Author: tirana

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një temë, e cila ka gjithnjë hapësirë për diskutim, për të ndarë mendime dhe gjithashtu edhe eksperienca. Në momentin kur vitet nisin të ikin dhe fillojnë të shihen dhe shenjat e para të moshës është më mirë të lësh kohën të bëj ciklin e saj duke u plakur në mënyrë natyrale, pa ndërhyrë apo është më tepër e udhës të mirëmbahesh dhe të ruash freskinë me trajtime estetike?https://www.youtube.com/embed/3NROViwT4GM Për këtë gjë të ftuar kanë studio kanë qenë Bledi Strakosha Laura Xhaxhiu specialiste e Face Yoga, Senera Hoxha, kirurge plastike dhe Artenisa Ozaj,…

Read More

Një 26-vjeçar është arrestuar në Trevisso të Italisë pasi dyshohet se ka ndihmuar në përdhunimim e një vajze të mitur. Sipas mediave italiane 26-vjeçari shqiptar ka ndihmuar një të djalë të mitur që të përdhunonte një 13-vjeçare duke i çuar me makinë deri te varrezat në Silea. Më pas shqiptari doli nga makina dhe i bllokoi dyert që vajza e mitur të mos dilte jashtë, dhe vazhdoi të bënte roje jashtë makine. Burri, një multi-kriminel shqiptar 26-vjeçar, aktualisht në arrest shtëpiak, ishte dënuar për tetë grabitje, të kryera së bashku me 4 bashkëpunëtorë të tjerë, midis shtatorit 2017 dhe marsit…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor për pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, Luan Daci ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin e KPN për shkarkimin nga detyra dhe për vendimin e GJKKO ku e ka dënuar atë më 1 vit shërbim prove për falsifikim dokumentesh. Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë…

Read More

Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur në vend ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar prej vitesh tashmë. Më pas nuk do ta dëgjoni të komentojë asnjë ndeshje, pasi vetë Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes që pati nga Wembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë. Por çfarë qëndron pas kësaj dorëheqje? Mësohet se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF-së, duke sfiduar kështu kreun aktual Armand Duka. Vlen të theksohet fakti që zgjedhjet për president të FSHF-së, do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Read More

Për disa shqiptarë, ëndrra për të shkuar në Britaninë e Madhe është shumë e madhe aq sa rrezikojnë jetën për ta realizuar. Mediat britanike kanë publikuar së fundmi pamjet e policisë se si ndjekin trafikuesit e njerëzve dhe emigrantët. Një helikopter i policisë ka filmuar varkën e James Wisbey, duke iu afruar brigjeve të detit ndërkohë që emigrantët siç shkruajnë mediat kanë qenë të tmerruar. Policia ka qenë duke i pritur në bregun e detit drejtuesin e varkës dhe emigrantët shqiptarë. Madje një prej tyre ka telefonuar policinë për shkak të situatës së vështirë në det. Por Wisbey dëgjohet në…

Read More

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender. Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës. Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë. Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet…

Read More

Janë zbardhur të tjera përgjime të dosjes së plotë hetimore që çoi në arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, Flamur Peqinit, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, dhe 9 zyrtarë të tjerë lokalë. Në bisedën e datës 18 janar të këtij viti Flamur Peqini i thotë biznesmenit Ibrahim Lami se ikin ditët dhe nuk gjejnë dot numra protokolli, dhe supervizori nuk është lidhur me inxhinierin. Ibrahimi i thotë që do të lidhet direkt. Flamuri vijon me bisedat e tij dhe në ditët në vijim ku tregon shqetësim për këtë punë, duke shprehur se nuk ka përfunduar kanali dhe se…

Read More

Ryshfeti apo bakshishi për mjekët është një fenomen aktual në sistemin tonë shëndetësor. Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku përveçse pranoi se mjekët marrin bakshish, u shpreh se nëse pacientët nuk paguajnë më, mjekët lenë punën. “Unë të siguroj, nëse nesër në mëngjes, pacientët nuk do të jepnin më asnjë lloj dhurate/ bakshishi, që në njëfarë mënyre e kompeson rrogën, nuk do të ngelte asnjë mjek. Asnjë orë, as mjek nuk do të kishe në spital”. Megjithatë, thekson se ryshfeti dhe kërkesa e mjekëve për të marrë lekë para se të japin shërbimin,…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta. -Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktor të lartë mbrojtës dhe me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. -Riaplikojeni të paktën çdo 60 minuta ose edhe më shpesh nëse djersini apo notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në rërë dhe në ujë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80 % më intensive. -Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV. -Mbani kapelë të gjerë. -Shmangni qëndrimin në diell…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë, i cili doli nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, mbajti dje seancën e fundit për këtë legjislaturë të pazakontë, për shkak të një vendimi politik të opozitës, e cila dorëzoi mandatet e përfaqësimit në Kuvend në pas të vitit 2019, në kuadër të strategjisë së saj politike me synim për të rrëzuar mazhorancën nga pushteti dhe për të ardhur vetë në pushtet përmes zgjedhjeve të parakohshme. Strategjia rezultoi gjithsesi e dështuar, ndërsa vende vakante në Kuvend u plotësuan pjesërisht nga vetë kandidatët për deputetë të PD-LSI-ja. Ndërkaq, Parlamenti aktual nuk ka shqyrtuar dhe rrjedhimisht nuk ka…

Read More

Para 8 muajsh u nda nga jeta aktori i njohur i humorit Koço Devole pas betejës së vështirë me Covid-19. Së fundmi, gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me humoristin e ndjerë, njëkohësisht dhe mikun e tij. POSTIMI I PLOTE MESAZHE ME KOÇO DEVOILEN NGA KARANTINA… -Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe…

Read More

Ai donte të bëhej “i padukshëm” për policinë por fatkeqësisht për të ndodhi e kundërta. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Milano me akuzën e shpërndarjes së kokainës në disa zona. Ai u ndalua nga policia e Radiomobile, të cilët e ndeshën në rrugë rreth orës 19:00 në cepin e via Ripamonti dhe viale Toscana. Sapo ndeshi policinë 20-vjeçari u mundua të shmangte oficerët duke kthyer kurrizin dhe duke hapur telefonin e tij duke pretenduar se po kryente një telefonatë. Pas kësaj lëvizje, oficerët dyshuan dhe e rrethuan atë. Pas një kontrolli të shpejtë të bërë…

Read More