Këngëtarja e dashur për publikun, Ledina Çelo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron që të ndajë me ndjekësit edhe poza “hot”. Ajo është me pushime dhe së fundmi na ka qerasur me disa foto, ku shfaqet veshur me bikini, ku ka treguar format perfekte trupore dhe na bëri zili të gjithëve. Në fotot e publikuara së fundmi Ledina ka treguar edhe se ka një tatuazh në vendin intim, siç e shihni dhe në foton e mëposhtme. Ajo është përballur me mjaft kritika nga ndjekësit të cilët i kujtojnë moshën dhe statusin e saj serioz e sipas tyre…
Author: tirana
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka deklaruar në një status në rrejte sociale, se varianti DELTA i virusit COVID-19 ndodhet në Shqipëri. Sipas tij, qeveria duhet të punojë më intensivisht për të konfirmuar praninë e këtij varianti të virusit në vend. Mjeku gjithashtu, ka ripërsëritur nevojën e vaksinimit me vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA, duke shtuar, se vaksinat e tjera, sipas tij, janë të paefektshme. Postimi i plotë i Tritan Shehut: Covid, pa pergjegjeshmeria ne vazhdim e Qeverise per masat mbrojtese rendon dhe e akuzon fort ate. Varianti Covid Delta eshte…
Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Nga krahu tjetër, janë shënuar 7 persona të infektuar. Më konkretisht: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll. Rastet aktive në të gjithë vendin janë 84, ndërsa në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 7 qytetarë. Gjithashtu, në 24 orët e fundit, janë shpallur të shëruar nga virusi 4 qytetarë. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të…
Studimet tregojnë përse gjatë muajve të verës dobësohemi më shpejt se gjatë stinëve të tjera. Duket pikërisht kështu, dielli ndihmon të humbasim peshë: drita në gjatësinë e valës blu, drita shumë intensive gjatë ditës,duke depërtuar në lëkurë arrin qelizat yndyrore sipërfaqësore dhe i bën ato të “shkrihen”. Pikat e lipideve në fakt bëhen më të vogla dhe nxirren më lehtë përmes membranës qelizore. Në dimër, prania e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe për këtë arsye akumulimin e yndyrës. Sipas autorit të këtij studimi, Peter Light, studiues në Institutin e Diabetit në Kanada, qelizat e yndyrës…
Një mjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në sheshin “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shihet makina tërësish e shkrumbuar dhe një zjarrfikës pranë saj. Nuk dihen shkaqet se si makina është përfshirë nga flakët, e po ashtu, nuk ka konfirmime nëse ka të lënduar.
Policia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet në të gjithë territorin bregdetar të vendit. Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve, uniformat blu, kanë konstatuar 2 subjekte që mbanin muzikën ndezur përtej orës së lejuar. Njëra i përkon lokalit të reperit Rigel Rojku, i njohur ndryshe si Noizy. Ndërsa personi tjetër i proceduar është Indrit Deti, administrator i një tjetër lokali. Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Njoftimi i plotë i Policisë: Plazh, Durrës Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve…
Vajza e vetme e familjes Gjebrea, Anna, është rritur mjaftueshëm sa për të ngatërruar babi Arditin. Anna tashmë duket si një kopje e nënës së saj, Anilës dhe aq shumë ngjason me të sa Arditi nuk mundet të bëj dallimin mes tyre ndonjëherë. Moderatori ka postuar në Instagram një foto të vajzës, që shihet duke punuar me laptop. Ajo ka gati tipare identike me të ëmën, duke pasur një ngjashmëri të frikshme me të. “Ktheva kokën për një moment dhe mendova se ishte Anila”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së vajzës. Aktualisht Anna ka vëmendjen maksimale të familjes, si më…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë 134 persona pozitivë me virusin. Njoftimi i plotë: 10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e…
Dashi Nesër jeta do t’ju ofrojë të njëjtën ndjesi sikur po mësoni biçikletën për herë të parë. Shijojeni këtë emocion si një fëmijë pa bërë shumë pyetje. Mund të jetë një raport i ri sentimental ose një vend i ri pune Demi Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar një rrugë tjetër në jetë. Nëse keni diçka që ju intereson, një hobi të ri, një karrierë të re, duhet ta ndiqni atë. Mos lejoni që mosha juaj, të ardhurat ose gjendja aktuale t’ju kufizojnë. Binjakët Të harxhosh të gjithë kohën duke kërkuar përgjigje për gjërat që ju ngatërrojnë nuk…
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, inspektoi këtë të shtunë zonat urbane të krijuara në Thumanë. Në total, ministri tha se janë ndërtuar 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale. Infrastruktura sipas tij është moderne. Gjithashtu është rehabilituar dhe shkolla “Ramazan Jagnozi”, e cila sipas ministrit është gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri mësimor. “Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati…
Ledian Lami, është 30-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Kushov. Policia bën të ditur se janë plagosur dhe 9 pasagjerë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore. Gramsh/ Informacion paraprak Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë,…
Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e “Transformes” dhe “Jennifer’s body” ka folur dhe për fëmijët e saj nga martesa me ish-bashkëshortin Brian Austin Green. Fox ka tre fëmijë nga kjo martesë, por ka zgjedhur të ndalet pak më gjatë tek djali i saj i madh, Noah. Megan Fox ka treguar se shpesh merr kritika nga njerëzit për stilin “ e çuditshëm” që djali i saj i madh ka në veshje. Noah preferon të veshi fustane por kjo gjë nuk pritet mirë nga të gjithë. Edhe pse aktorja thotë se e ka çuar djalin në një shkollë me…