Për të tretën herë radhazi, lepurushja “Kendi” ka parashikuar ndeshjet e Kampionatit Europian. Fillimisht parashikoi gjysmëfinalet, Angli- Danimarkë, dhe Itali-Spanjë, ku fituese dolën skuadrat nga te cilat anoi “Kendi”. Por as ndeshjen e fundit nuk gaboi, pasi parashikimi doli i saktë dhe Italia rrëmbeu titullin Kampion i Europës2020. https://www.youtube.com/watch?v=y0vvzpeRQa4
Author: tirana
Deputeti i zgjedhur i PD Belind Këlliçi, u shpreh se mes kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një përplasje kohë më parë për tenderin e 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë. Për këtë tender janë arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë. “Ka pasur një përplasje mes ministrit Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama për këtë tender”, tha Këlliçi në News 24, ndërsa përshëndeti operacionin e SPAK, edhe pse e quajti të vonuar. “Është i vonuar por unë e përshëndes. Por janë vetëm 9 zyrtarë të thjeshtë të Komisionit të Vlerësimit.” Kujtojmë se, tre ditë më parë 9…
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar periudhën e aplikimeve dhe të regjistrimeve për studimet në programet e “Masterit profesional” dhe “Masterit shkencor” në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend. Në degët e nivelit të dytë të studimeve “Master” do të pranohen 6787 studentë të rinj për vitin akademik 2021-2022. Në këtë këtë cikël gara do të zhvillohet për 4133 kuota pranimi në programet “Master Shkencor”, si dhe 2654 kuota pranimi në programet “Master profesional”. Sipas kushteve të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të arsimit të lartë në vend, në…
Qeveria e Australisë ka shkaktuar reagime të forta pas një spoti të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit i bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Në spot duket një vajzë që ka probleme të mëdha me frymëmarrjen, ndërsa në fund jepet mesazhi se koronavirusi mund të kapë këdo, prandaj edhe duhet që secili të vaksinohet. Skena është mjaft frikësuse dhe pikërisht ky fakt ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku mjaft prej personazheve të njohur janë shprehur se qytetarët duan të vaksinohen, por në fakt është qeveria ajo që nuk ka siguruar dozat dhe shpejtësinë e nevojshme për menaxhimin…
Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale, pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë. Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë. Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë. Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime. Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me…
Çifti në proces divorci Dava dhe Gjet Ndoji, nga Lezha, janë përballur sot live në emisionin “Me zemër të hapur”. Historia mes tyre u bë publike pak ditë më parë, kur Dava Ndoj u dhunua nga njerëzit e burrit, përkatësisht kunata e saj, e cila u arrestua për ngjarjen. Në studion e emisionit ishte sot i ftuar Gjet Ndoji, që tregoi të vërtetën e tij, e cila u hodh poshtë nga Dava, në një lidhje telefonike në emision. Kjo e fundit tha se ka të gjitha provat në telefon për tradhtinë e burrit, por edhe se si familja e tij…
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020. Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë. OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”. “A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin e koronavirusit përpara syve të mi”, shkroi…
Është vënë re se Dukesha e Kembrixhit mbante një palë vathë prej 65 £ nga marka London, Blaiz, e cila ka kuptimin e grave të guximshme dhe shpirtërore të Amerikës Latine gjatë ndeshjes së Anglisë kundër Italisë në finalen e Euro 2020 mbrëmë. Kate Middleton, 39 ishte në “Wembley” së bashku me bashkëshortin e saj Princ William dhe djalin e tyre Princ George në mbështetje të “tre luanëve”, por në fund ajo doli zemërthyer pasi skuadra e zemrës humbi. Ajo kishte veshur një xhaketë të bardhë nga Zara me pantallona të zeza dhe vathë të kuq. Mbretërorët u bashkuan me…
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një subjekti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, është arrestuar një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë…
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Dumi me 6 anëtarë në Vaqarr, e cila sapo hyri në shtëpinë e re më të fortë e më të mirë të ndërtuar falë programit të rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet. “Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në…
Eva Murati është një nga prezantueset sportive më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me profesionalizmin e saj por edhe pamjen. Mbrëmjen e djeshme moderatorja bukuroshe ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” ku foli më shumë për veten dhe karrierën. E pyetur nga Antonela Berishaj se si ka përballuar sulmet nga koleget, Eva nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka theksuar se ato nuk ekzistojnë fare në mendjen e saj dhe janë milingona. “Është një shprehje që mua më pëlqen shumë që thotë ‘Kill them with kindness’, Vriti me mirësi. Mua thjesht nuk…
Në dosjen e SPAK për abuzimin e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, zbardhen edhe shkresat mes Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari. BW sjell të zbardhura të gjitha bisedat me shkresa mes kreut të policisë dhe Naqellarit, ku të dy zyrtarët bien dakord që vlera referente e uniformave duhet të jetë ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët. Brenda 7 ditëve nga publikimi i procedurës së prokurimit në SPE, janë paraqitur ankesa mbi dokumentet…