Author: tirana

Italia fitoi dje Europianin 2020 duke mposhtur në finale Anglinë. Pas ndeshjes, në qytetet italiane dhe jo vetëm, ka shpërthyer festa në rrugë. Mijëra italianë kanë festuar këtë triumf, teksa nuk ka munguar as flamuri kuqezi. Në Genoa, një djalosh shqiptar është ngjitur në pikën më të lartë dhe mbi kokat e italianëve ka shpalosur dhe valvitur flamurin kuqezi. Të shumtë janë shtetasit nga Shqipëria që banojnë dhe punojnë tej Adriatikut, andaj festa nuk mund të mungonte as për ta.

Read More

Dhjetëra ushtarakë nga forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë zhvilluan një betejë të ashpër me kundërshtarët e simuluar.Ata manovruan automjetet dhe hapën zjarr me urdhër të dhënë në gjuhën e tyre amtare nga Kapiteni shqiptar Egluent Rika, i cili nga ana e tij po përkthente fjalët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey, Sgt. Klasa 1 James Harrison.Marrëdhënie ushtarake midis Gardës Kombëtare të Neë Jersey dhe Shqipërisë filloi jozyrtarisht në 1995 dhe u bë zyrtarisht pjesë e Programit të Partneritetit të Shtetit të Gardës Kombëtare të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA 20 vjet më parë.Gjatë partneritetit, qindra Ushtarë…

Read More

Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, u pasua më një valë arrestimesh në ministrinë e Brendshme. Plarent Ndreca, që në kohën kur u tha tenderi ishte sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, tha se ndjen keqardhje për arrestimet. Gjithsesi, Ndreca u shpreh në emisionin Breaking se sekretari dhe ministri nuk kanë hedhur asnjë firmë në lidhje me tenderin e uniformave. “Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur…

Read More

OSHEE ka njoftuar qytetarët e Tiranës se sot gjatë intervalit kohor 11:00-16:00 do të kryhen punime në kabinat “Gjeli Vizion” dhe “Aurora Kons”, Fideri A12 Si pasojë, do të mbeten pa energji elektrike zona e “Don Boskos”. Njoftimi i plotë: Stakim, 12 Korrik Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 12 korrik gjatë intervalit kohor 11:00- 16:00, do të kryhen punime në kabinat “Gjeli Vizion” dhe “Aurora Kons”, Fideri A12 Pjesërisht pa energji rruga “Don Bosko”

Read More

Këtë të diel, një nga ish-konkurrentet e “Love Story” na dha një lajm mjaft të ëmbël. Bëhet fjalë për Redonën, e cila arriti të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut duke arritur shumë pranë finales së “Love Story”. Edhe pse nuk e gjeti dot njeriun e zemrës, fati nuk ka vonuar dhe i ka buzëqeshur Redonës, e cila publikoi disa fotografi, duke na dhënë lajmin e bukur se ka gjetur shpirtin e saj binjak. Redona dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke shkëmbyer unazat e fejesës, teksa kanë organizuar një festë mjaft të veçantë me njerëzit e zemrës.

Read More

Teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht. Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet brenda vendit, stili bëhet më “i rehatshëm”. Disa sezone të humbura, depo të tëra të mbushura me stoqet e veshjeve që nuk panë kurrë vitrinat e dyqaneve dhe humbje të jashtëzakonshme financiare janë ato që përjetoi industria e modës që nga nisja e pandemisë në fillim të vitit 2020 e deri më tani. Globalisht, kjo preku thuajse të gjithë, nga markat ekonomike tek ato luksoze dhe kërkoi…

Read More

Italia rrëmbeu titullin e kampiones së Europës mes mijëra tifozëve në Wembley teksa mundi Anglinë pas penalltive. Festa e stafit italian ishte e jashtëzakonshme në fushën e lojës pas ngritjes së titullit të dytë në historinë e tyre. Por në dhomat e zhveshjes, italianët kanë festuar gjatë, deri diku duke thyer edhe rregullat. Birra nuk mungoi për asnjë prej tyre, ndërsa Di Lorenzo është fotografuar edhe duke tymosur një cigare.

Read More

Policia Rrugore ka forcuar kontrollet në rrugë, për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, ka çuar në pranga 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.60 mg/l deri në 1.22 mg/l, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit. NJOFTIMI I…

Read More

Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave tha se efektet anësore janë vërejtur më shumë tek meshkuj te rinj. Agjencia thekson se përfitimet e vaksinave kundër koronavirusit i tejkalojnë rreziqet. Megjithatë, mjekët dhe pacientët këshillohen të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit ndër të cilat, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. EMA zbuloi 283 raste të inflamacionit; miokardi dhe perikardi, në 177 milionë doza të injektuara të vaksinës së Pfizer. 38 raste janë evidentuar nga 20 milionë doza të…

Read More

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është marrë në datën 9 korrik në Gjykatën e Elbasanit, pas disa seancave. Aprovimin për ndërrimin e burgut të vuajtjes së dënimit për Klemend Balilin e ka dhënë edhe prokuroria, e cila i ka pohuar gjykatës dakordësinë pas akteve të ekspertimeve të mjekëve. Balili ka…

Read More

Situata me mbetjet në Kavajë vijon të jetë problematike. Partia Demokratike ka denoncuar katastrofën mjedisore në fjalë, ku transmetoi live pamjet nga vendet ku depozitohen mbetet në këtë bashki. Në një dalje për mediat, nga Golemi, Andi Lila pohoi se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias. Mes të tjerash PD i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim,…

Read More

Aksidentohet autobusi i linjës së Tiranës së re në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua tek ish-stacioni i Trenit. Burime bënë me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More