Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne oret e para te mengjesit ne qytetin e Sarandes, ku biznesmeni Shuaip Sejko ka nderruar jete si pasoje e nje infarkti, pasi policia i shoqëroi djalin në Komisariat. Policia e Sarandes në një deklaratë për mediat, tha se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarandë. Por kjo gjobë lidhet me vdekjen e 62-vjeçarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty kanë gjetur…
Author: tirana
Arrestohet nga policia në Tiranë ish-futbollisti i ekipit “Bistrica”, shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në pranga ka rënë Markelian Alinani, banues në Delvinë. Alinani, 44-vjec, ish-futbollist i ekipit “Bistrica” u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Alinani u shpall në kërkim pas operacionit të datës 19 qershor në qytetin e Sarandës, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policise gjyqesore Napolon Hodaj. Konkretisht Alinani del në përgjimet e SPAK duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit te ndeshjes Selenica-Permeti si dhe…
Nëse keni qenë ndonjëherë në një lidhje me një Akrep, ju e dini që skema jonë astrologjike zbulon shumë për seksualitetin tonë. Keni menduar ndonjëherë se si ndikon shenja juaj e Horoskopit në oreksin tuaj seksual? Lexoni më poshtë se çfarë thuhet për ccdo shenjë në lidhje me këtë fushë. Dashi: Ditë pas dite Në shenjë zjarri, Dashi ka një nevojë të fortë për seks. Në thelb, është një nga tre shenjat më seksi. Ata që i përkasin shenjës së Dashit dinë se çfarë duan dhe si ta marrin atë dhe interesohen për takime që nuk do t’i lënë me…
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për operacionin e Prokurorisë së Posaçme për tenderin e uniformave të policisë, që çoi në pranga tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Kryediplomatja amerikane thekson se është mirë që po shohim veprime anti-korrupsion. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhja. “Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes…
Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, do të jetë udhëheqësi i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pas emërimit nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde . Këto zgjedhje po monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës. “Shpresojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës do t’i japin një mundësi Moldavisë që t’i japë fund bllokimit politik për të hapur rrugën e reformave. Së bashku me partnerët tanë nga ODIHR, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ne…
Pas një vizite të shkurtër në Itali, ku u ngjit në skenën e “Musicall” në Trieste, Elhaida Dani i ka rezervuar vetes një fundjavë pushimi në bregdetin e mrekullueshëm të Shqipërisë. Këngëtarja e njohur shqiptare është fotografuar këtë të shtunë në plazhin e bukur të Dhërmiut, në formë të shkëlqyer. Megjithatë, ata që e kanë parë të relaksuar pranë detit shprehen se Elhaida nuk ishte vetëm… por, shoqërohej edhe nga një grup xhirimi. Një videoklip i ri në horizont? Këtë verë ajo është kthyer në Shqipëri për të realizuar disa projekte të reja. Në një intervistë të fundit, këngëtarja shqiptare…
Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga stacioni policor i Orikumit për shkak të një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sips uniformave blu S. H., 26 vjeç, një natë më parë në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta (shkop bejsbolli) shtetasin K. K. Po ashtu 36-vjeçari i ka dëmtuar mjetin, të cilin ky shtetas drejtonte. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë shpallur në kërkim policor shtetasin S. H., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në…
Një person përfundoi në prangat e policisë së Kavajës, nën akuzën e përdhunimit. Në një njoftim të shkurtër për mediat, blutë thonë se kanë arrestuar shtetasin me iniciale Sh. B., 30 vjeç. Ky person dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare.
Analisti Arjan Curi mendon se brenda PD-së ka individë që po përpiqen që të gjejnë mënyra se si të largojnë Sali Berishën. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Curi tha se ka zëra që edhe ambasadorja amerikane do të dalë me emra për personat që nuk duhet të jenë në parlament. Ai u ndal ndër të tjera edhe tek ligji i dekriminalizimit. Curi tha se nëse Shqipëria amendon pjesën “non grata” tek ligji për dekriminalizimin, atëherë Berisha nuk futet në parlament pasi nuk e njeh KQZ. Arjan Curi: Unë di që po lëvizin që t’i gjejnë vetë mekanizmat se si mund…
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ramazan Çeka në fshatin Xibrakë, Elbasan. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Çeka, 64 vjeç, banues në…
Anglia shkroi historinë, duke arritur për herë të parë në finalen e një Kampionati Europian, teksa trajneri Southgate vlerëson maksimalisht Italinë kundërshtare, por thekson se dëshiron që “tre luanët” të rrëmbejnë edhe trofeun të dielën në mbrëmje. “Italia është një skuadër shumë e mirë dhe fakti që ka luajtur 10 finale mes Europianit e Botërorit, e bën edhe më të jashtëzakonshme. Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi jo vetëm që kanë fituar shumë ndeshje, por pësojnë edhe pak gola. Ne kemi detyrën ta çojmë deri në fund misionin tonë historik dhe do të përballojmë kundërshtarin me entuziazëm dhe…
Ka nisur që prej ditës së premte puna për heqjen e tapetit të vjetër në fushën e stadiumit kombëtar “Air Albania”, që do të zëvendësohet me tapetin e ri të barit dhe gjithçka të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminatore kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”. Procesi i heqjes së tapetit të vjetër si dhe rregullimi i bazamentit zgjat nga shtatë deri në nëntë ditë dhe për këtë, një grup i posaçëm po punon intensivisht dhe me ritme të larta pune. Tapeti i ri që…