Nga Nikoll Lesi/ Ilir Metën e kam përkrahur në disa çështje jetike për vendin dhe nuk jam penduar. KOHA JONE e ka mbrojtur kur Berisha donte ta therte si djalosh deputet opozitar sikurse edhe kur Fatos Nano donte ta rrëzonte padrejtësisht si kryeministër apo edhe tani si president në raport me sulmet e paskrupullta të Rilindjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kur vinte te redaksia e KOHA JONË për të sjellë shkrime apo kur priste te dera e bilardos së lagjes sa të mbaroja një lojë bilardo me Ben Blushin që ti shikonim artikullin, edhe atëkohë e respektonim për…
Author: tirana
Arrestohet në spital 51-vjeçari Artan Ismalaja, i cili ditën e djeshme vrau bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas tentoi të vetëvritej. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Bubq, ku 51-vjeçari qëlloi për vdekje me thikë brenda makinës gruan e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe. Më pas autori tentoi t’i jepte fund jetës duke goditur disa herë veten me thikë. Ai u gjet në gjendje të rëndë nga roja i magazinës ku ndodhi krimi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e…
Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë fondet për shëndetësinë dhe arsimin dhe rrisin fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fondin dhe e Zhvillimit që kryesisht bën investime në infrastrukturë. Tabelat që shoqërojnë ndryshimet në buxhet të miratuara tashmë edhe nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend i kanë shkurtuar me 1 miliardë lekë ose 9 milionë euro fondet për Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas ndryshimeve të fundit fondet total për Ministrinë e Shëndetësisë arritën në 70.4 miliardë lekë nga 71.4 miliardë që ishin me ndryshimet në…
Britania e Madhe, një nga shtetet më të preferuara për emigrantët e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, emigrantë të cilët kalojnë në mënyrë ilegale në këtë vend, prezanton ditën e sotme një paketë të re ligjore. Projektligji i ri trajton temën e emigracionit ilegal, dhe e konsideron tashmë një vepër të tillë krim. Tashmë azilkërkuesit e futur ilegalisht në Britani do të trajtohen si autorë të një vepre penale. Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim. Një masë…
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ripërsëritur dje vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur pa rezerva organet e reja të drejtësisë. Teksa ishte e pranishme në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me temë “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e integritetit”, ministrja Gjonaj u shpreh besimplotë se strukturat e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH do të godasin korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Madje, për të treguar se SPAK dhe BKH po japin suksese, zonja Gjonaj mori si shembull operacionin “Shpirti”, për të cilin theksoi se është një tregues konkret në…
Situata e rëndë e shkaktuar nga mbeturinat zhvendoset përgjatë bregdetit të Adriatikut. Pas emergjencës disa ditore në Durrës, në qendër të vëmendjes tani është Kavaja. Rreth 40 ton mbeturina depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, tani në pikun e sezonit turistik. Në këtë kodër, siç shihet që nga mëngjesi i sotëm janë depozituar mbetje urbane të qytetit të Kavajës e më pas iu është vënë zjarri duke çliruar dioksid karboni, duke shkaktuar një krim të…
Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Mësohet se Ruka ka ndërruar mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh. Kush ishte Petrit Ruka Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare p?r dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiran? në vitet 1985-1986. Ruka ka punuar si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Tepelenë. Ai ka qenë edhe skenarist…
Komisioneri Publik ka apeluar zyrtarisht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Prokurores Elisabeta Imeraj. Njoftimi: Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj me detyrë prokurore/ Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cënueshëm në tërësinë…
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, gjatë një interviste në një emisionin televiziv foli për krisjen e marrëdhënieve me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që çoi dhe në largimin nga partia. Ish-ministrja e Integrimit për 7 vjet gjatë qeverisjes së PD, tha se “akt i parë tradhtie” u cilësua kërkesa për një pakt kombëtar për integrimin në Bashkimin Evropian në momentin që PD kaloi në opozitë. “Kërkoja një pakt kombëtar për integrimin në BE dhe kërkoja që të mos bëhemi pengesë por të ishim kontributor. Ai ishte momenti i parë i tradhtisë sepse pakt kombëtar…
Mendohet se shkak për këtë është një faktor i lidhur me gjininë e fetusit që mund të ndikojë në aftësinë mendore të nënës. Ka gojëdhëna të ndryshme për gratë shtatzëna, sipas të cilave mund të dallohet pa pasur nevojë për të bërë një eko nëse pret të lindësh vajzë apo djalë, por që kanë mbetur në kuadrin e gojëdhënave, të transmetuara brez pas brezi. Së fundmi disa mjekë kanadezë kanë bërë një studim bazuar mbi këto gojëdhëna, dhe kanë dalë në përfundimin se “harresa” gjatë shtatzënisë mund të na ndihmojë që të zbulojmë paraprakisht gjininë e bebit. Në këtë studim…
Sergio Ramos do të nënshkruajë me PSG për dy sezone. Mbrojtësi dhe PSG kanë përfunduar mbylljen e kushteve të marrëveshjes së re këtë pasdite në mënyrë që qendërmbrojtësi të bëhet një lojtar i klubit francez për dy sezonet e ardhshme. Ramos mund të zbarkojë në Paris që këtë të mërkurë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka zgjedhur të kalojë një pasdite me fermerët shqiptarë. Kim ka publikuar disa fotografi në “Insta story” , ku shihet mes frutave-perimeve gjithashtu e shoqëruar edhe nga një qytetare me të cilën edhe është fotografuar. Gjithashtu Kim shprehet se në Shqipëri gjen fruta-perimet më të mirat në botë, ndërsa shfaqet e buzëqeshur mes tyre. Kim shpeshherë ka vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen si edhe për natyrën favorizuese që ka, duke bërë edhe thirrje që turistët nga vende të ndryshme të botës të mos ngurrojnë, por të eksplorojnë vendin tonë për të shijuar mrekullitë natyrore.