Author: tirana

Në një lidhje ‘skype’ nga Budapesti, ku ishte i pranishëm në përurimin e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kreu i bashkisë së Tiranës, komentoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Veliaj theksoi se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë bashkisë me vendimin e saj, ndërsa ligji i shfuqizuar, ishte ndërprere më parë prej tyre, kur u vendos që Teatri i ri Kombëtar do të ndertohej me fondet e qeverisë dhe jo me PPP. ‘Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur…

Read More

Makina e ndalur në mes të rrugës, me xhama të thyer, teksa shenjat e përleshjes janë të qarta. Mario Mejdi është avokati i cili mbeti i plagosur rëndë sot në Sarandë pasi persona të paidentifikuar i zunë pritë, e zbritën me forcë nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkop bejsbolli duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Mësohet se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme. Ngjarja ndodhi sot në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të…

Read More

Historia Ime” në Tv Klan nga Mirela Milori trajtoi sot historinë e një bashkëshorteje dhe nëne 37-vjeçare, me dy fëmijë, një djalë 15 vjeç dhe një vajze 10 vjeç. Martesa e saj u krye në moshë të hershme kur ishte rreth 17 vjeçe, e nisur me mblesëri nga ish-vjehrra, e cila kërkonte më shumë dikë që ta ndihmonte në punët e saj. Arsyeja e ardhjes së saj në studio është tradhtia e bashkëshortit. Ai e ka tradhtuar shumë herë, edhe pse ajo është përpjekur t’i falë dashuri dhe të bëjë gjithçka për familjen, por kjo nuk mjaftoi. Tradhtia e parë…

Read More

Autoriteti i Aviacionit Civil, ka lajmëruar se janë anuluar 3 fluturime drejt Italisë, të planifikuara për t’u realizuar ditën e nesërme (Datë: 06.07.2021). AAC, njofton se shkak për anulimin është bërë një grevë e ofruesve të transportit ajror. Sa i përket fluturimeve të anuluara ato vijojnë si më poshtë: Anulohet fluturimi nesër Tiranë 14:45-Pisa 16:20 Anulohet fluturimi nesër Pisa 17:20-Tiranë 18:55 Anulohet fluturimi nesër Romë 17:00-Tiranë 18:25 Anulohet fluturimi nesër Tiranë 11:25-Romë 12:50

Read More

“Më akuzuan se i vodha gjerdanin vjehrrës një javë pas martesës. E kishte fshehur kunati”. Këto shkaqe dhe shumë të tjera kanë çuar në divorcin e një 26-vjeçare e cila ka ndarë historinë e saj në emisionin “Me zemër të hapur”. Nëna e 3 fëmijëve të mitur është ndarë nga bashkëshorti i saj pak muaj më parë. I shoqi jeton në Itali dhe sipas 26-vjeçares është lidhur me një rumune dhe nuk jep asnjë kontribut për rritjen e fëmijëve. Gjithashtu marrëdhënia me familjen e bashkëshortit ka çuar në ndarjen e 26-vjeçares pasi ajo rrëfen se vjehrra dhe kunati nuk e…

Read More

Një 55-vjeçar është mbytur sot në zonën e Vilunit, ndërsa u arrit të shpëtohej një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Velipojë. 55-vjeçari i mbytur është Pjetër Gjorovija. Ky i fundit kishte shkuar në plazh ditën e sotme bashkë me fqinjët e tij, çiftin e bashkëshortëve, ndërkohë që si pasojë e dallgëve të mëdha ata po mbyteshin. Për pasojë, 55-vjeçari nuk arriti që të shpëtonte, ndërkohë që qytetarët kanë nxjerrë në breg burrë e grua. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 1 mijë e 105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,381. Njoftimi i plotë: 5 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: – Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. -Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Teksas. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një lavash makinash, pas një sherrit të çastit mes disa personave. Pas debatit, një nga burrat u largua nga vendi i ngjarjes dhe u rikthye sërish, por këtë herë me armë. Ai nisi të qëllojë në drejtim të grupit të njerëzve, njofton policia. Ngjarja ka ndodhur në orën 1:30 sipas orës lokale. Mes tetë të plagosurve, sipas policisë, është dhe një vajzë e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët. Asnjë person nuk është arrestuar deri…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës. Tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkopa bejsbolli. I plagosuri, mësohet se është një 39-vjeçar, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Read More

Ditën e djeshme Velipoja u trondit nga një shpërthim i fortë, ku mbeti i plagosur i gjithë familja. Shpërthimi i bombolës erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna e Alketa Gjokës, 40-vjeçares e cila bashkë më tre fëmijët e saj pësuan djegie të shumta nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë, ka treguar për mediat se të katërt ata kanë dhimbje trupi. Ajo shprehet se vajza ka qenë duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.…

Read More

Jepet vendimi për grupin Avdylaj, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë. Personat e mëposhtëm u hetuan dhe akuzuan për laboratorin drogës në Has, kapur në vitin 2018. 17 personat mes tyre Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha apo dhe Admir Hoxha u dënuan në total me 124 vite e 8 muaj burg. Kjo është një nga fraksionet e dosjes 339 që lidhej me hetimet për trafik drogë, kanabis por jo vetëm nga anëtarë të saj. 17 të hetuarit u gjetën fajtor edhe në Apel për akuzat…

Read More

Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu u vendos sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Në ceremoni e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar, mori pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shfaqur sot si zonjë e parë krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar u shpreh se rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit. Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar…

Read More