Author: tirana

Serena Sula dhe Arjon Luli janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe pritet të bëjnë akoma më shumë bujë me projektin e tyre të rradhës. Serena ka treguar në një intervistë për “Ora Verore”, se ajo dhe Arjoni kanë vendosur të bëjnë një film pornografik. E pyetur se çfarë mendim kanë prindërit e saj, Serena tregon se ata “janë në stres”. “Këtu nuk e ka bërë askush. Mendoj se do bëjmë shumë bujë, më shumë se sa jena duke menduar ne tani. Mami, familja është në stres, është normale si çdo prind. Për ne është…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përdorimin e fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, Bashkia Tiranë”. Sipas këtij vendimi, “përdorimi i fondit për vitin 2021 të jetë në masën 990 233 627 lekë dhe i transferohet Bashkisë Tiranë për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 e 8,…

Read More

Në një intervistë për “The Economist”, Rama thotë se pavarësisht “jo”-së së radhës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar. “U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama, duke përsëritur shprehjen tashmë të zakonshme, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke risjellë në vëmendje titullin e dramës së Samuel Beckett. Megjithatë, Rama theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar unionit. “Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në…

Read More

Pak kohë më parë kudo në media u tha se Jasmina dhe Ola e kanë prishur sërish miqësinë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ola së fundmi, teksa ishte e ftuar te “Top Arena”. “Nuk e di e kam unë fajin apo e kanë tjerët, por me të gjithë kam ulje ngritje. Ndoshta është temperamenti im. Për momentin nuk flas as me Jasminën”, tha ajo. Ola deklaroi se nëse nuk do të kishte qenë Jasmina në mes, do të kishte nisur diçka me Andin. Ajo tha se në fillim ka pasur vërtetë pëlqim për të, por tani nuk i intereson.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të intereuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qëndror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve. Sipas këtij vendimi, a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm; c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; d) Byroja Kombëtare e Hetimit; dh) Shërbimi Informativ i Shtetit; kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe…

Read More

Që Elvana Gjata po vjen me surpriza të shumta, këtë e kemi “nuhatur” të gjithë. Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, muajit e fundit artistja ka qenë shumë aktive, duke sjellë një EP, këngë të reja, e madje u është rikthyer edhe intervistave. Por, prisni se ka akoma! Me postimet e fundit në rrjetet sociale artistja na ka lënë të mendojmë se po vjen me një koncert recital, të cilin e ka paralajmëruar prej kohësh. Ajo ka postuar disa foto e video në Instagram ku shihet me bashkëpunëtorët dhe orkestrën. “Prova” ka shkruar ajo krah tyre duke lënë të kuptohet…

Read More

Ashtu siç është paralajmëruar zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet më 17 Korrik. Por deri atë ditë, strukturat e PD-së janë përfshirë në një proces analize të brendshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit që nuk lidhet aq shumë me argumentimin politik se zgjedhjet “u vodhën”, por me rezultatin konkret në terren krahasuar me zgjedhjet e 2017 dhe ato të 2013-s dhe për herë të parë votat e PD-së krahasuar me ato që ka fituar PS-ja. Kryesia e PD-së pritej të mblidhej të shtunën por jo zyrtarisht burimet nga PD-ja thonë se ajo mund të…

Read More

Shekuj pasi filozofët më të mëdhenj të botës medituan për sekretet e një jete të mirë, shkenca moderne ka bërë përparime të jashtëzakonshme, ndër-disiplinore në kuptimin e lulëzimit njerëzor. Për neuroshkencëtarin e Oksfordit, Morten Kringelbach, kjo do të thotë të shkosh drejt e në burim – në tru. Për dy dekada, Kringelbach ka ftuar pjesëmarrësit në skanuesit e imazheve të trurit për të hetuar se çfarë ndodh në tru kur ata përjetojnë një nga përbërësit më të dashur të mirëqenies: kënaqësinë. Deri tani, ai ka studiuar neuroanatominë e shumicës së kënaqësive – ushqimin, ilaçet, muzikën, shikimin e bebeve të lezetshme.…

Read More

Nëse nuk paguan paratë për drogën e blerë, ke probleme në Tortona. Kur një 32-vjeçar, i cili nuk po paguante lidhur me kokainën e blerë, grupi i shqiptarëve fillimisht e kërcënuan, pastaj e sulmuan fizikisht, pastaj me një armë në fytyrë e kërcënuan se do t’i përdhunonin nënën dhe motrat, madje do t’i vrisnin edhe qenin nëse nuk u jepte paratë. Por italiani i denoncoi duke çuar në pranga tre shqiptarë: P.V., 41 vjeç; A.T., 35 vjeç dhe L.N., 29 vjeç. Italiani kishte nisur të blinte kokainë tek shqiptarët që në muajin prill, por nuk po paguante, gjërat u bënë…

Read More

Pika doganore e Mavromatit siç quhet ndryshe e Qafë -Botës është e hapur 24 orë. Lajmin e ka dhënë ambasada e Greqisë në Shqipëri në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa dogana e Mertzianit (Tre Urat) do të jetë e hapur nga 13 Korriku. “Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten…

Read More

Edhe pse policia vijon aksionet për të gjobitur shoferët e papërgjegjshëm, ende në rrugë shihen shkelje flagrante. Por sikur të mos mjaftonin këto shkelje që jo rrallë herë përfundojnë në aksidente me pasoja të rënda, këto shoferë filmojnë manovrat e tyre të çmendura, madje i reklamojnë në rrjetet sociale. I tillë është një rast i një shoferi që nget një makinë “renault”. Ai për t’ju shmangur trafikut parakalon në krah të djathtë ndërsa më tej ngjite në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë, Kufirit dhe Migracionit, Policisë Kriminale etj, të cilat kanë në mbështetje edhe 185 mjete të tjera (autovetura, mikrobuzë, motoçikleta, biçikleta, mjete lundruese, radarë, dronë etj). Sakaq Policia e…

Read More