Kryeministri Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 16.380 dozat e radhës të vaksinës ‘Pfizer’, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë ‘Pfizer’ si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian, të siguruara nga qeveria austriake. Sipas Ramës, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 1.120.070 vaksina anti-covid, për të vijuar pa u ndalur, sipas tij, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë ‘Pfizer’ si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian, të siguruara nga qeveria austriake. Për ti pritur këto vaksina në Rinas ka…
Author: tirana
Një 33 vjeçare është dhunuar nga kunata dhe vjehrri i saj në fshatin Markatomaj, në Lezhë. Burime për medie bëjnë me dije se e dhunuara Dava Ndonj është rrahur në shtëpinë e saj. Ka qenë babai i 33 vjeçares, i cili ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj së bijës. Ndonëse e reja ka qenë me urdhër mbrojtje, kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit që të shkojnë në banesë dhe të sulmojnë fizikisht 33 vjeçaren. Babai i rë resë ka rrëfyer se ngjarja nisi që në 16 janar, ndërsa situata është përshkallëzuar që pas zhvillimit të seancës së fundit…
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari foli për faktin se pjesë e operacionit “Shpirti”, ku u sekuestruan tonelata me drogë, ishin edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Hajdari tha se është shumë shpejt për të thënë nëse dalja e tyre në dosjen e trafikut të drogës Shqipëri-Itali mund të ndikojë tek ish-ministri Tahiri, duke shtuar se duhen pritur provat nga prokuroria, si dhe duhen marrë ata në pyetje. Më tej, ish-prokurori Hajdari paralajmëroi se do të ketë goditje zyrtarësh në vijim dhe një gjë e tillë, sipas tij, do të duket shumë normale, duke pasur parasysh vendimin e SHBA për…
Përmes një postimi në “Twitter” zëvendëskryeministri Erion Braçe ka “thumbuar” drejtuesit e makinave me targën “007”, duke u shprehur se janë ndër më idiotët në rrugë dhe trafik. Po ashtu zëvendëskyreministri shprehet se ndër më idiotët në rrjetet sociale janë ata që nuk kanë postim në profilet e tyre, por kanë flamuj të dynjasë. Reagimi i Erion Braçes vjen në një kohë kur në vend janë shënuar disa aksidente, me pasoja për jetën e njerëzve. Postimi i Erion Braçes: “Nder me idiotet ne rruge/trafik jane ata me targen 007! Nder me idiotet ne rrjet/trafik, instagram, twitter e posacerisht ne facebook,…
Zakonet e pirjes së duhanit dhe mosha kur ju humbni virgjërinë janë në gjenet tuaja, thonë shkencëtarët. Në rast se pini duhan rrezikoni të kaloni këtë sjellje edhe tek fëmijët tuaj. ADN-ja nga nëna dhe babai formon karakterin varës dhe moshën që kryejnë marrëdhëniet seksuale për herë të parë. Individët që thonë se janë ndërmarrës të rrezikut kanë më shumë të ngjarë të pinë duhan ose të kryejnë marrëdhënie që në moshë të hershme. Dy hulumtime lidhën gjenet me sjelljet dhe deklaruan se ato janë “shkaktuar” nga atmosfera në të cilën dikush është rritur, sipas “The Sun“. Studiuesja e shkencës…
Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluskat e këmbës. Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin. Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai…
Varianti indian i koronavirusit, Delta po përhapet në shumë vende të botës, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar, se një valë e re mund të shpërthejë në vjeshtë. Por, simptomat e variantit Delta, shpesh ngatërrohen me ato të gripit e verës. I ftuar në një emision televiziv, mjeku infeksionist Gent Stroni, tregoi simptomat që mund të sinjalizojnë se jemi të infektuar nga varianti Delta. Aktualisht, në Shqipëri nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë rast me variantin Delta. “Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto…
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Janos Ader. Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest. Pas takimeve zyrtare, Presidenti i Shqipërisë ka postuar një video nga lumi që përshkon 10 vende në Europë. “Danubi, magjepsës dhe frymëzues” shkruan Meta.
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit online për Procesin e Berlinit, u tregua mjaft i ashpër me Bashkimin Evropian, pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi, Rama vlerësoi kancelaren gjermane Angela Merkele, për të cilën kishte vetëm falënderime, deri në lëvdata. “Faleminderit shumë Angela. Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë. E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë…
Së fundmi u konfirmua edhe një vizitë në fund të verës e Presidentit Erdogan në Tiranë. Lidhur me këtë vizitë, analisti Mustafa Nano deklaroi se jo vetëm Rama por edhe qeveritë e tjera e kanë parë Turqinë si një vend mik. “Vizita e Erdogan është jo vetëm simbolike por edhe reale dhe praktike. Por ky është rreziku i vetmi që shoh, që kur vjen puna tek feja turqit duhet të dinë një gjë që ne nuk jemi në Turqi. Ne kemi disa besime fetare, kemi atë që e konsiderojmë harmonia fetare. Turqve kjo duhet t’ju thuhet. ‘Ne ju kemi shumë…
Fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaja jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi. Ndërsa kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares. Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq brenda ambienteve rrethuese të kësaj fasonerie rreth orës 10.45. 51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së…
Forcat ‘Shqiponja’ kanë zhvilluar një aksion në Nikël për të ndaluar persona të dyshimtë apo dhe ata që janë në kërkim. Detaje më shumë nuk bëhen të ditura mirëpo siç shihet aksioni është shtrirë natën dhe ditën në këtë zonë. Forcat Shqiponja shihen që hyjnë në mënyrë të befasishme në një lokal në mes të ditës.