Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze por të qëndrueshme pas infektimit me koronavirus, bëri të ditur qeveria përmes një deklarate. Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulta të oksigjenit. “Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë ”, tha ministria e shtetit në deklaratë. 48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës në 6 Maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus pas samitit dy ditor të BE në Bruksel në fund të muajit…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet e reja të mamografisë dhe laboratorin e ri në Spitalin Rajonal të Fierit. Manastirliu tha se me instalimin e aparaturës së mamografisë në këtë spital, garantohet plotësisht ky shërbim në të gjitha spitalet rajonale, ku nga viti 2018 është investuar për shtatë mamografi të reja. “Është një premtim i mbajtur investimi më i ri për Spitalin Rajonal të Fierit. Aparatura e re e mamografisë, e cila i shtohet zinxhirit të gjithë aparaturave që shërbejnë jo vetëm për parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por i shërben mbi…
Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje. Kosi Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten. Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë. Bananet Ngrënia…
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua sot me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit. Operacioni erdhi pas zbulimit të aferës korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë. Sipas SPAK, Tushe në bashkëpunim me të tjerët ka abuzuar me këtë tender duke përfituar shuma të mëdha financiare. Të tjerë të arrestuar janë Falmur Peqoni, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje; Gazment Çela, zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike; Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje, etj. Tushe është në mandatin e tretë të drejtimit të Bashkisë së Lushnjes dhe nuk…
Të gjitha kufizimet në Gjermani që synojnë të frenojnë pandeminë e koronavirusit duhet të hiqen pasi vaksina t’u ofrohet të gjithëve, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. “Kjo pritet gjatë muajit gusht”, i tha Maas gazetës ”Sueddeutsche Zeiting”. “Sapo të gjithë në Gjermani të kenë marrë një ofertë vaksinimi, nuk ka më asnjë justifikim ligjor ose politik për ndonjë kufizim”, shtoi ai. Andreas Gassen, shefi ekzekutiv i shoqatës së siguruesve shëndetësorë, i tha gazetës ”Bild” se pothuajse të gjitha kufizimet duhet të hiqeshin sapo një ofertë të ishte shtrirë për të gjithë. Kancelarja Angela Merkel është zotuar se…
Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili në shtator do të ulet në karrigen e kuvendit, si deputet i PD i zgjedhur më 25 prill, ka marrë një suprizë të veçantë mëngjesin e sotëm nga Papa Françesku. Papa Françesku i dërgon “Bekimin apostolik” z.Gjekmarkaj, bashkëshortes së tij Elda dhe të bijës, Sofisë duke e nxitur në rrugën e besimit dhe uruar mbrojtjen e Hyut! Gjekmarkaj është zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës dhe është i besimit katolik, vokacionin kulturor që rrjedh prej e tij e ka pjesë të diskursit publik! Vatikani dhe Shënjteria e tij Papa Françesku duket janë informuar…
Klarita Ismalaja,l 45-vjeçarja që u vra dje nga bashkëshorti i saj do të përcillet sot për në banesën e fundit. Të afërmit e saj janë të shokuar nga kjo varje e të të shtrenjtës së tyre. Të tronditur nga ngjarja, një e afërme jashtë kamerave e ka cilësuar autorin, Artan Ismalaja si vrasës gjakftohtë. Sipas saj ata nuk kanë pasur probleme dhe se ai e quante gjithnjë si princeshën e tij. E afërmja po ashtu përjashton xhelozinë si motiv të vrasjes. Ajo thotë se më 3 korrik Klarita ka festuar ditëlindjen dhe të nesërmen kanë qenë në plazh së bashku.…
Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Tushe është arrestuar pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar sot në Lushnje, ku janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve është edhe kryebashkiaku. Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.
Një i ri, i cili ishte shpallur në kërkim për kanosje, është arrestuar nga policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan 32-vjeçarin me inicialet E. F., banues në Varosh të Lezhës. Kjo pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë…
Një pornostare ruse ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 22-të i banesës së saj. Daily Mail shkruan se 29-vjeçarja Kristina Lisina, e cila mbante emrin e artit ‘Kristina the Foxx’, u gjet e vdekur pasi ra nga një dritare e një ndërtese 22-katëshe në Shën Petersburg. Policia që heton vdekjen thotë se ajo u gjet me një monedhë në dorë të gdhendur me fjalët: “Do të jesh gjithmonë në zemrën time”. Ndërkohë miqtë thanë se ajo kishte biseduar javët e fundit se ndihej e vetmuar dhe dëshironte të krijonte një familje.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “ALLIASI”, duke zbuluar një aktivitet ilegal të shitjes së drogave të forta pas një hetimi 5-mujor. Në pranga ka përfunduar një 40-vjeçar, i cili kishte përshtatur një pikë shitje cigaresh për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ALLIASI”, në kuadër të të cilit bënë ekzekutimin e masës së sigurisë për shtetasin K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i…
Lindita e ‘Përputhen +40’ u përplas dje keq me Guiseppen. Konkurrenti italian tha se Lindita “vuan” nga mania e protagonizmit, pra sipas tij, ajo dëshiron të jetë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Giueseppe: Lindita dhe Olti nuk kanë ardhur këtu për të dashuruar, kanë ardhur për të marrë pikë. Unë në Instagram iu shikoj vetëm ju foto. Lindita: Ty duhet të pyes unë për Instagramin tim? Hidh dhe ti foto kush të ka ndaluar Giuseppe: Është opinioni im, ti ke maninë e protagonizmit. Ç’a kishte lidhje Giuseppe 63 vjeç, ai 33-vjeç? (duke iu referuar deklaratës së Linditës pak kohë…