Author: tirana

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzmadh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Maks Hebeja, 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Nga dyshimet e para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Read More

Ditën e sotme parashikohet një mot përgjithësisht ikthjellët por do të ketë edhe surpriza. Sipas MeteoAlb dita e diel nis me kthjellime për vendin tonë, ndërsa vranësira kalimtare do kenë në zonat malore. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësinë për shira të izoluar, ku nuk përjashtohet mundësia e ministuhive të breshërit. Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në…

Read More

Policia ka reaguar pas grabitjes që iu bë gjykatësit italian në Golem. Me anë të një njoftimi zyrtar, ata tregojnë se ka qënë vetë shtetasi italian, i cili ka kryer një kallëzim pasi një person i ka vjedhur çantën me sendet personale dhe me një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 11:30 në vendin e quajtur ‘Mali i Robit’. Italiani ka treguar se në momentin që ka ndaluar për të rregulluar mjetin, pasi kishte një defekt teknik, ka ndodhur grabitja. Policia shton se është kryer sekuestrimi i kamerave të sigurisë dhe po punohet për identifikimin dhe…

Read More

Kim Kardashian ka kërkuar një urdhër pesë-vjeçar mbrojtjeje për një mashkull që i dërgoi asaj një unazë diamanti. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, avokati i Kardashian, Shawn Holley tha se burri, Nicholas Costanza, kishte arritur dy herë në shtëpinë e saj në të kaluarën dhe i dërgoi “dhuratën” në një paketë që ekipi i saj i sigurisë kapi para se ajo të përfundonte në duart e yllit. Gjykatësi i Los Angelos-it e urdhëroi Costanza-n të mbajë të paktën 100 metra larg yllit të Keeping Up With the Kardashians dhe të mos kontaktojë me të. Problemet me përndjekësit nuk kanë…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në Gjirin e Lalzit. Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet një veturë e cila ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe as shkaqet e këtij aksidenti. Banorët aty pranë kanë telefonuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

Read More

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Borrell iu drejtua të shtunën një forumi në Dubrovnik. “BE-ja është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Borrell. Ai tha…

Read More

Teksa fituan një betejë, maturantët vazhdojnë luftën për testin e matematikës. Maturantët me anë të një peticioni online kërkojnë mosnjohjen e rezultateve të provimit por propozojnë që në konsideratë të merret vetëm mesatarja e gjimnazit. Në të kundërt do t’i drejtohen gjykatës administrative. Ata vazhdojnë këmbëngulin se testi i matematikës ishte shumë I vështirë kur mangësitë kanë të qenë të shumta prej mësimit online e me orë të shkurtuara në kohë pandemie. Edhe pse ministria e arsimit uli pragun e pikëve për çdo notë në 20%, numri i mbetësve në këtë provim shkoi në 3000. Edhe mësuesja Veronika Cfarku me…

Read More

Ka shkuar në 86 numri i viktimave nga pallati i shembur në Miami të SHBA-ve. CNN shkruan, se 62 nga 86 viktimat e gjetur deri më tani janë identifikuar, ndërsa në total, dyshohet se brenda pallatit të shembur kanë qenë 211 persona. Kujtojmë se pallati u shemb orët e para pas mesnatës së 24 qershorit. Ekipet e kërkim-shpëtimit, prej javësh po vijojnë kërkimet në zonë, ndërsa shanset për të gjetur nën rrënoja të mbijetuar janë shuar plotësisht. Kujtojmë se pallati i shembur, ishte raportuar me probleme që në vitin 2018. Në një raport të përpiluar nga ekspertë, thuhej se në…

Read More

Në Shqipëri, 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan sot, në kuadër të një hetimi të nisur vitin e Kaluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK). Të gjithë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa dyshohen të kenë favorizuar kompaninë fituese në garën për blerje dhe shpërndarje të uniformave të policisë”. Në pranga ka përfunduar ish Drejtoresha e Agjencisë së blerjeve të përqëndruara, Edlira Naqellari, e shkarkuar nga detyra vetëm një javë më parë. Të njejtin fat kanë patur dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri,…

Read More

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, e cila nuk e ka bërë të ditur shkakun e vdekjes. Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore. Gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes dhe i arteve marciale. Smith ka luajtur në shumë role, ku ndër më të suksesshmit ishin ato të, Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Hawaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në…

Read More