Nga Dr.Skënder Brataj Marrë shkas nga një intervistë e imja e tre ditëve më parë, ku gazetar apo media për pëlqime, përfitime apo për të denigruar si gjithmonë njerëzit e punës, i kanë shtrembëruar ose shkurtuar sipas dëshirës pjesë të kësaj interviste!Pikërisht në datë 09.07.2021 disa prej tyre do të publikoheshin artikuj si: Brataj i revoltuar: “Mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel”.“Mjekut s’mund ti vihen prangat për 500.000 mijë lekë!“Shfryhet Brataj, mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel!”“Habit shefi i urgjencës, Brataj: S’mund të arrestohet…
Author: tirana
Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë për të diskutuar rreth kërkesës së saj për marrjen e një autorizimi federal për injektimin e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19. Ky zhvillim vjen ndërsa këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për çështje të shëndetësisë, pranoi se është “plotësisht e llogjikshme dhe mbase e mundshme”, që një doze e tillë të jetë e nevojshme. Kompania tha se të hënën ishte planifikuar të zhvillohej një takim me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e zyrtarë të tjerë. Disa ditë më…
Qeveria greke ka marrë vendimin për të gjithë punonjësit e asdministratës në të gjitha sektorët, të cilët kanë punë para kompjutërit, se duhet të bëjnë pushim çdo dy orë. Mediat greke shkruajnë se nëse kjo praktikë nuk aplikohet, punonjësit kanë të drejtë të ankohen në institucionet përkatëse, ose të dakordësohen dhe të marrin pagesë ekstra. Gjithashtu ky vendim i qeverisë do i detyrojë të gjithë drejtuesit e sektorit shtetëror që të planifikojnë oraret e punës në mënyrë që çdo person të ketë mundësi të pushojë për 15 minuta pas çdo dy orësh punë.
Dashi Duhet të tregoheni të matur, pasi parashikohen probleme dhe situata kritike. Është një periudhë e mbushur me stres, ku jeni të ngarkuar me përgjegjësi të reja dhe ndiheni të lodhur. Megjithatë kjo e martë nuk është tërësisht negative, nëse i shfrytëzoni situatat siç duhet. Demi Pozicioni i mirë i Hënës do të zgjojë tek ju dëshirat e ëmbla që do t’ju bëjnë të vlerësoni gëzimet e jetës së dashurisë. Ka mundësi të përfshiheni në disa keqkuptimet të vogla me partnerin/en. Sot mund të ketë mundësi të mira për beqarët për të gjetur personin e duhur. Binjakët Merrini gjërat ngadalë…
Kur jeni të lumtur, ndiheni sikur mund të bëni gjithçka. Lumturia e përhershme është e lidhur me ndryshimet në stilin e jetës që ju bëni. Katër kimikatet kryesore në tru që janë përgjegjëse për lumturinë janë dopamina, serotonina, endorfina dhe oksitocina. Serotonina është një neurotransmetues i njohur për të zvogëluar depresionin. Dopamina është një tjetër neurotransmetues që shpesh quhet “kimikati i shpërblimit”. Për shembull, kur arrini një qëllim ose përfundoni një detyrë ose tregoni mirësi ndaj të tjerëve, ky hormon sekretohet. Endorfina janë neuropeptide opioide dhe prodhohen nga sistemi nervor qendror për t’ju ndihmuar të luftoni dhimbjen fizike. Oksitocina stimulon…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala duke e konfirmuar atë në detyre. Një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për verifikimin e një vendimmarrje të gjyqtarit Lala dhe të rikryejë analizën financiare për disa vite, teksa pas verifikimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut. Kujtojmë që Ramiz Lala u konfirmua në detyrë më 26 korrik 2019 nga KPK nga një vendim që erdhi pas…
E martë dhe e mërkura janë parashikuar nga sinoptikanët si ditët më të nxehta të kësaj jave. Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se gjatë këtyre dy ditëve pritet të kemi një riaktivizim të masave ajrore afrikane, ndërsa në fundjavë temperaturat parashikohet të ulen me disa gradë, ku nuk përjashtohen rrebeshet e shiu në disa zona të vendit. Sinoptikania Lajda Porja, teksa theksoi se korriku do mbyllet në këto temperatura, me ulje dhe ngritje të shpeshta, por sipas saj, vala e të nxehtit afrikan do të jetë e pranishme. “Gjatë gjithë korrikut masat ajrore, që zakonisht janë të nxehta dhe të…
Bashkimi Evropian zgjati edhe për gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainën Lindore. Sanksionet u miratuan për herë të parë në korrik 2014 në përgjigje të aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për separatistët pro rusë në lindjen e vendit.Që nga ajo kohë, sanksionet janë zgjatur rregullisht. Zgjatja më e fundit do të thotë që sanksionet do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 31 janar 2022. Bashkimi Evropian ka detyruar lehtësimin e sanksioneve për të ecur përpara në marrëveshjet e Minskut, që kërkojnë një armëpushim të pakushtëzuar…
Punonjësit në shtet, entet publike dhe në institucionet e sektorit publik, të cilët çdo ditë punojnë përpara kompjuterit, do të duhet të pushojnë 15 minuta pas dy orësh punë ose të bëjnë punë të tjera që nuk lidhen me kompjuterin, sipas një vendimi të Gjykatës Administrative në Greqi. Gjykata Administrative liroi nga akuzat një punonjës që punonte në një spital shtetëror. Punonjësi filloi punë në departamentin e kontabilitetit të një spitali në Atikë në janar të vitit 2018. Pas largimit nga puna, ai apeloi në Gjykatën Administrative duke argumentuar se menaxhimi i spitalit gjatë gjithë këtyre viteve që ai kishte…
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishin sot në pikën e kolaudimit të automjeteve në kryeqytet. Gonxhe tha se po bëhet ç’?është e mundur që të minimizohen rastet e mitmarrjes në vendin tonë, duke u shprehur se ka ende servise dhe sekserë që përfshihen në afera, duke dhënë goma dhe marmita me qira për kalimin e kolaudimeve. “Po bëjmë kujdes me pjesën e mitmarrjes. Po bëjmë ç’është e mundur të minimizojmë deri në maksimum rastet…Po flisja me drejtorin, dëgjojmë që ka akoma që jepen goma, marmita me qira për të kaluar kolaudimin. Ka…
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit. Apeli i GJKKO ka dënuar grabitësit si vijon: Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, shkruan në “Facebook” se ka lajme të mira lidhur me imunitetin kundër varianteve të SARS-CoV-2, referuar studimit të fundit nga epidemiologët e OBSH. Lidhur me këtë, mjeku thekson se kush e ka kaluar koronavirusin ose është vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, ka krijuar imunitet ndaj varianteve të Covid-19, pavarësisht se në trupin e tyre nuk ka antitrupa mbrojtës. Postimi i mjekut: “Vepro shpejt, pa pendesë… Nëse për të vepruar ke gjithmonë nevojë të kesh të drejtë, asnjëherë nuk do të fitosh!” Cit.: Dr. Mike Ryan (Epidemiolog – OBSH) 🙏 Lajme të mira miqtë e mi…