Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në aksin Gramsh-Kërpaç, ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua. Nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë plagosur disa të tjerë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa mësohet te jetë rreth 25 vjec, nga Skrapari.
Author: tirana
Samanta Karevella është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, karriera e së cilës ka nisur që në moshë fare të vogël. Sot, ylli i muzikës mbush 31 vjeç. Edhe këtë herë, artistja ka zgjedhur që ditëlindjen ta festojë ashtu siç ka preferuar gjithmonë, përmes një feste private.
Procedurat për tërheqjen e bonusit për bebet që lindin në strukturat spitalore private të licencuara në vend, si dhe të lindurit jashtë vendit do të kryhen pranë Shërbimit Social Shtetëror. Autoritetet e këtij dikasteri sqarojnë se prindërit e foshnjës së porsalindur do të duhet të paraqiten për tërheqjen e çekut të bebes pranë këtij institucioni, në rastin kur lindja e fëmijës ka ndodhur në shërbimin spitalor jopublik të licensuar sipas legjislacionit në fuqi dhe në rastin kur fëmija është lindur jashtë territorit të Shqipërisë. Tre janë dokumentet që prindërit e bebeve të lindura në këto spitale duhet të dorëzojnë pranë…
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Gramsh. Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua në aksin Gramsh-Kërpiç, pranë fshatit Bregas. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe ambulanca. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Interi po përgatit një goditje tjetër në merkato, konkretisht në sektorin e të rinjve. Në fokus është talenti shqiptar Kevin Zefi, i lindur në vitin 2005, me banim në Irlandë, edhe me pasaportë të këtij vendi. 16-vjeçari do t’i thotë lamtumirë Shamrock Rovers për të fluturuar në Milano në dy javët e ardhshme. Djaloshi shqiptar, që çuditërisht nuk është pikasur nga FSHF dhe trajnerët kuqezinj, do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të shkruajë kontratën 3-vjeçare. Janë pikërisht kolegët e “SemperInter.com”, ata që e raportojnë këtë lajm. Zefi konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Europë, me Manchester City,…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme. Vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Ajo u shpreh se kjo do të jetë një mënyrë efektive, pjesë e planit masiv të vaksinimit, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet pranë vendbanimit të tij. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja…
Një ngjarje e pazakontë në Kanada. Vajza ka gjetur të atin duke parë sfidën mes Danimarkës dhe Anglisë, e vlefshme për Euro 2020. Deri te pasioni i sportdashësit gjithçka ka qenë në rregull, teksa më vonë vajza i ka treguar të atit se ndeshja nuk ka qenë reale, por një sfidë e simuluar në FIFA. Video që po bën xhirron e medieve sociale është shpërndarë menjëherë, me babain e vajzës që ende nuk e ka besuar se po shihet një sfidë jo reale. Tasneem Barakat publikoi këtë skenë gazmore në TikTok dhe ajo i tregoi babait të saj lajmin në…
Sot në qytetin e Burrelit nisi aktivitetin e saj thertorja Bio-Mat, e para me parametra bashkëkohorë në këtë trevë. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se ky është një investim i rëndësishëm për therjen e bagëtive dhe kontrollin e mishit. “Bisnesmeni Afrim Stafasani duhet falenderuar për iniciativën e ndërmarrë. Mati kishte nevojë për një thertore me parametra të BE-së. Banorët e Matit, shtoi kryebashkiaku, duhet të ndërgjegjësohen se therja e kontrolluar e bagëtive është shumë e rëndësishme për shëndetin e tyre”, tha kryebashkiaku Malaj.
Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka bërë me dije se kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e enjte, më 15 korrik, ora 18:00, për të diskutuar dhe marrë disa vendime me rëndësi. Bardhi njoftoi zyrtarisht se cili do të jetë rendi i ditës: “Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite: Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen…
Një 14-vjeçar në Kurbin ka qëlluar në ajër breshëri automatiku. Banorët njoftuan policinë dhe i mituri u neutralizua pa shkaktuar ndonjë problem e më pas u vu në pranga. Incidenti ka ndodhur në fshatin Shpërdhet ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën i mituri me iniciale D.T., qëlloi në ajër. NJOFTIMI Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.…
Elseid Hysaj largohet zyrtarisht nga Napoli në drejtim të Lacios. Pavarësisht se zyrtarizimi ende nuk ka ardhur nga klubi kryeqytetas, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” një letër lamtumire për skuadrën e Napolit ku falënderon çdo pjestar të klubit, por edhe për tifozët në këto 6 vite të kaluara tek napoletanët: “Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti i përshëndetjes. Nuk mjafton një postim për të falenderuar të gjithë, por dua të falënderoj shokët e skuadrës, shoqërinë, Tomazin e madh i cili është një nga pjesëzat e historisë së Napolit dhe fizioterapistët. Falenderoj…
Një i moshuar ka vdekur mëngjesin e sotëm në një motel në periferi të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Express nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës. “Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai për Express. Borovci konfirmoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. “Ndërlidhur me rastin…