Author: tirana

Regjisori Verhoeven ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të aktores Sharon Stone. Mediat e huaja raportojnë se Verhoeven i ka hedhur poshtë akuzat e Stone, sa i përket skenave në filmin “Basic Instict”. Stone gjatë një interviste në muajin mars pretendoi se gjatë filmit ajo u mashtrua për të hequr të brendshmet gjatë skenës në filmin “Basic Instict”, dhe pjesët intime u filmuan pa dijeninë e saj. Por ndryshe nga aktorja regjisori Verhoeven në një intervistë për ‘Variety’ e cilësoi akuzën si të “pakonceptueshme”. “Versioni i saj është i pamundur. Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim.…

Read More

Kondicioneri than ajrin, si rezultat i të cilit zvogëlohet edhe lagështia në sy, por edhe atmosfera e mjedisit krijon këtë bezdi dhe e bën të vështirë shikimin tuaj. Faktorët e mësipërm lodhin dhe irritojnë sytë, të cilët pushojnë së prodhuari lot të mjaftueshëm, ndërsa një boshllëk i mundshëm në membranën e tyre mbrojtëse mund të shkaktojë humbjen e lagështisë. Si të zgjidhni këtë situatë? Sigurohuni që të lani sytë shpesh Për t’i mbajtur sytë të hidratuar mund t’i lani rregullisht gjatë gjithë ditës me ujë dhe një masazh të butë. Pini shumë lëngje Pirja e shumë lëngjeve ju ndihmon të…

Read More

Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse ky peshk është kaq i mirë për shëndetin dhe rekomandohet kaq shumë nga dietologët. Janë një burim i shkëlqyeshëm i Omega-3 Sardelet janë një tjetër burim i shkëlqyeshëm dhe i nënvlerësuar i omega-3, thonë dietologët. Yndyrnat omega-3 janë përgjegjëse për uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, një veprim që kontribuon në parandalimin e arteriosklerozës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet. Sardelet kanë…

Read More

Revolucion në fanellën e Interit për sezonin e ri. Ndonëse prezantimi zyrtar nuk ka ardhur ende, imazhet e para tregojnë një bluzë ku janë zhdukur vijat e zeza dhe të kaltra, të cilat janë zëvendësuar me një dizajn që krijon idenë e lëkurës së gjarprit. Ngjyrat janë sërish të njëjta, me të kaltrën dhe të zezën që në distancë duket si blu e thellë, ndërsa pantallonat dhe çorapet do të jenë të zeza, me një shirit ngjyrë ari. Prezantimi i fanellës zyrtare për sezonin e ri pritet të bëhet në ditët në vijim, pasi më parë duhet gjetur sponsori kryesor,…

Read More

“Ku je ti” është dueti që bëri bashkë Altin Shirën dhe Alban Kondin. Altini tregoi në programin ;Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi se në fakt ishte njohur me këtë projekt një vit më parë. Edhe pse në mëdyshje nëse kënga do prezantohej tani apo në vjeshtë, shprehet i lumtur për suksesin që pati që nga publikimi ditë më parë. Teksa rrefente për karrierën dhe familjen, shtanget nga ‘zarfi konfidencial’ i Ermalit. Në lojën e emocioneve, bie në kurthin e tij teksa beson se një koleg do ti komunikonte diçka. Kaq mjaftoi që këngëtari të vihej në siklet, madje…

Read More

Paralelisht me kohëzgjatjen e pandemisë, studiues nga e gjithë bota nisën punën për të parë se sa të mbrojtur ishim nga virusi i ri, si ata që fituan mbrojtje në rrugë natyrore e të tjerë që u imunizuan përmes vaksinës. Ndërsa për të dytën ka rezerva e studime shpesh kontradiktore, për antitrupat e krijuar në rrugë natyrale ka vetëm një zë, i cili është rritur me kohëzgjatjen e SARSCOV-2. Deri dje, studiuesit flisnin për mbrojtje me disa muaj, aq sa gjati studimi i nisur që në krye të herës me shpërthimin e pandemisë. Tanimë, iu referohen pak viteve. Sa pak?…

Read More

Farmaciste Arba Gramo ishte sot pjesë e një paneli të ftuarish në emisionin “Ftesë në 5”, për të folur për ‘jetesën e shëndetshme’. Sipas saj, nuk duhen patjetër paratë dhe shpenzimet e larta për të qenë i shëndetshëm. “Mbaj mend një mjek të vjetër që thoshte: Që të jemi të shëndetshëm, duhet ngrënë varfër! Duhet ngrënë varfër. Dhe varfër është lirë. Fasulet janë shumë të mira, me ngarkesë proteinash. Gjiza pa kripë; 120 lekë kilogrami. Është shumë e mirë. Bukën le ta bëjnë vetë. Dhe një çik domate, sallatë jeshile. Vaj ulliri shyqyr kemi plot, dhe rigon”. I të njëjtit…

Read More

Lindita, ish-konkurrentja e “Përputhen” që mori shumë famë dhe vëmendje gjatë emisionit, ndonëse nuk e gjeti dashurinë, ka vendosur të fokusohet tek karriera duke iu futur tregut muzikor. Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj të parë me titull “Coco”, ku shfaqet shumë seksi me bikini mbi motorr dhe në xhakuzi. Lindita i këndon kokainës me të cilën e krahason veten. “Për ty jam kokaina, e shtrenjtë si kokaina”, këndon ish-konkurrentja.

Read More

Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin në Shtetet e Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se një dozë përforcuese nuk është ende e nevojshme. Kompania tha të enjten se një dozë tjetër mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe ndoshta mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve shqetësuese të koronavirusit. Pfizer thotë se të dhënat e hershme nga një provë e kryer nga kompania sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit rriteshin pas marrjes së një doze të tretë. Por aplikimi nga ana e…

Read More

Prindërit e Rita Orës, Vera dhe Besnik kanë vendosur që këtë verë t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Ka qenë Vera ajo që e bëri të ditur duke postuar në Instagram një foto krah bashkëshorti e duke treguar se po i shijon shumë këto pushime. “Turizmi shqiptar, bukuri e pazbuluar, ia vlejti pritja”, shkruan Vera, në postimin ku ka rënë në sy komenti i Ritës, e cila ka treguar se i ka shumë zili prindërit që po bëjnë pushime në atdheun e tyre.

Read More

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve motorike, biznese etj. Rritja nuk ka qenë e menjëhershme, por ka ardhur javë pas jave duke krijuar një diferencë të ndjeshme me fillimin e këtij viti, kur çmimet e karburantit ishin të ulta për shkak të lëvizjes së pakët që imponoi pandemia. Sot në disa karburante në Tiranë, nafta shitet edhe me 170 lekë, ndërsa çmimi më i zakonshëm është ai prej 169 ose 168 lekë. Ndërkohë 10 ditë më parë çmimi i naftës ishte 166…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela Iliopullo u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe dha shpjegime vetëm për pasurinë –kriteri i vetëm për të cilin u përfundua hetimi administrativ. Procesi i vetingut ndaj Iliopullos po kryhet nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç. Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor…

Read More