Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa…
Author: tirana
Qeveria greke ka shtyrë pas datës 10 korrik hyrjen e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Kalimi do të lejohet vetëm kalimi nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve, dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë. Ardhja në Shqipëri mundësohet vetëm nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës. Pala greke njoftoi se do të lejonte sot hyrjen e pasagjerëve nga Korfuzi në Shqipëri, por kjo masë ndryshoi. Aktualisht, në linjën Sarandë-Korfuz funksionon vetëm një traget që…
Financial Times, prestigjiozja britanike ka bërë një paralajmërim të frikshëm për kriptomonedhat Në artikull shkruhet se shtetet që po hezitojnë për të rregulluar me ligj kriptomonedhat mund të përballen me rrezikun e kolapsit të sistemit të tyre. Si shembull revista ekonomike merr Shqipërinë e viteve 97’, ku siç theksohet në shkrim nën hundën e qeverisë u ngritën firma piramidale, të cilat me reklama mjaft atraktive dhe duke premtuar përfitime që tejkalonin dyfish investimin fillestar zhvatën pasurinë e qytetarëve shqiptarë. Më tej revista shpjegon paralajmërimin e zbehtë nga Banka Qendrore për shqiptarët që të bënin kujdes me investimet si dhe prokurorët,…
Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks ka akuzuar një ministër të kabinetit se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas mediave të huaja mësohet se Banks në një deklaratë të dhënë ka rrëfyer se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, atëherë kur ajo ishte deputete. Sipas saj një nga ministrat e kabinetit qeveritar, i cili aktualisht vijon të jetë në detyre, e kishte prekur me duar tek këmbët gjatë seancës plenare. “Ministri erdhi dhe u ul pranë meje dhe vuri dorën e tij mbi gjurin tim, Më pas ai u ngjite ngjit ngadalë më lartë dhe prekur kofshën time në pjesën e…
Jennifer Lopez po e shijon në maksimum romancën e saj me Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetë për momentin. Gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe ajo është shprehur shumë e lumtur me jetën e saj. “Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer. “Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time…
Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme koronavirusit. Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore. Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është administruar thjesht ujë me kripë. Dozat e rreme llogaritet t’i kenë marrë të paktën 2500 persona. Ideatorët e skemës u merrnin dhe para viktimave të tyre, e deri tani kishin fituar gati 30 mijë dollarë. Zyrtari pohoi se mjekët e arrestuar…
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të…
Jasmina dhe Andi ishin një nga çiftet më të komentuar në “Përputhen”, derisa deklaruan publikisht ndarjen e nuk munguan akuzat ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista. Megjithatë Jasmina duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Andin. Ish-konkurrentja ka treguar së fundmi se ka nisur një lidhje dashurie. E pyetur nga fansat nëse është në një lidhje, Jasmina u përgjigj me “Po”. U nda nga Andi i ‘Përputhen’, Jasemina gjen dashurinë, Ish-konkurrentja preferoi të mos jepte më shumë informacion duke e lënë anonim identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.
“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli babai i shtetasit të plagosur Elmidin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës. Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mjeku Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu…
Goditën me sende të forta avokatin ditën e djeshme në mes të Sarandës, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:05, në lagjen nr.4, në afërsi të Portit. Marjel Mejdiu dhunua dje me shkopa bejsbolli, ndërsa përfundoi në spital me një dorë dhe këmbë të thyer dhe fraktura në trup. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja,…
Kompania Facebook ka filluar t’u dërgojë disa përdoruesve në SHBA një ”kuti” në të cilën mund të tregojë, në mënyrë anonime, nëse një kontakt i tyre tregon shenja të ekstremizmit. Një njoftim që do të vinte pasi një anëtar ka njohur, ose jo, një post të një natyre ekstremiste që kalon në murin e tij, në të gjitha format e tij. Andy Stone, një zëdhënës i Facebook, theksoi risia është pjesë e ”Redirect Initiative”, me të cilën kompania promovon organizata kundër ekstremizmit dhe në mbështetje të njerëzve të përfshirë në aktivitete të tilla. Përveçse kërkon të raportojë përmbajtje kundër politikave,…
Adoleshentët britanikë po përdorin TikTok për të mësuar dhe shkëmbyer këshilla për të falsifikuar testet pozitive Covid-19 dhe qindra mijëra nxënës po lumturohen pasi do të mungojnë në mësim, sipas inews.co.uk. Drejtuesit e arsimit kanë paralajmëruar se praktika është masivisht e padobishme pasi shkollat tashmë luftojnë për të vazhduar mësimin në klasë. Klipet e të rinjve që aplikojnë lëngje të ndryshme kanë marrë miliona klikime në aplikacionin e njohur video, me shumë përdorues që ofrojnë sugjerime. Videot e ngarkuara nën termin e kërkimit #fakecovidtest janë parë më shumë se 6,5 milionë herë, ndërkohë që kanë më shumë se 20 000…