Nga Charlie Wood “Popular Science” Rreth 60 satelitë spiunë amerikanë sillen rrotull në orbitën e Tokës. Disa prej të cilëve janë të aftë të gjurmojnë mbeturina më të vogla se 1 milimetër. Stacionet e radarëve dhe marrësit e tjerë, ndihmojnë në gjurmimin në çdo moment të 200.000 avionëve. Pavarësisht cilësive të tilla të matjes në distancë, qeveria amerikane konfirmoi më 25 qershor se pas analizimit të mbi 100 rasteve të objekteve të çuditshme të fluturonin në hapësirë me manovra që janë të pamundura nga objektet fluturuese të ndërtuara deri më sot nga njeriu, nuk arriti t`i identifikojë dot se çfarë…
Author: tirana
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Skënderbeg’. Viktima është identifikuar dhe është 55-vjeçari Kujtim Trushi. Mësohet se Trushi jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i vdekjes, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.
Këto shenja i shpenzojnë paratë e tyre më shpejtë se që i fitojnë. Nëse gjeni veten si njëra nga këto shenja, mos u ndjeni keq por filloni të punoni në përmisimin e raportit me paratë tuaja. Shigjetari-Shigjetarët janë shumë punëtorë, kështu që fitimi i parave nuk është aq i vështirë për ta; kjo është çështja. Nëse ata duan të bëjnë diçka argëtuese dhe aventureske, ata do ta bëjnë këtë. Ata përpiqen të mbajnë një ekuilibër në kokën e tyre, kështu që ata janë gjithmonë të tronditur kur shohin llogarinë bankare. Gjithmonë ka surpriza, tarifa dhe borxhe të tjera të papritura…
Duke filluar nga 16 korriku, qytetarët që kanë zgjedhur jugun e vendit për kaluar pushimet, do të mund të kalojnë tashmë nga Bypassi i Vlorës. Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, inspektoi mbrëmjen e sotme punimet në Bypass, ndërsa tha se do të jetë i kalueshëm për automjetet më 16 korrik. Balluku theksoi se punimet pritet të mbarojnë më 15 korrik, ndërsa më 16 korrik do të bëhet përurimi i rrugës. Ky segment do të jetë një alternativë më shumë për pushuesit për të udhëtuar më lehtësisht drejt bregdetit të jugut. “Kjo rrugë do të jetë e përfunduar më 15 korrik,…
Një i ri është shoqëruar pasditen e sotme nga policia e Tiranës për verifikim pasi dyshohet se është shpërndarës droge. Identiteti i të shoqëruarit nuk jepet nga policia, por sipas burimeve mësohet se është rreth 30-vjeç. Këto janë pamjet nga operacioni i policisë dhe mëson se shënjestra që ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat” u bllokua pranë ish-Parkut të Autobusëve, teksa po tentonte që të dilte te Rruga e Kavajës. Tre makina policie e rrethuan menjëherë “Fiat”-in, por shënjestra doli me shpejtësi nga makina duke u larguar me vrap mes pallateve të zonës. Forcat “Shqiponja” rrethuan zonën, por…
Nga Roland Qafoku“A është kjo ëndrra më e madhe që kemi parë ndonjëherë”? “Historibërësit”. “Futboll përrallor”. “Anglia bën historinë”. “Djaloshi i finales”. “Kane you beleive it”? Këto janë disa nga titujt më të bukur që kam zgjedhur sot nga faqet e para të gazetave angleze. Si tifoz i Anglisë sigurisht që jam i entuziasmuar nga dalja në finale pas 55 vjetësh nga fitimi i Kupës së Botës. Por, kjo nuk është thjesht një finale e merituar, por e një brezi futbollistësh që po shkruajnë historinë e futbollit anglez, duke luajtur një futboll përrallor. Atij futbolli që vërtetë u shpik në…
Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, për disa ditë do të mund të themi se, pas kaq shumë njoftimesh, do të nisë më në fund epoka e turizmit hapësinor. Në diskutim janë dy projekte, ai i kompanisë “Virgin Galactic” i Riçard Branson, që duhet të çojë turistët e parë në hapësirë më 11 korrik, dhe ai i “Blue Origin” i Xhef Bezos, themeluesit të Amazon, që duhet të fillojë 9 ditë më vonë, më20 korrik. Por muajt e fundit, gara për të pushtuar hapësirën për synime turistike ka shfaqur një seri kthesash. Njoftimi i parë erdhi nga Xhef Bezos, që…
Në një intervistë në “Syri TV” gazetarja e mirënjohur e futbollit, Enkeleida Zeko hodhi “bombën”, duke deklaruar se një karriera e saj në këtë sport u krijua nga rrethanat. Sipas saj, ajo dëshironte të tregonte një model të ri në të cilën femrat gazetare vlerësohen për punën që bëjnë dhe jo për pamjen e jashtme. Gjithashtu Zeko deklaroi se gazetaret nuk duhet të durojnë asnjë koment negativ nga shefat e tyre. “Jam krenare për zgjedhjen që kam bërë. Zgjodha sportin e kushtëzuar nga rrethanat. Gazetaria ka nevojë për lajme të vërteta sepse lajmi është edhe edukues, jo vetëm informativ. Ngjarjen…
24.4% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar janë përfshirë në kategorinë e rrezikut të shtuar për t’u infektuar rëndë me Covid-19 për shkak të disa faktorëve. Dihet tashmë që personat e moshuar janë një kategori me rrezikshmëri të lartë, por të kuptuarit e të gjithë faktorëve të rrezikut nuk është ende i plotë. Ekspertët në Britaninë e Madhe thonë se ky proces duhet të zhvillohet me shpejtësi për të mbështetur politika të reja duke pasur parasysh që kufizimet në Angli do të përfundojnë më 19 korrik. Media britanike “The Guardian” sjellë një panoramë të plotë të grupeve të riskut. Njerëz…
Policia ka bërë të mundur goditjen e një bande grabitësish që vepronte në zonën e Sarandës. Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjetër janë shpallur në kërkim. Mësohet se koka e bandës është pronar hoteli në Ksamil. Vangjel Pella pronar i hotel “Marilena” në Ksamil është kapur në cilësinë e kreut të grupit që kryente grabitje ku në përbërje të saj ishin edhe 3 shtetas nga Kosova. Pella gjithashtu rezulton të jetë dënuar edhe për veprën penale të veprimeve të turpshme me të mitura. I arrestuar është edhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe…
Një 25 vjeçar, i identifikuar si Llej Leka është goditur me sende të forta në Sanxhak të Laçit mbrëmjen e sotme. Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Llej Leka, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…
Një prokuror publik në veri të Greqisë la të lirë dy persona të arrestuar për trafik droge, pasi autoritetet pranuan se substanca e bardhë e sekuestruar në makinën e tyre ishte pudër adezivi dhe jo kokainë. Sipas asaj që raporton e përditshmja Kathimerini, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut. Një laborator shtetëror ku u analizua pudra tha se substanca e sekuestruar nga policia, që fillimisht u besua se ishte kokainë, në fakt ishte pudër për ngjitjen…