Author: tirana

Mediat greke kanë publikuar pamjet e hajdutëve shqiptarë që grabitën 38 vila në ishullin e famshëm të Mykonos në Greqi. Kamerat termike kanë arritur që të regjistrojnë të gjitha lëvizjet e hajdutëve shqiptarë që janë cilësuar si “fantazmat” e natës për nga mënyra e veprimit dhe kërdia që kanë bërë në ishull. Preja e atyre sipas llogarive të autoriteteve greke kap shumën 320000 euro me çanta dhe ora të markave të njohura Prada, Chanel, Luis Vitton dhe Rolex, por edhe mijëra euro cash dhe sende të tjera me vlerë. Policia regjistroi të gjitha bisedat e autorëve dhe të enjten e…

Read More

Prej vitesh, Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më kërkuar të skenës shqiptare. Ai ka shumë fansa, të cilët mezi presin të dëgjojnë projektet e reja nga këngëtari. Mirëpo, duket se së fundmi, me lehtësimin e masave Albani është rikthyer me mbrëmje e koncerte. Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të zhvilluar në Durrës, Skënderaj e konsideroi se ishte një ndjesi e çuditshme. “Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të…

Read More

Donatella Scarnati, gazetarja italiane e Rai Sport, është bërë virale në internet pas pyetjes së bërë ndaj Nicolo Barella në konferencë për shtyp. “Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, i thotë mes të tjerash gazetarja mesfushorit të Interit. “Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, përgjigjet Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat. Donatella kërkoi falje në moment, ndërkohë që ka reaguar më pas edhe përmes një postimi në “Twitter”. “Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barella ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990…

Read More

Pas një beteje të gjatë mes Noizy-t dhe Stresit si dy rivalë në muzikë, reperët vendosën të falnin njëri-tjetrin dhe t’i jepnin fund armiqësisë disa vjeçare. Madje me publikimin e këngës “Po foli i fundit”, të gjithë vunë re se Stresi i kërkoi falje familjes së Noizy-t përmes vargjeve. “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame”, shprehet Stresi në këngë. Ndërkohë këtë deklaratë ai e ka sqaruar mbrëmjen e djeshme gjatë një videoje live me Kozak Braçin. Stresi shprehet se ai ka pasur nxitje…

Read More

Një burrë nga Kosova, i cili erdhi për të kërkuar grua në Shqipëri, këmbëngul se është mashtruar nga miqtë dhe të njohurit, që pasi e kanë zhvatur, kanë mbyllur telefonat dhe nuk i përgjigjen më. Sipas policisë numër një në Tiranë, burri është emigrant prej shumë vitesh në Gjermani, vend në të cilin krijoi njohje dhe miqësi me shqiptarë. Në një nga udhëtimet drejt Tiranës, ai u bind se kishte ardhdur momenti që të gjente një grua dhe të martohej, ndaj nuk la gurë pa lëvizur. “Erdha në Tiranë. Pimë kafe me shokun tim nga Kosova dhe më pas takova…

Read More

A.D i humbi telefoni në rrethana të paqarta. Por ndonëse e denoncoi si të vjedhur, nuk u desh shumë punë që ta kuptonte se aparati i ishte rrëmbyer nga ish i dashuri, që mbasi aksesoi aparatin dhe mori prej andej fotografitë personale të 30 vjeçares nisi nga kërcënimet. “Ishte një histori e shkurtër me N. P”, pohoi më pas në polici e reja e cila për vite me radhë u përndoq dhe pretendoi se u mbajt peng nga ish i dashuri që këmbënguli se ajo duhej të kthehej me të. Katër vjet nga mbyllja e historisë që zgjati vetëm pak muaj e…

Read More

Policia Rrugore ka zhvilluar një tjetër aksion në rrugët e vendit, ku janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Një 20-vjeçar me iniciale F.SH, është kapur duke qarkulluar me 180 km /orë në aksin Maminas-Durrës. Gjithashtu gjobë kanë marrë edhe 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. NJOFTIMI I POLICISË RRUGORE: Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit,…

Read More

Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, kapitenit të Nati-t, ka shkruar një letër emocionale Kombëtares Zvicerane dhe të birit, pas përfundimit të aventurës së Zvicrës në Evropianin e futbollit. Letrën e ka publikuar sot gazeta SonntagsBlick. Në këtë letër të cilën albinfo.ch e sjell në gjuhën shqipe, z. Xhaka flet për emocionet që ka përjetuar gjatë kohës së evropianit, në lidhje me të birin, Granitin dhe me suksesin e Nati-t. I dashur Granit, e dashur Nati, Vështirë se mund ta imagjinoni se si kam vuajtur. Në Romë unë ju mbështeta duke qenë vetë aty, ndërsa ndeshjet tjera i pashë nga…

Read More

Europa është vënë në alarm prej javësh nga varianti indian i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi. Vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi, por risku është prezent. Të pavaksinuarit janë grupi më i riskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë. Studimet e kryera në vende të ndryshme kanë nxjerrë në pah se të gjitha llojet e vaksinave sigurojnë mbrojtje ndaj të gjitha varianteve të Covid që janë shfaqur deri tani. Shqipëria po operon me 4 vaksina për imunizimin e popullatës, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavac. Që prej fillimit…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Në 24 orët e fundit, MSH raporton se janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të…

Read More

Shqipëria i është bashkuar stërvitjes ushtarake “Anadolu 21” e cila ka nisur më 28 qershor. Në këtë stërvitje marrin pjesë shtete si Turqia, Azerbaxhani, Katari, Kazakistani, Pakistani dhe Uzbekistani. Në këtë stërvitje marrin pjesë si vëzhgues edhe Kosova me Mongolinë. Organizator i kësaj stërviste janë Forcat Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë. Ajo zhvillohet në Ankara dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes turke, qëllimi është zhvillimi i miqësisë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku. Kjo stërvitje vjen pas asaj të…

Read More

Në filmin e vitit 1951, “Ditën kur Toka sërish mbijetoi”, një jashtëtokësor i quajtur Klatu dhe miku i tij robot Gort, ndalojnë njëkohësisht funksionimin e thuajse të gjithë pajisjeve elektronike në Tokë, duke përdorur teknologjinë e tyre të përparuar aliene. Makinat, fabrikat, pajisjet televizive dhe shumë gjëra të tjera pushuan së funksionuari, dhe planeti u vendos në një lloj qetësie të frikshme. Por imagjinoni një alien që zotëron një mjet akoma më të fuqishëm, që mund të ndalojë rrotullimin e Tokës. Pasojat do të ishin shumë më shkatërrimtare. Ne mund ta mos e kuptojmë, por rrotullimi i planetit tonë qëndron…

Read More