Sara Hoxha ndan shpesh me ndjekësit në rrjete sociale detaje nga jeta e saj private. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale, ku i ka lënë fansat të lirë ta pyesin në lidhje me çdo lloj teme. Duke u përgjigjur kuriozitetit të fansave, Sara ka zbuluar se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë. “Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”, është përgjigjur Sara dhe pas këtyre fjalëve të gjitha vajzat kanë gjetur veten. Ajo ka treguar se aktualisht po jeton në Kosovë bashkë me Ledrin dhe…
Author: tirana
Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë larmishmëri aktivitetesh pasi pushimet e qeta e bezdisin atë. Demi Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë blerje në dyqane të njohura, darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese. Binjakët Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, parqet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së…
Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që personazhet VIP kanë probleme me fotot që publikojnë në rrjete sociale. Megjithëse Dua Lipa ishte personazhi në foto, ajo është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac. Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’. Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblimi prej 150 mijë dollarësh. Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit…
Gjatë ditëve të fundit për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës është rritur numri i rasteve të pickimit nga merimangat dhe nga gjarpërinjtë në disa zona të Fierit. Mësohet se vetëm gjatë javës së fundit kanë mbërritur në spitalin e Fierit 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nepërkës. Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj ka treguar për mediat se disa prej pacientëve kanë ardhur në gjendje të rëndë në spital, por falë ndërhyrjes së shpejtë i kanë shpëtuar vdekjes. Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në…
Dashi Ekziston rreziku që dikush të reagojë më fort se sa duhet për diçka që do të thoni nesër. Por mos u përpiqni të vetëcensuroheni për të parandaluar një shpërthim, sepse mund ta ngatërroni më tej mesazhin tuaj. Demi Nesër mund të jeni në një humor shumë të mirë? Nëse është kështu, kjo ka shumë kuptim sepse universi po ju dërgon energji introvertike. Në vend që të harxhoni kohën nëpër klube me miqtë, organizoni ndonjë udhëtim që do ju mbushë me frymëzim. Binjakët Puna në grup do t’ju marrë të të gjithë kohën tuaj dhe gjithashtu do t’ju harxhojë energjinë,…
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një tjetër automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia. Nëna e njërës prej tyre ka shkruar në një status në rrjetet sociale e bija u përplas për vdekje në ditën e saj të lindjes. Ajo shprehet se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite. “Më 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme,…
Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i…
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktime nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1 353 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Ndërkohë 10 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105, 422 persona që e kanë fituar betejën me Covid. Sakaq në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 250, 658 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Drejtori i Rendit Publik, në Policinë e Shtetit, Albert Dërvishi, nëpërmjet një deklarate për mediat ka treguar të gjitha masat që kanë marrë uniformat blu për sezonin turistik 2021. Sipas Dërvishit, Policia e Shtetit, do të jetë me forcat e saj, në të gjithë territorin bregdetar të vendit, për të garantuar qetësi për pushuesit. Ai tha gjithashtu, se nisma “Bregdeti Ynë” është në fazën e dytë të saj dhe ka si qëllim lirimin e zonave të zëna nga ndërtime pa leje. Sakaq, Dërvishaj, apeloi lokalet që të zbatojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik, duke argumentuar, se muzika ndalohet pas…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga momenti i uljes në aeroportin e Kukësit të pasagjerëve të parë që udhëtuan sot me avion nga Zvicra drejt këtij aeroporti. Rama uron “me këmbë të mbarë”. “Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”, shkruan Rama. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë ishte 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.
Bashkia e Dimalit dhe ajo e Campobasos në Itali kanë rënë dakord për të nisur një bashkëpunim në fusha të ndryshme me përfitim të ndërsjellë. Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiakja Juliana Memaj u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Campobasos, Roberto Gravina, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis dy qyteteve.Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryetari i Bashkisë së e Campobasos, i cili e ka vlerësuar si jë takim mjaft të frytshëm. “Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoja kryebashkiaken e Dimalit (Shqipëri), Juliana Memaj. “Ishte një mundësi…
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi sot në një dalje për mediet se, “pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me policinë, sot Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor. “Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë” u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit”, tha Çupi. “Natyrisht qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen në gishtat e një dore, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i…