Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri mbi imigracionin, duke e konsideruar krim futjen pa leje të azil-kërkuesve në këtë vend. Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim. Masa synon të dekurajojë ardhjen e imigrantëve përmes Kanalit të Lamanshit me varka të vogla e gomone. Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm. Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel tha se ligji…
Author: tirana
Alketa Vejsiu është një nga ato moderatore që i ka rezistuar kohës e madje me kalimin e viteve ka kapur majat e karrierës. Ndërkohë që prezantuesja e njohur nuk ka munguar kurrë në ekranin shqiptar dhe ka qenë gjithmonë në syrin e publikut, jetën private ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike. Për bashkëshortin e fëmijët Alketa ka zgjedhur të flasë shumë pak, duke e ruajtur me fanatizëm privatësinë e familjes. Megjithatë përmes një fotoje të publikuar në Instagam, moderatorja ka zbuluar një detaj shumë të veçantë për bashkëshortin e saj. Teksa ka pozuar gjatë pushimeve në mbrëmje me një kostum…
Shumë njerëz mendojnë se u duhet të ushtrojnë edhe për orë të tëra gjatë ditës për të humbur disa kile të tepërta. Në fakt, gjërat janë shumë më të thjeshta. E vetmja gjë që ju nevojitet është një program dhe mos lini pas dore edhe një ushtrim të vogël çdo ditë. Për shembull, a e dini sa minuta ushtrime në ditë mund të digjni 1 kg në muaj pa ndryshuar dietën tuaj? Me vetëm 20 minuta stërvitje forcë ose ushtrim aerobik mund të digjni 200 kalori ose më shumë në varësi të intensitetit të ushtrimit. Duke djegur 200 kalori në…
Për shkak të “Euro 2020”, Granit Xhakës i është dashur të qëndrojë larg familjes së tij, bashkëshortes Leonita dhe dy vajzave të vogla Ayana dhe Laneya. Si kapiten i kombëtares së Zvicrës, futbollisti kishte një rol shumë të rëndësishëm dhe arriti të dallohej si një nga futbollistët më të mirë, pavarësisht se kombëtarja e tyre nuk u kualifikua më tej. Me përfundimin e rrugëtimit të tij në këtë kampionat, pas 6 javësh, Graniti është kthyer në Shqipëri. Leonita ka ndarë në Instagram një video prekëse ku bashkëshorti i saj takohet me vajzën e madhe pas mungesës së tij në familje.…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për shtetet e BE-së që të heqin masat shtrënguese anti-COVID për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, situata me pandeminë në këtë zonë është e qëndrueshme, ndaj udhëtarët e Ballkanit Perëndimor nuk përbëjnë rrezik për shtetet europiane. “Numri i rasteve me Covid-19 është ulur ndjeshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e partnerëve për të cilët ndalimi i udhëtimit duhet të hiqet. Certifikata EuCovid do të lehtësojë udhëtimin mes vendeve tona. Financimet e BE janë të vlefshme për të ngritur sistemet e nevojshme në rajon”, shkruan…
Të bërit make up është kthyer në një rutinë të përditshme të shumë femrave. Është një ritual që na bën të ndihemi mirë fizikisht, i jep tjetër shprehi fytyrës sonë, por edhe emocionalisht. Por në botën e të bukurës qarkullojnë mite të cilat shpeshherë në bëjnë të ngremë dyshime rreth asaj që po bëjmë. Zbuloni cilat janë mitet më false në botën e kozmetikës. Buzëkuqi i kuq nuk u shkon të gjithave: Ky është një mit fals. Të gjitha femrat mund të përdorin buzëkuq, mjafton të zgjidhni nuancën e duhur. Vetullat duhet të jenë dy tone më të errëta sesa…
Jeni të shqetësuar se nuk mund të merrni gjithçka që ju dëshironi? Ju mund t’ia dilni pa disa gjëra, por shenja juan absolutisht nuk mund të jetojë pa… Dashi: Aksion (Veprimtari) Ju jeni shumë aktiv dhe nëse rrethoheni nga njerëz pasiv, acaroheni dhe depresionoheni. Mbajeni lart energjinë tuaj duke u marrë me palestër. Demi: Komoditet, rehati Këta persona i duan të gjitha gjërat sensual, nga pëlhurat e buta, ushqimet e shtrenjta dhe shtëpitë e kushtueshme. Binjakët: Komunikimi Nëse jeni një binjak, ju e dini që do të merrni shumë telefonata, mesazhe dhe biseda. Shenja juaj është e përqëndruar në shkëmbimin…
Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së Marjel Mejdit për autoritetet, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Sarandë, ku ai u dhunua barbarisht nga disa persona ende të paidentifikuar. Ata i zunë rrugën dhe i dëmtuan makinën me sende të forta, më pas e nxorrën atë nga mjeti dhe e qëlluan me shkopa bejsbolli duke e lënë të plagosur rëndë. 39-vjeçari ka treguar për policinë gjithë dinamikën e ngjarjes që nga momenti kur po pinte kafe dhe deri te konfliktet që ka xhaxhai i tij për pronat. Avokati tha se po pinte kafe me një shok, dhe pasi…
Kushdo mund ta bëjë rutinë 10 minutëshin para gjumit, për të bërë 5 gjëra të thjeshta, por treguese të një jete më të shëndetshme. Laj enët – Është një fakt i provuar e i sprovuar. Mbrëmja ka shumë gjasa të jetë me enë të palara në lavaman dhe askush nuk ka dëshirë t’i pastrojë. Është shumë e lehtë të shijosh darkën e ta lësh pastrimin për më vonë, por dita është më e shëndetshme nëse zgjohesh në mëngjes dhe sheh enët e lara. Rregullo rrobat – Është shumë e thjeshtë të vish në shtëpi, të lësh xhaketën, xhupin, fustanin etj.…
Dashi Është tepër e rëndësishme që të qëndroni brenda kufijve këtë jave. Me Mërkurin që largohet nga shenja juaj, nuk do të jeni popullor sa më parë. Jini entuziast, por edhe realist. Demi Pak fjalë të mira nga janë gjithçka duhet për të gëzuar një shok, apo koleg që po kalon një periudhë të vështirë. Jeta supozohet të jetohet në mënyrë të lumtur e buzëqeshja ndihmon. Binjakët Nuk do të gjeni zgjidhje për problemet tuaja duke qëndruar në shtëpi. Nuk mjafton vetëm të shqetësoheni. Ngrihuni dhe veproni. Dikush që do të takoni në udhëtime mund t’ju japë këshilla të vlefshme.…
Sot në 5 korrik janë dorëzuar disa nga raportet e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit nga drejtuesit politikë të PD-së. Ata në raportin e tyre kanë arsyetuar disa faktorë që çuan në humbjen e radhës së PD-së, në zgjedhjet e përgjithshme kundër Edi Ramës dhe PS-së. Sipas tyre administrata publike ka qenë e gjitha në angazhim të pushtetit, patronazhistët po ashtu. Sipas gazetarit Juxhin Mustafaraj, drejtuesit politikë të PD-së kanë arsyetuar se u dhanë shumë certifikata legalizimesh në këmbim të votave. Ata i kanë deklaruar Bashës se në disa qarqe të vendit u përdorën personat me rekorde kriminale të…
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, ikona e ekranit italian Raffaella Carrà. Ajo ndërroi jetë sot në orën 16:20 të pasdites pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm Sergio Iapino, i cili edhe i ka dedikuar disa fjalë mikes së tij. “Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë,”- ishin disa nga fjalët prekëse të tij.