Një 37 vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia, pasi po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Sipas policisë, u arrestua E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe, banuese në Korçë.Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin E. Sh., i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Lancia” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është…
Author: tirana
Një sherr banal mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos, ka përfunduar në tragjedi. Mësohet një shqiptar është vrarë me thikë prej një bashkatdhetari të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën për prishjen e pazareve të drogës në ishullin grek. Ende nuk dihen detaje të ngjarjes. Policia thotë se trupi i viktimës u dërgua në morg ndërsa janë ndaluar disa shtetas shqiptare që kanë lidhje me ngjarjen.
“Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Spinacola”, Roberto Mançini pak minuta përpara finales së EURO 2020 ndaj Anglisë në “Wembley” kishte kohë edhe për të kryer shaka me lojtarët e tij duke i hequr disi tensionin. Më pas fillon duke e korrigjuar formacionin e titullarëve. Fshin emrin e Spinacolës dhe fillon, “Emerson, Zhorzhinjo, Verrati, Barela, Imobile, Insinje, Kieza”. “ Nuk kam asgjë më shumë për të të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ju e dini se çfarë duhet të bëni! Nuk është as arbitri, as kundërshtari dhe asnjë tjetër! Ne jemi zotërit e fatit tonë!”.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tregoi në Ditarin e A2 se vjeshta pritet të sjellë rritje rastesh. Sipas tij, për ta mbajtur situatën e qëndrueshme duhet të kemi parasysh tre elemente kyçe si një analizë e personave që e kanë kaluar virusin, vaksinimi masiv si dhe qarkullimi i virusit në vjeshtën që vjen. “Vjeshta pritet që do ketë rritje rastesh, pavarsisht nëse do jetë Delta, Delta plus, ose një variant tjetër. Në botë diku mund të dalë një variant etopian, bota është globale. Megjithatë nëse do mbajmë situatën konstante, na duhen të dimë tre elemente kyçe. Elementi i parë është sa…
Ndërsa prezantoi paketën e re të prokurimit publik, kreu i qeverisë bëri një bilanc të institucioneve në raport me procedurat e prokurimit publik. Rama tha se gjatë vitit 2020 dhe gjashtë mujorit të parë të 2021, për të gjitha institucionet rezulton se janë asistuar 936 procedura të publikura në SPE, ndër to 70 % kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve, dhe për këtë arsye institucionet përkatëse i janë dërguar rekomandime. “20 % e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e agjencisë së prokurimit publik. Është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim,…
Një përleshje fizike ku janë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Si pasojë, katër të dyshuar kanë marrë lëndime trupore, njëri prej të cilëve nga arma e zjarrit. “Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Sipas raportit, “të lënduarit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes…
Kryeministri Edi Rama, ka nisur konferencën mbi paketën e re ligjore të prokurimit publik. Sipas kryeministrit kjo paketë është një hap me rëndësi për rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve. Atë që sheh me problematikë, Rama tha se është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve nga ana e Agjencia e Prokurimet “Paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve…
Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, Andrea Muço u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se prej janarit, në qendrën që drejtohet prej tij mbillet kanabis, me leje të prokurorisë dhe policisë. Sipas tij, rritja e bimëve narkotike krah për krah me domatet nuk i dëmton këto të fundit, dhe se punonjësit aty janë kompetentë. Por nëse kultivimi i kanabisit është i ligjshëm, pse e fshiu videon ministria e Bujqësisë? Muço deklaroi se nuk mund të përgjigjej për ministrinë, por bimët narkotike janë aty dhe nuk janë larguar. Edhe pse mediat kërkuan të filmonin që dje në…
Këtë verë, teksa po zbutet disi pandemia, dhe Evropa po rihapet sërish për biznes dhe kënaqësi, do të marrë fund epoka Merkel. Pas mbretërimit të saj 16-vjeçar si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel meriton admirim dhe lavdërime për shumë çështje. Kur ajo bëri historinë në vjeshtën e vitit 2005 si gruaja e parë kancelare në Gjermani, papunësia në vend ishte mbi 11 për qind, dhe Gjermania cilësohej si “e sëmura e Evropës”. Katër mandate qeveritare më vonë, papunësia gjermane është në nivelin 6 për qind (dhe do të ishte edhe më e ulët po të mos qe shfaqur pandemia), dhe…
Numri i njerëzve në Portugali të shtruar në spital me Covid-19 është rritur në mënyrë dramatike dhe të papritur, me mbi 700 të shtruar, thënë ndryshe numri maksimal që nga muaji mars. ”Në terma përqindjeje, numri i pacientëve Covid-19 në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është rritur shumë që nga muaji shkurt”, theksuan autoritetet shëndetësore. Ka pasur 1 782 raste të reja dhe tetë vdekje dje, në vendin me një popullsi prej rreth 10,3 milionë banorë. Varianti më i transmetueshëm Delta i virusit po përhapet me shpejtësi dhe përbën 90% të rasteve të reja. Portugalia prezantoi edhe planet…
Emiratet e Bashkuara Arabe do të fillojnë monedhën e tyre të parë digjitale deri në vitin 2026, njoftoi sot Banka Qendrore e këtij vendi të Gjirit, një qendër financiare që ka filluar një garë për teknologji të reja. Disa banka qendrore në të gjithë botën kanë njoftuar së fundmi plane të ngjashme, ndërsa kritikojnë kriptovalutat e decentralizuara, si bitcoin. “Banka Qendrore do të lëshojë një monedhë virtuale dhe do të punojë për tranzicionin dixhital të shërbimeve financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha institucioni në një deklaratë të lëshuar nga agjencia zyrtare WAM. “Kjo është pjesë e strategjisë 2023-2026, që…
Një dozë e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca nuk siguron mbrojtje përfundimtare ndaj mutacionit Delta të koronavirusit. Profesori i Kimisë Organike i Departamentit të Kimisë në Athinë, George Kokotos ka publikuar të dhënat e një studimi të realizuar më herët për ndjeshmërinë e mutacionit Delta. Sipas hulumtimeve varianti Delta i Covid ka rezultuar të jetë rezistent ndaj antitrupave. Ndërkohë pas dy dozave të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca mund të krijohet një mbrojtje më e mjaftueshme. Gjithashtu theksohet se efektiviteti i antitrupave kundër mutacionit Delta ulet ndjeshëm nga 3 deri në 5 herë në krahasim me mutacionin Alfa. Sakaq ekspertët bëjnë thirrje…