Author: tirana

Pfizer është i bindur se një dozë e trete e vaksinës së tij brenda 12 muajsh mund ta rrisë në mënyrë dramatike imunitetin e të sigurojë mbrojtje edhe ndaj varianteve të koronavirusit, e për këtë arsye do të kërkojë autorizimin e Shteteve të Bashkuara. Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara. Dy doza të pjesës dërrmuese të vaksinave janë thelbësore për…

Read More

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’,Ola Zenelaj deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, se është ndarë nga Murati. Ajo tha se pas daljes nga “Përputhen” të dy janë përballur me realitetin dhe gjërat që kanë ndodhur i kanë distancuar. Ola u shpreh se Muratit i ka ngelur hatri me të, por nuk e di arsyen. “Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video…

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku bëhet me dije se ka shpërthyer një bombul gazi në shtëpinë e një 28-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare në një banesë në zonën e Rrashbullit në Durrës ka pasur shpërthim të fortë, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. “Më datë 08.07.2021, në orën 16:30, në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç, aksidentalisht ka shpërthyer një bombël gazi, e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njofton policia e Durrësit.

Read More

Jepet vendimi për autorin që ekzekutoi me thikë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur. Gjykata e ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, ku 51-vjeçari masakroi me thikë në makinë, në një magazinë, gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej. Motivet që çuan në kë fund tragjik janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për xhelozi nga ana e Artan Ismalajës.

Read More

Më herët u tha se një re, pas shpërthimit të vullkanit Etna arriti një lartësi prej km mbi nivelin e detit. Sipas ekspertëve, kjo re arriti të shpërndahet në drejtim jug-perëndim duke shkaktuar rënie hiri në shumë fshatra në shpatet afër vullkanit. Rrjedha u drejtua në jug-perëndim dhe qëndron ende në një lartësi prej afërsisht 2,800 metrash mbi nivelin e detit. Kujtojmë se një ditë më parë, vullkani Etna shpërtheu sërish, duke sjellë frikë në zonat pranë.

Read More

Dalin pamjet e plagosjes së 39-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Altin Pojana, i cili ka mbetur i dëmtuar në palcën kurrizore për shkak të plumbit. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë momentin e sherrit mes të rinjve mbrëmjen e 18 prillit, madje qartësisht duket edhe çasti kur shqiptari nxjerr armën nga brezi dhe qëllon Pojanën. Të katër të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, janë në burg përkundër kërkesave të ndryshme të bëra nga avokatët e tyre përkatës për të zbutur masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Read More

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Uashington, njoftoi Departamenti i Shëndetit i shtetit amerikan. Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit. Departamenti theksoi se ”shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë. Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona, sipas këtij departamenti. Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore. Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një…

Read More

Giorgio Chiellini nuk ka fituar asnjë trofe me Italinë, por ka shansin në Euro 2020. Të dielën në mbrëmje (11 korrik, 21:00) do të luajë ndeshjen numër 112 me kombëtaren e kaltër, që do të sfidojë Anglinë në “Wembley” në finalen e Euro 2020, takim rreth të cilit flet kapiteni i ekipit të Mancinit. “Po afron ajo që kemi ëndërruar në tre vitet e fundit, që trajneri na e ka ngulitur në kokat tona pikë për pikë. Emocionet kanë ardhur në rritje, kjo na ka mundësuar të zhvillojmë një Europian madhështor dhe të krijojmë brenda nesh bindjen që mund të…

Read More

Specialistët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ishin të premten në Poliklinikën e Specialiteteve të qytetit të Shkodrës, në një seancë dhurimi vullnetar të gjakut, organizuar nga spitali rajonal, Kryqi i Kuq dhe shoqata Eko-Mendje. Sezoni veror ka shtuar kërkesat për gjak për shkak të temperaturave të larta, aksidenteve rrugore dhe të sëmurëve, por edhe largimit të studentëve, të cilët janë edhe dhuruesit kryesor. Mjekja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Emirela Spahiu, thotë se gjaku është gjithmonë i nevojshëm dhe se ai, asnjëherë nuk mjafton, sidomos gjatë muajve të verës. “Fëmijët talasemikë, të cilët janë kontigjenti numër…

Read More

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë. Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran. Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë. Në video shihen momentet e sherrit, kur pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima. https://www.youtube.com/watch?v=WlaUIDqCNno

Read More

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për veprime ligjore ndaj Hungarisë për shkak të një ligji kontrovers që ndalon ekspozimin e përmbajtjes së homoseksualitetit te personat nën 18 vjeç. Eurodeputetët thanë se ligji shkel “vlerat, parimet dhe ligjet e BE-së”. Parlamenti Evropian thotë se ligji paraqet edhe një shembull të “çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari”. Kryeministri Viktor Orban këmbëngul se ligji është një çështje e Hungarisë, jo e “burokratëve të Brukselit”. Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian (organi ekzekutiv i BE-së) që të përdorë një mjet të ri, përmes së cilit BE-ja mund të zvogëlojë…

Read More