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin sportiv ‘Top Arena’ ku nuk munguan as pyetjet provokuese. Drejtuesi i programit i kërkoi që ta shihte në sy modelen Françeska Jaçe, e cila ishte pjesë e panelit të të ftuarve. I vënë në siklet nga pamja e saj seksi, me sa duket Hoxha u mundua ta kalojë me humor. Manushi: Freançeska iu bën përshtypje njerëzve, gjatë dimrit ti vjen pak më e zhveshur. Pse je më e veshur sot? Fraçeska: Po unë në fakt vendosa sot të të vishja këtë ngjyrë, gjeje për çfarë? Manushi: Për çfarë? Françeska:…
Një roje bregdetare ka shpëtuar mrekullisht një pushues i cili rrezikoi të humbte jetën ndërkohë që po lahej në plazhin e Shëngjinit. Sipas burimeve, vrojtuesi i plazhit Robert Neçaj ka pare një burrë të kthyer përmbys duke pirë uje, dhe menjëherë ka ndërhyrë per t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet reaniminit kardio-pulmonar, duke e rikthyer atë në jetë. Ndërkohë për ndihmë më të specializuar kanë mbërritur edhe autoambulanca duke e dërguar në spitalin e Lezhes.
62-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi me sëpatë fqinjin e tij grek, ka dy javë kohë për të kërkuar falje. Sipas mediave greke, shqiptari ka dalë para Gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë, ndaj dhe i është dhënë më shumë kohë për të kërkuar falje. Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, u shpreh para togave të zeza se greku e kishte grabitur 2 herë, ndaj dhe e kishte qëlluar. Si pasojë e sulmit me sëpatë nga shqiptari, i riu grek pësoi dëme të rënda në kokë dhe në vesh.
Jonida Maliqi foli në një intervistë me moderatoren, Ori Nebijaj, për jetën e saj private. Bukuroshja zbuloi se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm. Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj. “Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshë, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh ajo.
Anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano thotë se ajo që i duhet PD në këto momente është një reformim rrënjësor që në qelizë dhe këtë nuk e sjellin propozimet e Bashës, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse forcimin e pozitave të tij, ndonëse thekson se kryedemokrati nuk duhet të vijonte më për të drejtuar PD-në. “Ndryshime ortografike dh e sintaksore, pra duket sikur shpërndajnë më tepër begenisje dhe akses për disa pozicione të caktuara, por nuk sjellin një gjë të re. Një xhiro boshe jo për atë nevojë që ka PD për të ndryshuar. Gara për kreun e PD…
Rasti tronditës i 17 vjeçares Amanda, e cila u rrëmbye dhe u mbajt peng nga një efektiv policie ka marrë përmasa të mëdha dhe ka hapur dosje të tjera të ngjashme, përfshirë edhe zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis. Rasti i 17-vjeçares nga Rumania, e cila ra në duart e personit të gabuar që e shfrytëzonte për prostitucion ka shtuar dyshime se tani të gjitha vajzat e tjera që janë shpallur të zhdukura. I arrestuari e ekspozonte të miturën në një faqe interneti, e cila përdorej për “reklamimin” e vajzave që shfrytëzoheshin. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia tani po heton…
Varësja unike e Bella Hadid në formën e mushkërive merr gjithë vëmendjen në Festivalin e Kanës. Dje është zhvilluar dita e gjashtë e Festivalit të filmit në Kanë dhe ka qënë modelja e famshme Bella Hadid, e cila ka rrëmbyer gjithë vëmendjen tek vetja. Bella ka zgjedhur një fustan të zi, klasik, me dekolte të hapur, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është varësja prej ari që ajo ka zgjedhur. Aksesori, që mbulonte gjoksin e modeles ishte në formën e mushkërive. Veshja është nga koleksioni Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22 dhe i përket drejtorit artistik të Schiaparelli, Daniel Roseberry.
Ana Kauri vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të “Për’puthen”. Ish-konkurrentja, e cila është tepër aktive në Instagram, ka pyetur ndjekësit e saj për planet e tyre për vitin 2021 dhe i është përgjigjur me video. Një ndër fansat e bukuroshes brune, e ka ngacmuar për setet e fundit fotografike që ajo ka realizuar. “Për çfarë i ke bërë ato foto, do bësh ndonjë këngë a je në spot të dikujt?”, i shkruan ai. Kaq ka mjaftuar që Ana të “revoltohet” dhe të japë edhe një mendim per personazhet e tjerë të programit të dashurisë të…
Oda e Hotelierisë në Kosovë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate. Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave. Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë. Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona. Njoftimi i plotë: ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e…
Ditën e sotme Enca është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjete sociale disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj. Këngëtarja ka publikuar disa imazhe të shkrepura shumë vite më parë, por pavarësisht kohës që ka kaluar duket se Enca nuk ka ndryshuar fare. Ajo vazhdon të ketë po të njëjtat tipare të ëmbla, teksa shprehet se e ka bërë veten shumë krenare me gjithçka që ka arritur deri më sot në jetë. Ajo ka treguar se për 3 vite ka marrë leksione pianoje, ndërsa për 7 vite ka marrë mësime…