Lajme të mira mbi aftësinë mbrojtëse pas infektimit natyror miqtë e mi! Ditët prej hyrjes së SARS-CoV-2 në popullatë kalojnë dhe shtohen evidencat mbi kohën e gjatë të imunitetit natyror kundër këtij virusi. Këtë herë janë studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit (UK) që më datë 5 Korrik 2021 postuan përllogaritjet e tyre për kohëzgjatjen e antitrupave kundër SARS-CoV-2. Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë. Niveli 6 ng/ml, që përllogaritet…
Author: tirana
Gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes së Lushnjes. GJKKO vendosi masat, bazuar në pretencat e dhëna nga SPAK, por nuk u pritën mirë në sallë. Vendimin me lot në sy e priti zyrtarja Blerta Turku, e cila u shpreh para gjykatës: Pse duhet të mbetem unë në qeli? Turku është zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.
Pavarësisht eliminimit në raundin e 1/8-tave të Kampionatit Europian, Didier Deschamps do të mbetet në krye të Francës edhe për Kupën e Botës 2022. Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për “Le Figaro”. “Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda tre minutash – shpjegoi ai – dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë dhe e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim.”
Fitorja e diskutueshme e Anglisë përballë Danimarkës 2:1 në gjysmëfinalen e Euro 2020 ka bërë shumë tifozë, përveç atyre anglezë, të tërbohen me vendimin e gjyqtarit Danny Makkelie. Makkelie vendosi të akordonte penallti në minutën e 104-të kur Raheem Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti të lehtë me Maehlen. Harry Kane realizoi pas topit të kthyer nga Schmeichel për ta dërguar Anglinë për herë të parë në finalen e një Evropiane. Vendimi i gjyqtarit holandez nuk i prit mirë nga tifozët danezë dhe ata neutral. Kësisoj, një nga tifozët përmes platformës ‘’change.org’’ ka vendosur të nis një peticion…
Aktorja e famshme, Sharon Stone po shijon prej disa muajsh lidhjen e dashurisë me një reper 25-vjeçar. Së fundmi, “Page Six” ka bërë të ditur se Stone dhe reperi ‘RMR’ po kalojnë kohë së bashku dhe po argëtohen me njëri-tjetrin. Në fotot e publikuara në “Instagram”, shihet teksa reperi mban krahun rreth qafës së aktores. Edhe pse dyshja kanë disa vite diferencë, një burim tha se RMR ka respekt për aktoren dhe mendon se ajo është mjaft tërheqëse. “Ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit tani dhe po dalin së bashku. Po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë në…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 të arrestuarit e tjerë që akuzohen për abuzim me tenderat. Për ish-kryebashkiakun e Lushnjes është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa e njëjta masë është konfirmuar edhe për 7 të arrestuarit të tjerë, ndërsa në arrest shtëpie janë lënë 4 të akuzuar të tjerë.
Dashi Nëse jeni duke menduar që të bëni blerje të mëdha, shtyjeni për një moment tjetër. Aktualisht nuk po kaloni një periudhë të mirë financiare, por çdo problem do të jetë kalimtar falë mbështetjes që keni. Demi Në punë, duke u fokusuar në vendime të rëndësishme (dhe jo në thashetheme të kolegëve të pakënaqur) do të thotë që automatikisht të bëheni pjesë e vlefshme e disa vendimeve. Në një marrëdhënie, duke u fokusuar te partneri, do t’ju sigurojë që kurrë të mos e merrni raportin si të mirëqenë. Binjakët Mbështetuni te një marrëdhënie e fortë nesër kur ta ndjeni veten…
BE ka gjobitur prodhuesit gjermanë të makinave me plot 875 milionë euro. Zëvendëspresidentja ekzekutive e BE-së, Margrethe Vestager, e motivoi këtë penalitet me komplotin e prodhuesve për të kufizuar zhvillimin e teknologjisë së emisioneve të pastra. I ashtuquajturi “grupi i të pestëve” (BMË, Volkswagen, Audi, Porsche dhe Daimler) sipas Vestager, në periudhën 2009-2014, zhvilluan takime teknike për të rënë dakord mbi frenimin e risive teknologjike që mund të zvogëlojnë gazrat e dëmshme të oksidit të azotit të makinave me naftë. Pjesën më të madhe të gjobës prej 502 milionë euro do ta paguajë VË, pavarësisht se iu dha një ulje…
Gjykata e Apelit ka lënë në burg 12 mjekët dhe sekserët e arrestuar për abuzim me testet për COVID-19. Në seancën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë, mori në shqyrtim vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Eraldo Kalemaj, Marinela Kalaja, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave” parashikuar nga neni 186,…
Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është fotografuar gjatë ditës së sotme duke fjetur gjatë seancës në kuvend. Një person nga opozita e kapi papritur në fotografi duke fjetur dhe ky veprim nuk i pëlqeu aspak Matoshit. Ajo ka fajësuar kolegët e opozitës që i bën foton dhe që më pas ua shpërndanë disa portaleve në Kosovë. Vetë Matoshi e ka publikuar në Instagram këtë foto dhe ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram. “Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2…
Nëna kini kujdes, këto sjellje tepër protektive të mund të dëmtojnë fëmijët Të gjitha nënat shqetësohen për fëmijët e tyre dhe kjo gjë është në rregull. Mirëpo, ndonjëherë kujdesi i tepërt mund të kthehet në ankth dhe shqetësim për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes. Bright Side ka përmbledhur disa sjellje të nënave tepër protektive ndaj fëmijëve të tyre. Ky artikull mbase ju vjen në ndihmë për ta marrë prindërimin pak më lehtë në mënyrë që edhe ta shijoni: “Nëse fëmija im bëhet pis përpara se të vijnë miqtë në shtëpi, do më duhet t’ia ndryshoj rrobat” Ky tipar…