Disa pamje të publikuara së fundmi duket se tregojnë momentet kur 22 komando afganë janë masakruar nga militanët talibanë, pak pasi u dorëzuan te ata, shkruan britanikja DailyMail. Pamjet e marra në qytezën Dawlat Abad, në provincën veriore Faryab më 16 qershor, erdhën pas një beteje madhore mes forcave talibane dhe atyre afgane. Forcat qeveritare kishin ardhur për rimarrjen e qytetit, duke përfshirë dhe trupa elitare të stërvitura nga SHBA, por ato shpejt ato ishin rrethuar ndërsa përforcimet e mbështetja ajrore nuk erdhën në kohë. Militantët thonë se komandot u kapën pasi u mbaroi municioni, ndërsa burime të tjera thonin…
Author: tirana
Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën parardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin. Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues. Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi…
Tuti Sejdiu, 19-vjeçarja nga Gjilani rrëmbeu pak ditë më parë kurorën e “Miss Universe Kosovo 2021”.Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën ia dedikon babait të saj, karrigia e të cilit ishte bosh pasi ndodhet në burg. “Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige…
Një 27-vjeçar shqiptar u vra me thikë në zemër, pas një sherri me bashkëkombasit e tij. Ngjarja ndodhi në Mykonos dhe sipas mediave greke, viktima punonte në ndërtim. Arsyet se pse nisi sherri janë ende të panjohura, ndërsa policia greke ka vënë në pranga deri tani katër persona si të dyshuar për vrasjen. I riu shqiptar, shkruajnë mediat fqinje, qëndronte në ishull që nga shkurti, pa letra.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Orikum të Vlorës. Një prej makinave të aksidentuara është përmbysur në një kanal. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Ky aksident, siç sihet nga pamjet ka krijuar trafik në zonë pasi makinat e mbledhura janë të shumta.
Drejtuesja ISHP-së, Albana Fico u shpreh sot në një intervistë për News24, se në vendin tonë ende nuk është evidentuar asnjë rast me COVID-19. Fico konfirmoi edhe njëherë se në vendin tonë ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani. E pyetur mbi mundësinë për rimbyllje në Shqipëri, Fico tha se: “Masat ndjekin situatën jo rimbyllje në mënyrë që të parandalojnë situatën. Ne kemi marrë gjithmonë masa të moderuara. Nuk e dëshiroj që të vijmë në situatën e një mbyllje, nuk e mendoj. Nuk besoj do kemi amplitudë”. Albana Fico theksoi…
Pas zgjedhjeve Ori Nebiaj vendosi t’i rikthehej emisionit “Pushime On Top”. Gjatë puntatës më të fundit, Ori i është përgjigjur pyetjeve të kolegut të saj, Flori Gjini, ku foli për fushatën dhe vazhdimësinë e saj në ekran. Ori tregoi se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e bënte si emision edhe nëse do zgjidhej deputete. Ndërsa nga shtatori premtoi surpriza. “Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më…
Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar, pasi në fshatin Seman, me një automjet tip “Opel Korsa” tërhiqte nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur. Policia njofton se është shoqëruar në polici shtetasi Fredi Spahija, 50-vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier. 50-vjeçari është proceduar për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin…
Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka patur një takim me punonjës të bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm të bashkisë. Arbana i drejtohet administratës: “Asnjë nuk është imun dhe askush nuk mund ta përdorë emrin tim për të shkelur ligjin. Jam zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve dhe nuk do të jem kurrë ndikues në punën tuaj. Çdo shkelje e bërë apo nëse do bëni përgjegjësia do jetë individuale për këdo”. Shpresoj shume që çdo punonjës të tregohet në lartësinë e duhur në profesionin e vet. Në çdo rast abuziv inkurajoj çdo organ ligjzbatues të nisë…
A jeni nga ata njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë se kanë bërë një gabim? Për disa është shumë e vështirë të thonë “më fal”. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë atë. Ata mund të jenë penduar për diçka që bënë, por nuk do ta pranojnë, sikur kjo do të ndryshonte mënyrën se si i shohin të tjerët. Ky është një element i karakterit tonë që evoluon me kalimin e kohës dhe shenja jonë e zodiakut mund të luajë rolin e vet në të gjithë situatën. Lexoni më poshtë cilët janë ata që edhe nëse kanë gabuar, nuk…
Numri 2 i PS-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmit se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë. “Estrada shëtitëse, drejtësia me regji, shfaqje në Pogradec!! Asnjë surprizë!! Ashtu siç edhe pritej drejtësia me regji u spostua për të dhënë shfaqje në Pogradec.”- shkruan Vasili. Postimi i plotë: Estrada shetitese, drejtesia me regji, shfaqje ne Pogradec!! Asnje surprize!! Ashtu siç edhe pritej drejtesia me regji u spostua per te dhene çfaqje ne Pogradec. Ashtu pritet…
Pavarësisht nga një rritje e shpejtë në normat e infeksionit Covid-19, Spanja pret që numrat e turistëve të arrijnë një shifër relativisht të kënaqshme, deri në 40 milionë këtë vit, deklaroi ministri spanjoll i Turizmit Reyes Maroto. “Nuk ka asnjë arsye për të dhënë alarmin”, theksoi Maroto në një intervistë në radion ”Cope”. Pas një rekordi me 83,7 milionë turistë në 2019, numri i pushuesve në Spanjë ra në 19 milionë vitin e kaluar mes pandemisë së koronavirusit dhe kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare. Maroto theksoi se ”pandemia nuk ka mbaruar dhe është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm”. Ai e…