Author: tirana

Gazetari Shkëlezn Henkoja, sjell për “BalkanWeb”, dëshminë e shefit të urgjencës së spitalit të Gramshit, Emanuel Rrengos. Ai ka treguar detaje nga dalja e minibusit nga rruga dhe rënia e saj në një përrua. Ai ka thënë se pasi kanë mësuar lajmin, mjekët u angazhuan dhe kanë shkuar menjëherë për në vendin e ngjarjes. Rrengo, thotë se zona ishte e thepisur dhe puna e mjekëve nuk ka qenë aspak e lehtë. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami. Ai thotë më tej, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë…

Read More

Reshje të dendura të shiut kanë ‘pushtuar’ qytetin e Kukësit ditën e sotme ku janë krijuar vështirësi në qarkullim. Dosja.al ka siguruar pamjet nga qyteti ku bëhet me dije se nga sasia e madhe e reshjeve të shiut uji ka hyrë në dyqane dhe lokale të qytetit. Erërat dhe stuhia e shiut kanë rrëzuar edhe pemët në qytet duke vështirësuar më shumë qarkullimin.

Read More

Prej rreth dy vitesh Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe duhet theksuar ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të shoëbiz-it. Ndonëse ndanë rrugët, ata kanë ruajtur raporte tepër të mira pasi në mes është edhe vajza e tyre Renee. Rrjedhimisht, Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes: në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant. Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira. Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe…

Read More

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, ka cekur disa tematika, duke nisur nga Reforma në Drejtësi, e deri te shpallja ‘non grata’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Ngjela u shpreh se Reforma në Drejtësi do të japë rezultate pasi pas saj qëndron SHBA. Ai tha se të gjithë politikanët duhet të ndihen të rrezikuar. Sakaq, sa i përket Presidentit Ilir Meta, Ngjela tha se ka shkelje, ndërsa nuk dihen nëse janë aq madhore sa që Kushtetuesja të votojë pro shkarkimit. Nuk keni informacione? Spartak Ngjela: Jo, aspak.…

Read More

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Wembley-t”, ku Anglia do të presë në shtëpi Italinë, në finalen magjike të “Euro 2020”. Kapiteni “Tre Luanëve”, Harry Kane, në një intervistë të dhënë një ditë përpara sfidës, ka thënë që Italia ka historinë në favorin e saj, duke shtuar, se ata, do të bëjnë gjithçka për të fituar kampionati. “Ka qenë një udhëtim i gjatë, një udhëtim i vështirë, me shumë ulje dhe ngritje gjatë rrugës. Por, të luash dhe të udhëheqësh djemtë në finalen tonë të parë Evropiane dhe finalen tonë të parë në…

Read More

Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t’u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Në Greqi, ka nisur një lloj çlirimi te njerëzve; me motin e ngrohtë dhe kohën për festa, frika nga virusi nuk është më aq e madhe dhe vullneti për imunizim, ka rënë. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit është ulur në 85.000. Për këtë arsye, ekzekutivi grek po përpiqet t`i inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjithë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një…

Read More

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier. Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se i mbytur ka mbetur 60-vjeçari Fiqo Rexhepi, ndërsa 47-vjeçari Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë. 47-vjeçari Alizoti ka hyrë në ujë për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi, i cili po rrezikonte të mbytej. Por ky i fundit, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga krahu tjetrër, 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit. Njoftimi i Policisë: Pishë Poro, Darëzezë Sot rreth…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin N. Ç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia, po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për…

Read More

Në familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia sot ka festë. Lajmin e ka dhënë vetë ai ku shkruan se marton vajzën vajzën, Klarën. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Kush ka vajza botën ka”! Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë. BIJA IME! Ti ishe gëzimi i parë i familjes! Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen…

Read More

Një bashkëshorte është burgosur përjetë në Britani pasi hodhi lëng të zier mbi burrin e saj, kur dëgjoi akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijët e saj. 59 vjeçarja Corinna Smith, sulmoi për vdekje bashkëshortin 80-vjeçar Michael Baines teksa flinte, në shtëpinë e tyre në Ëirral, në veri të Britanisë më 14 korrik të vitit të kaluar. Sulmi e la burrin e saj të 38 viteve me djegie në 36 përqind të trupit. Gruaja kishte përzier ujë të valuar me sheqer dhe e hodhi mbi të. Zoti Baines vdiq pas pesë javësh në spital, më 18 gusht. Smith, e…

Read More

Beatrix Ramosaj ka përjetuar sërisht paralizë të gjumit. Këngëtarja ka ndarë në ‘Instagram’ shqetësimin me fansat, duke theksuar se e ishte akoma më e rëndë fakti që ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo shprehet se kishte kaluar një kohë e gjatë pa përjetuar këtë paralizë dhe ishte shumë traumatizuese. “Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”,- shkruan këngëtarja. Kjo nuk është hera e parë që Beatrix ndan shqetësimin me fansat e saj, pasi në vitin…

Read More

Policia e Lezhës ka ndëshkuar me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve në Shëngjin, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Mësohet se personat e gjobitur janë Petrit Syla dhe Gust Uldedaj. “Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njofton policia. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe…

Read More