Author: tirana

Prej disa javësh në Shqipëri janë hequr gradualisht masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19 për shkak të numrit të ulët të vdekshmërisë dhe infektimeve ditore si dhe vaksinimit masiv, që tashmë ka kaluar shifrën e një milion të vaksinuarve. Por psikologët paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi, pasojat e infektimit nuk janë zhdukur dhe se ato janë afatgjata për shëndetin e tyre. “Situata nuk është krejtësisht rozë. Kjo nuk do të thotë së, më në fund jemi të lirë dhe nuk kemi asnjë lloj rreziku. Ne duhet ta shijojmë jetën, gjithmonë nën masat e kujdesshme. Ne e dimë…

Read More

Dy persona, turistë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Orikum. Konflikti ka përshkallëzuar dhe dy turistët janë përplasur me sende të forta. Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Mësohet se të dy drejtues mjetesh, kanë përplasur makinat mes njëri-tjetrit dhe më pas të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë filluar konfliktohen duke u goditur me sende të forta.

Read More

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në një telefonatë të premten se ai duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe se Shtetet e Bashkuara gëzojnë të drejtën për të “mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën e jetike”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Presidenti Biden paralajmëroi kundër sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme…

Read More

A jeni nga ata njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë se kanë bërë një gabim? Për disa është shumë e vështirë të thonë “më fal”. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë atë. Ata mund të jenë penduar për diçka që bënë, por nuk do ta pranojnë, sikur kjo do të ndryshonte mënyrën se si i shohin të tjerët. Ky është një element i karakterit tonë që evoluon me kalimin e kohës dhe shenja jonë e zodiakut mund të luajë rolin e vet në të gjithë situatën. Lexoni më poshtë cilët janë ata që edhe nëse kanë gabuar, nuk…

Read More

Një 29-vjeçar nga Bulqiza është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon duke tentuar që të vrasë veten, por fatmirësisht ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës. I plagosuri është transportuar me urgjencë me ambulancë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen.

Read More

Arilena Ara dhe Noizy kanë lançuar këngën e tyre më të re, e cila ka për t’u kthyer menjëhjerë në hitin e verës. Dyshja kanë kanë publikuar sot videoklipin e “Murderer”, pjesë e të cilit janë edhe disa aktorë të tjerë të cilët realizojnë ngjarjen. Kënga flet për një lidhje toksike, ku partneri është “vrasës” i zemrës së vajzës e pavarësisht kësaj, ajo vazhdon ta dojë.Bashkëpunimi i dyshes është pjesë e albumit më të ri muzikor të Arilenës me titullin “POP ART”, që do të publikohet së shpejti.

Read More

INSTAT ka publikuar një raport, në të cilin merren parasysh statistikat në fushat kryesore midis burrave dhe grave, për t’i ofruar publikut një pasqyrë që do ndihmojë në arritjen e barazisë gjinore. Në termat e popullsisë, në Shqipëri kemi një numërim më të lartë të grave, ndërsa burrat po pakësohen me shpejtësi nga viti në vit. Kjo sepse gjatë 2020-ës lindën më pak meshkuj dhe kanë emigruar më shumë prej tyre. Gjithashtu edhe numri i vdekjeve në 2020-ën anon nga meshkujt. Kjo shpjegohet dhe me jetëgjatësinë që për femrat është me lartë, por në 2020-ën për të dyja sekset numri…

Read More

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se pika doganore e “Tre Urave” që lidh Shqipërinë me Greqinë do të hapet në datë 13 Korrik, por e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00. Ndërkohë që nga pika doganore e Qafë Botës që është në funksion 24 orë tashmë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve. “Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në…

Read More

Disa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë dy shtetasit rusë, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar Shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake “Defender 21”, dhe janë të dyshuar për spiunazh. Për këtë çështje ka reaguar ditën e sotme edhe Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila në një postim në rrjetet sociale e quan hetimin e rusëve një akt propaganda të NATOS-s. Gjithashtu ministria akuzon edhe mediat shqiptare se po e “fryjnë” shumë këtë çështje. “Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy…

Read More

Farmaciste Arba Gramo ka deklaruar se per tu’u ushqyer mire nuk duhen shume para, por mjaftojne gjera te thejshta, duke renditur nder to fasulet, gjize apo domate. Sipas Dhmaos, e cila ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, nuk duhen patjetër paratë dhe shpenzimet e larta për të qenë i shëndetshëm. “Mbaj mend një mjek të vjetër që thoshte: Që të jemi të shëndetshëm, duhet ngrënë varfër!Duhet ngrënë varfër. Dhe varfër është lirë. Fasulet janë shumë të mira, me ngarkesë proteinash. Gjiza pa kripë; 120 lekë kilogrami. Është shumë e mirë. Bukën le ta bëjnë vetë. Dhe një çik domate,…

Read More

Një 55-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij në zonën e Unazës së re në Tiranë rreth orës 18:40. Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ai vuante nga depresioni, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç. Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një 51-vjeçar nga qyteti i Fierit është dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual”, të një vajze të mitur me shtetësi Spanjolle. Vendimi është marrë në 29 qershor, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Artan Koti, ka përfituar zbritjen e dënimit nga 5 vite burg në 3 vjet e 4 muaj burgim, informon ora news. Kjo masë dënimi në fakt është kërkuar dhe nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, i cili në pretencën përfundimtare, i kërkoi trupit gjykues të deklaronte fajtor dhe dënonte me 5 vite burgim, të pandehurin Artan Koti. Sipas vendimit të gjykatës së…

Read More