Author: tirana

“Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi”. Kështu është shprehur Presidenti i SHBA-ve, Joe Bien, në ditëlindjen e 245 të SHBA-së, e cila u zhvillua më 4 korrik. Presidenti e dha këtë koment, në festën e organizuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku të ftuar ishin punonjësit e rriskuar nga ky virus (Mjekët, infermierët, mësuesit) dhe familjarë të ushtarëve amerikanë. Megjithatë, Biden ka thënë se beteja me COVID-19 ende vijon, e të gjithë sipas tij, duhet t’i nënshtrohet procesit të vaksinimit, për ta larguar përfundimisht këtë të keqe. “Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë…

Read More

Në këtë mbrëmje speciale të programit “Dola te Ola”, vëllezërit korçarë rrëfyen marrëdhënien që ata kanë patur me nënën e tyre. Sapo fotografia e saj u shfaq Endri pa nguruar u shpreh se ajo ka qenë heroina e tyre. Ata rrëfyen se mamaja e tyre i ka rritur me sakrifica të mëdha dhe theksuan se marrëdhënia me të ka qenë shumë e ngushtë. Vëllezërit korçarë treguan se kur ata kanë qenë rreth moshës 4-vjeçare, prindërit e tyre janë ndarë, dhe kujdestarinë për të tre fëmijët e mori nëna e tyre, e cila më pas i ka rritur e vetme. Vëllezërit…

Read More

Si rrallëherë, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ndarë detaje nga jeta e saj private. E ftuar së fundmi tek “Binjakët”, ajo u pyet se çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje dhe përgjigja ishte e prerë. “I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”, tha këngëtarja gjatë intervistës. Kujtojmë që Ronela pak kohë më parë i dha fund lidhjes disavjeçare me Young Zerka.

Read More

Pjesë e skeçit të kësaj jave me Parodistin e “Kosheres” është bërë këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Era Rusi. Ajo është bërë pjesë e një roli shumë interesant, ku si një vajzë e dashuruar ka dyshime se e tradhëton partneri. Prandaj Era këmbëngul për t’i kontrolluar telefonin, por ai nuk e pranon. Derisa në fund, ajo e mashtron duke i thënë se po flet me dikë, po bëhet fjalë pikërisht për nënën e tij.

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite të parë të javës së re, do të keni rikuperim të ndjeshëm dhe një horoskop shumë më të përmirësuar në raport me ditët e fundit të cilat kanë qenë tejet të rënda. Me gjasë keni pasur ndonjë problem në sferën sentimentale dhe tashmë do të vijë rikuperimi. Megjithatë ky është një muaj gjatë të cilit do të ketë tensione në sferën sentimentale, si për ata që janë çift edhe për ata që janë vetëm. Demi Do të jetë një ditë gjatë së cilës mund të ketë rënie fizike dhe tensione të shumta. Këshillohet që të jeni…

Read More

Ndërron jetë para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike Alfons Muça. Lajmin e hidhur e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale. “Me dhimbje, ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan i ati i Alfons Muçës, Aqif Muça. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale. “Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi. Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën…

Read More

Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka publikoi prova që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i ri tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë. IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e…

Read More

As në ditën e saj të ditëlindjes, aktorja e humorit aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj nuk e ka harruar të ndjerin, babain e saj. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar asnjëherë postimet nga ana e aktores në lidhje me kujtimin e të atit. Teksa feston ditëlindjen, mendimet dhe emocionet e Rudinës sot shkojnë te babai i saj i ndjerë. Ajo ka publikuar një foto me të shtrenjtin e saj, krahas së cilës i ka dedikuar fjalë rrënqethëse. “Ba, boshllëkun që le ti, nuk e mbush dot asgjë! Gëzuar atje në qiell! Më mungon në çmenduri”, ka shkruar ajo krahas…

Read More

Toni Kroos nuk është tipi që kërkon të mbyllë karrierën në SHBA apo Kinë për të siguruar një kontratë të fundit të pasur, por ashtu si Lahm para pak vitesh, edhe ish-ylli i Gjermanisë kërkon të tërhiqet dhe të mbahet mend si kampion. Në një intervistë për Bild në Gjermani ai shprehet se viti 2023 mund të jetë i duhuri për t’u tërhequr nga futbolli, megjithëse nuk është i sigurt. Kroos është i sigurt për diçka: Këpucët në gozhdë i var si madrilen. “Mendoj se viti 2023 do të ishte i duhuri për tërheqjen time nga futbolli. Do të jem…

Read More

Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Dosja është rezultati i një investigimi disa vjecar të filluar nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) të Puljas në Itali dhe finalizuar nga prokurorët e SPAK, përmes hetimeve të skuadrave investigative të përbashkëta. Në një pjesë nga dosja tregohet momenti i arrsestimit të dy trafikantëve të drogës, Fiqiret Seferi dhe Fëraht Ajdini, të cilët kishin…

Read More

Bashkëbisedim me gjeneralin Liu Yazhou e Aviacionit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, dhënë gazetarit Dai Xu, gazetar i revistës ushtarake “Shkenca Ushtarake e Aeronautikës”. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga fushata amerikane në Irak? Kjo luftë përfaqëson vetëm një pikënisje. Pavarësisht se trajtohet si konflikt rajonal, ajo ka kontribuar shumë në modifikimin substancial e ekuilibrave botërorë. Shekulli i XX është dominuar nga konfrontimi midis dy blloqeve: ish Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara. Këto kanë zhvilluar dy filozofi ushtarake midis tyre antietike, që nga ana e tyre kanë plazmuar organizimin dhe teknikat e thuajse të gjitha ushtrive të botës. Të…

Read More

Ukrainasja 52-vjeçare e cila u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar. Ajo u shpreh se “Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë këtë gjë? Nuk e kisha për qëllim. Do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo. 52-vjeçarja u shpreh se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë. “Unë jam njeri që i…

Read More