Author: tirana

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila u peërfshi ne zjarrin e rene ne Velipoje mengjesin e 4 korrikut. Nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje te rëndë shëndetësore. Daniela Gjoka ndërroi jete në një spital në Itali teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën dhe motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç. Hoteli ne pronësi të kesaj familje u përfshi nga flakët pas shperthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg. Në muajin gusht të këtij viti…

Read More

Një 22-vjeçar është vënë në pranga, pasi posedonte armë zjarri pa leje në banesën e tij. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një i ri posedonte armë zjarri pa leje, policia ushtroi kontrolle në banesën e shtetasit me inicialet R.L., ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mësohet se i riu ishte dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’, një nga djemtë më të komentuar në media, feston sot ditëlindjen. Nikaj, i cili vijon të jetë nën masën e ‘arrestit në shtëpi’, prej më shumë se një viti ka realizuar një set të ri fotografik dhe thuajse nuk njihet me pamjen e tij të re. Në setin fotografik, Hermes shfaqet mes luksit dhe ne praninë e mikeshës së tij, Kristina lbro. Kartemonedha Euro, tortë gjigante, tollumbace, lule dhe dhurata të shtrenjta e rrethojnë gazetarin në ditën e tij të lindjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Teksa ka postuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’, ku shihet familjarja e një prej viktimave të kësaj masakre kreu i qeverisë shkruan; “11 korrik, 26 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës”. Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte që ndodhi në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjeç.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas të Cërrikut, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën shoferi 33-vjeçar R. Hoxha. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit me pasoja të rënda. Njoftimi i policisë: Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka…

Read More

Sot rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët dhe janë të shumtë operatorët që e praktikojnë këtë sport në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit. Janë gjithnjë e më të shumtë personat, të të gjitha moshave, të cilët tërhiqen pas këtij sporti me adrenalinë dhe argëtues, pranë natyrës. Më poshtë janë 15 vende ku mund të praktikoni rafting, nga një cep i kontinentit në tjetrin. Rafting lindi në SHBA, në fillim të viteve ’80 dhe më pas mbërriti në Europë. Sot rafting është një nga…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi ka rrëfyer një ndër ngjarjet me të frikshme që ka përjetuar. Ajo ka sjellë në kujtesë, verën e vitit 2005 ku ndodhi një ngjarje mjaft tragjike për pushuesit e “Sharm el Sheikh”. Për fat të keq, aty pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” të cilat rezultuan fatale për 88 pushues në atë vend. Jehona ka treguar se gjatë momentit të shpërthimit ndodhej 100 metra larg vendit dhe ka parë tmerrin me sy. “Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu…

Read More

Lëkundje të forta tërmeti kanë zgjuar sot Greqinë. Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Tebës duke vijuar situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike që u shënuan ditën e djeshme. E ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika dhe paniku, mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Read More

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës. Ndërkohë sipas njoftimit nga autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Në total numri i rasteve aktive është 134”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video promovuese të turizmit në vend. Teksa ka publikuar disa momente nga përjetimet e turistëve të huaj në Tiranë dhe qytetet e tjera, kreu i qeverisë kujton për të gjithë se vendi ynë është i hapur për vizitorët. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES 😊 dhe me Tiranën e Shqipërinë që është e hapur për turistët, ju uroj një të dielë çlodhëse🙏 https://fb.watch/v/45sKrXL5E

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në aksin Levan-Tepelenë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh. Makina tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos. Mësohet se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime. Mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Po…

Read More