Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krerët e bashkive të vendit që t’i japin fund praktikave korruptive me tenderat. Me një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe një reagim të “Open Data”, Basha thotë se “Rama në qeveri është më i dëmshëm se ‘Ramët’ e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”. Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë…
Author: tirana
Deputetja Rudina Hajdari ka treguar gjithmonë që është e lidhur me familjen e saj. Mbrëmjen e kësaj të premte, ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto me vëllain e saj të madh, Kirin. Dyshja shihen të përqafuar teksa pinë një gotë verë sëbashku në një ambjent me plot gjelbërim. “Dashuria e vëllait”, ka shkruar Hajdari krahas fotos, ku ka etiketuar edhe Kirin.
Rruga e re Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Himarën, do të krijojë një ofertë të re turistike për këtë zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot fotografi nga kjo rrugë, e cila krijon një aks të ri udhëtimi përmes një pjese të panjohur të parajsës shqiptare. “Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama. Rruga turistike Gusmar-Kuç krijon një perspektivë të re për zonën e mrekullueshme malore mes Tepelenës dhe Himarës. Investimi për ndërtimin e…
Arben Imami, një nga themeluesit e PD-së, ka komentuar edhe njëherë vendimin e SHBA-së për të shpallur Sali Berishën “non grata”. “Nëse është ankuar dikush për Berishën në ambasadën e SHBA-së që nuk e lejon të veprojë, është Lul Basha dhe jo Edi Rama. DASH thotë qartë, vendime të korruptuara që minojnë demokracinë. Pas këtij togfjalëshi Berisha tha unë nuk jam vendimmarrës për largimin nga parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve, që këto dy vendime nuk janë të miat por kryetarit të partisë. Unë e di që ai (Basha) të gjitha i ka bërë vetë, përgjegjësia e Berishës është që e…
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha do të bëjnë një dasmë madhështore. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka treguar datën dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga dita e tyre e madhe. “12 Korrik 2021, dita jonë. Rezarta & Ermal. Dasmë”, ka shkruar Rezarta krahas fotos ku shihen ftesat. Kujtojmë se çifti janë bashkë prej vitesh, madje janë prindër të një vajze të quajtur Hera.
Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohen 8 persona dhe një në arrest shtëpie, mes tyre një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila ishte në detyrë deri 1 muaj më parë. Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali janë lëshuar urdhër-arreste, ndërsa një prej tyre këtyre nuk është ndaluar ende. Hetimet kanë nisur për disa…
Dhjetëra punëtorë sezonal ditorë vijojnë ende të jenë të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi pala maqedonase ka penguar kalimin e tyre ditën e djeshme. Punëtorët shprehen se nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit të ndërhy për të zgjidhur situatën. “Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, deklarojnë ata. Mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ndalese nga pala Maqedonase, por sipas burimeve shkaku i ndalimit…
Krahashuar me të enjten sot kemi një dyfishim të rasteve me COVID-19, ndërsa është ende mister nëse në vendin tonë ka mbërritur varianti “Delta”. Zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook u lutet qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mbajtjen e maskës dhe të vaksinohen, pasi rreziku nga injektimi i dozës anti-covid është shumë më i vogël krahasuar me infektimin.
Ish-presidenti i SHBA-së, i cili është tepër aktiv në rrjetet sociale, ka ndarë edhe ‘shijet’ e tij sa i përket librave Së fundmi, Obama ka ndarë në ‘Instagram’ listën e librave të cilat i ka lexuar këtë verë. Obama ua ka sugjeruar edhe ndjekësve të tij disa prej tyre duke publikuar një foto në të cilat shihen titujt e disa librave. “Pavarësisht nëse jeni vendosur në plazh ose jeni rrotulluar në divan në një ditë me shi, nuk ka asgjë si të uleni me një libër të shkëlqyeshëm gjatë verës. Ndërsa ishim akoma në Shtëpinë e Bardhë, unë fillova të…
Elton Sefa, shqiptari i cili vrau përgjegjësin e punës në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm. I riu nga Durrësi vrau në vitin 2018 John Woodward. 47-vjeçari ishte viktimë e një sulmi brutal nga duart e punëtorit që ai kishte marrë përsipër ta ndihmonte dhe ta mbështeste. Ai u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta. Dënimi për vrasësin e tij 24-vjeçar u dha të enjten. Familja e Elton Sefës kishte paguar 10 mijë Paund për ta dërguar në Britaninë e Madhe për të gjetur punë 7…
Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi pritet të nxjerrë në treg librin e tij më të ri, i titulluar “Ilir Meta”. Mësohet se Lesi ka nisur që të shkruajë librin për kreun e shtetit, një nga personazhet më të lakuara të politikës shqiptare, i cili ka provuar të gjitha funksionet e shtetit. Libri pritet të dalë në fund të këtij viti dhe do të ketë një tirazh prej 30 mijë kopje dhe vjen fill pas një përplasjeje që të dy. Lesi ka folur hapur për faktin që presidenti Meta, shpesh herë i ironizuar për dorën e lëshuar që ka për…
Tashmë është një fakt i njohur; pijet energjike nuk janë më të shëndetshme për trupin tonë. Por, studimi i ri tregon se pijet energjike jo vetëm që rrisin nivelet e energjisë, por rrisin edhe nivelin e hormoneve përgjegjëse për stresin. Një numri individësh të shëndetshëm iu dha të pinin pije energjike çdo ditë, brenda 2 javëve, dhe u zbulua se presioni i gjakut dhe hormonet e lidhura me stresin u shtuan ndjeshëm në trupin e këtyre njerëzve. Po ashtu u rrit rrezikshmëria ndaj problemeve kardiovaskulare (të zemrës).