Është caktuar sot masa e sigurisë për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren me origjinë nga Fieri, banuese në Tiranë, e cila akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Bukuroshe Muharremi u arrestua 3 ditë më parë, pasi kishte marrë një fëmijë 12-vjecar, me inicialet R.T në Bathore, Tiranë, dhe e kishte shfrytëzuar për të lypur, në plazhet e Sarandës. Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi “arrest në shtëpi”, derisa të qartësohen rrethanat, duke qëndruar brenda Bashkisë Sarandë, por nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së…
Author: tirana
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj doli sot me apelin e fortë për qytetarët që të bëjnë vaksinën kundërt COVID-19, pasi në këtë mënyrë do të krijojnë mbrojtje edhe për variantet e reja të virusit. Duke folur në rubrikën “Opinion”, Brataj tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë. Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive. Varianti Delta në Shqipëri? Nuk mund të…
Zyrtarja e ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjës, Ani Simoni, është njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga togat e zeza të GJKKO-së. Ajo i ka kërkuar trupës gjykuese që t’ja heqë këtë masë sigurie pasi do të martohej këtë muaj. “Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender. Pavarësisht arsyes, GJKKO e ka refuzuar kërkesën e zyrtares Simoni, e cila akuzohet për…
Konstatohet duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, Durrës, u…
Është mbyllur sot faza e korrigjimit të eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim, BKH thekson se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Intervistës, ndërsa do të njoftohen në vijim për vendin, datën dhe orën. Komisioni i Përzgjedhjes në datë 09.07.2021, mbylli Fazën e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar dhe të skualifikuar, shikoni listën e kandidatëve duke klikuar KËTU. Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime…
Casemiro, do të përballet me Argjentinën në finalen e “Copa América”, në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiro. Lojtari i Real Madridit paralajmëroi lojtarët e Canarinha se duhet të marrin parasysh që skuadra argjentinase nuk është e kufizuar vetëm te Lionel Messi. Respekt maksimal – “Argjentina është një ekip me lojtarë të nivelit më të lartë. Ajo nuk është vetëm një lojtar. Ne e dimë cilësinë që ka Messi, se është një lojtar i shkëlqyeshëm, por duhet të vlerësojmë të gjithë ekipin argjentinas, t’i respektojmë të gjithë”. Argjentina nuk është reduktuar në dy lojtarë – “Nuk është vetëm Messi dhe…
Plakja është një zvogëlim progresiv i funksioneve jetësore biologjike dhe aftësisë sonë për t’u përshtatur ndaj streseve mjedisore dhe metabolike. Ekspertët besojnë se për të ngadalësuar plakjen duhet të kujdesemi që nga mosha 20 vjeç kur plakja ende nuk ka filluar. Familjarizohuni me kufizimin e kalorive-Me fjalë të tjera, zvogëloni sasinë e kalorive që merrni gjatë ditës, pa privuar veten nga ushqyesit e nevojshëm. Bëni ushtrime të moderuara, por të rregullta-Edhe 30 minuta ushtrim i rregullt mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë më gjatë. Ndaloni pirjen e duhanit dhe kufizoni alkoolin-Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të…
Një avion i kompanisë ajrore zvicerane “Helvetik Airlines” do të ulet ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed, Flatrat e Veriut” duke shënuar kështu nisjen e fluturimeve tregtare nga ky aeroport. Avioni do të niset nga Zyrihu dhe fluturimi i kthimit do të kryhet po të premten pas 1 ore e gjysmë që kërkon përgatitja. Mediat në Tiranë raportojnë se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht.
Një hulumtim i ri ka ndërlidhur shenjat e horoskopit dhe aftësinë e secilës në drejtimin e makinës. Akrepat janë drejtuesit më të mirë, pasi kanë më pak të ngjarë të bëjnë një kërkesë për sigurimin e makinës. Kur bëhet fjalë për parkimin, Gaforret janë më të sigurt, me 61 për qind që pretendojnë se rrallë kanë pengesa kur parkojnë automjetin e tyre. Astrologu i famshëm, Debbie Frank beson se kjo është për shkak se Gaforret janë të kujdesshëm nga natyra. Edhe pse ngasja e makinës mund të duket si një punë e përditshme për shumicën prej nesh, Virgjëreshat kanë më…
Pijet industriale të mbushura plot me sheqerna janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit. Ato janë bërë aq shumë pjesë e jetës së përditshme, pavarësisht efekteve të tyre negative që po zbulohen dita ditës. Studimet më të fundit, thonë se njerëzit që pijnë të paktën një pije të tillë në ditë, janë më të rrezikuar nga prania e yndyrnave të këqija në gjak dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e zemrës. Pija e tepruar e këtyre lëngjeve me sheqerna artificialë nxit shfaqjen e dislipidemisë, një term që përfshin…
Në fund të takimit, kryeministri Edi Rama u ndërpre nga një prej kryebashkiakëve që ishte prezent në takim. Nuk u shfaq në video për ta kuptuar se për cilin kryebashkiak bëhej fjalë, si dhe nuk u dëgjua qartë se çfarë donte të thoshte, mirëpo Rama u nervozua aq shumë nga ndërhyrja sa i kërkoi të ulej. ‘Të lutem ulu, ulu se s’të dhashë fjalën ty. Shumë faleminderit këtu mbyllet’– i drejtohet Rama me një qëndrim serioz.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri kryebashkiakët e gjithë vendit. Mirëpo në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Ramës, ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet. “Gjuha e Ramës nuk është normale”, Aleksandër Çipa ‘zbërthen’ çfarë fshihet pas ultimatumit të kryeministrit për krerët e policisë: Duhet të ishte me dyer të mbyllura! Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë…