Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan i cili njihet si njeriu që mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri është duke u hetuar për manipulim votash në New York. New York Post shkruan se Bordi i Zgjedhjeve të qytetit i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të SH.B.A.-së dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm për të hetuar nëse kandidati Marko Kepi zhvilloi apo jo, një operacion të paligjshëm të mbledhjes së votave dhe falsifikimit në muajin e fundit – duke regjistruar kështu edhe qytetarë që kishin vdekur për të votuar për të, për…
Author: tirana
BINJAKET Sot do keni shumë ide në kokën tuaj dhe do mundoheni që pak nga pak t’i realizoni të gjitha. Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë. Venusi premton një ditë të lumtur për ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë plot ngjyra, harmoni dhe kënaqësi. Edhe për ju beqarët dita do jetë plot të reja. Mund të merrni një propozim nga dikush që as nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë. Në punë do merrni një promocion për gjithçka që keni arritur deri më sot. As mos e vrisni mendjes nga zilia e disa kolegëve.…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë. Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Sllovenisë për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Shkëmbim shumë i mirë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë. Urimet më të mira për Slloveninë për Presidencën e saj të BE”, theksoi Xhaçka. “Vlerësoj shumë angazhimin e Sllovenisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka. “Presim të shohim Presidencën e tyre në veprim dhe të punojmë ngushtësisht së bashku për të…
Të dëshpëruar nga humbje në finale përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës të tërbuar, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë. Por, një episod e shndërron inatin e tyre në qesharak. Ambasada Bullgare në Londër tha se një turmë e vogël tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë. Arsyeja? Kujtonin se ishte flamuri i Italisë. Flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale, jo vertikale si ai…
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka folur për herë të parë në lidhje me takimin me kryeministrit britanik Boris Johsnon në Londër. Në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo ai u shpreh se i është ofruar atij duke iu prezantuar dhe më pas i ka bërë përshtypje se ai e njihte Shqipërinë si një vend të bukur dhe destinacion për anglezët. “Iu vetëofrova dhe iu prezantova që jam nga Shqipëria. Më ka bërë përshtypje se ishte shumë i emocionuar për të fituar Anglia. Më foli për Shqipërinë. Më tha kam dëgjuar që është vend shumë i bukur…
Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Divën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh. Gazetari Ermal Vija zbuloi dje si komunikonte grupi me pseudonime dhe si përdornin rrjetin enkro-chat që të mos binin në gjurmët e autoriteteve, ndërsa sot “ABC” do të tregojë detaje të reja nga dosja si e siguruan autorët makinën e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia dhe ndjekjen që i bënin cdo ditë…
Ndërkohë që të gjithë festonin fitoren e Italisë në Kampionatin Evropian të futbollit, një i ri shqiptar është arrestuar nga policia. Sipas mediave italiane, gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që festohej për triumfin e ‘axurrëve’ përballë Anglisë. Ndërsa një shqiptar i nervozuar qëlloi me gurë makinën e policisë në Bolonja. Ende nuk dihen shkaqet, por raportohet se shqiptari ka kundërshtuar policinë për disa minuta, derisa u bë arrestimi i tij. Po sipas mediave, shqiptari që fyeu dhe ofendoi policët rezulton se më parë ka qenë i skeduar për grabitje dhe plagosje, ndërsa tani do të përballet me akuza të tjera.
Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora. Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet. Duket se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Bora…
Ekipi i Anglisë e la zemërimin e tyre pas tyre natën e kaluar ndërsa ata kaluan natën duke festuar në një apartament luksoz në Wembley ndërsa ishin ribashkuar me familjet dhe partnerët e tyre pas katër javësh larg. Lojtarët e Anglisë e kanë harruar shpejt humbjen e finales me Italinë teksa në përfundim të ndeshjes, disa prej tyre kanë festuar në një apartament luksoz në Wembley së bashku me familjet dhe partneret e tyre pas katër javësh larg.E fejuara e portierit Jordan Pickford, Megan Davison udhëhoqi një kor me partneret e lojtarëve të këndonin Oasis’s Don’t Look Back in Anger.…
Një shqiptar 19-vjeç, Drilon Zelaj është dënuar me tetë muaj burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për kultivimin e 213 rrënjëve kanabis. Lënda narkotike ishte mbjellë në gjashtë dhoma të godinës katër katëshe në Bradford. Pasi e kishin monitoruar për disa muaj, agjentët trokitën në derën e godinës për të verifikuar dyshimet. Fillimisht dera nuk u kap, por brenda saj dëgjoheshin lëvizjet duke “fundosur” shqiptarin. Agjentët u futën dhe e arrestuan adoleshentin duke e dërguar para drejtësisë. Ai fillimisht mohoi përfshirjen por kur gjurmët e gishtave të tij dolën në cdo cep dhe…
Rasti i një të ashtuquajturi “hoxhë”, i cili me anë të nuskave që lidhte merrte përsipër zgjidhjen e problemeve, por ndërkohë prekte femrat në vende intime po i habit të gjithë Në Divjakë është 1 plak rreth 90 vjeç që thotë se është hoxhë. Gazetarja e Fiksit i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon…
Ambasadori Richard Grenell, ka mbajtur një fjalim gjatë Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump. Grenell, që ka shërbyer në poste të larta në administratën Trump, tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros. Sipas tij, asnjë gazetar nuk shkruan për këtë gjë. Madje Grenell tha se u ka kërkuar gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, por kjo nuk do të ndodhë. “Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program…