Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis gomisterie dhe një market në Fushë-Prezë të Tiranës. Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës. Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema.
Author: tirana
Pas hapjes së pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, gjatë kësaj fundjave, ka pasur një rritje të numrit të hyrje-daljeve drejt shtetit grek dhe anasjelltas. Përgjatë 2 ditëve nga pika e kalimit të Kapshticës kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 3300 shtetas te huaj dhe shqiptarë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas drejtorisë vendore te kufirit dhe migracionit nga kjo pikë kanë hyrë 1247 dhe kanë dalë 814 shtetas. Ndërkohë që dyndje lëvizjesh ka pasur në orët e para të kësaj të diele edhe në Kakavijë. Autoritetet greke i dhanë fund mbylljes në pikën e kalimit kufitar…
Kur dukej sikur gjithcka me koronavirusin po merrte fund, botën e ka pushtuar një tjetër lloj i tij. Prej thuajse një viti COVID-19 ka krijuar disa variente të tij ku kemi njohur atë Anglez, Indian, Alfa dhe së fundëmi Delta. U shfaq për herë të parë në muajin Dhjetor në Indi dhe po ngre pikëpytje e shqetësime të mëdha mbi një valë të tretë të përhapjes së infeksionit pasi konsiderohet si shumë i fuqishëm. Javën e shkuar OBSH paralajmëroi një valë të tretë infektimesh të mëdha në Evropë nëse qytetarët dhe shtetet nuk bëjnë kujdes. Varianti i ri Delta mund…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ka përcjellë urimet e tij ambasadores Yuri Kim, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Në mesazhin e tij, Guvernatori Sejko thekson se Shqipëria do i jetë gjithmonë mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme. “Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Guvernatori Sejko i përcjell Ambasadores Yuri Kim urimet më të përzemërta dhe miqësore! Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe institucioneve të saj për zhvillimin e mëtejshëm politiko-ekonomik dhe forcimin e…
Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia Tiranë miraton dëmshpërblimin për 24 familje Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë 24 familjeve të cilat kanë pësuar dëme në banesa nga zjarri ose përmbytjet. Këshilli Bashkiak, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin nga institucionet përgjegjëse, ka miratuar edhe listën me familjet që do të marrin ndihmën financiare nga Bashkia e Tiranës për rikuperimin e dëmeve. “Në vijim të komunikimit të mbajtur me Këshillin e Qarkut, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile ka përgatitur listën me 24 familjet që përfitojnë ndihmë financiare për…
Puntatën e djeshme të “Përputhen”, Shqipja bëri një deklaratë të papritur për takimin me Rolandin duke treguar se çfarë ndodhi që krisi marrëdhënien e tyre. Shqipja tregoi se i kishte bërë masazh për dy minuta, por ai ka menduar se mes tyre mund të ndodhte diçka më shumë. Shqipja: Rolandi në të gjitha aspektet që kisha kapur herë pas here, nuk përshtatej për mua. Pastaj tjetër gjë çfarë zgjodhi ai. Më ka dërguar vetëm një foto që kemi dalë me Linditën, nuk e kam marrë dhe as më ka marrë. Nuk kam thënë asgjë të rëndë çfarë kam përjetuar Rolandin.…
Kampionatit Europian i kanë mbetur edhe vetëm tre ndeshje. Dy gjysmëfinalet dhe finalja që do të luhen të gjitha në “Wembley” të Londrës. Me mbarimin e çerekfinaleve tashmë janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të Euro 2020. Itali-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e turneut që do të luhet të martën më 6 korrik në orën 21:00 në “Wembley” ndërsa të mërkurën më 7 korrik po në mbrëmje Anglia pret Danimarkën në kërkim të biletës për finalen e madhe të së dielës. Italia vjen në gjysmëfinale pas 5 fitoreve radhazi dhe 11 golave të shënuar ku në raundin me eliminim direkt…
Në aeroportin e Rinasit është sekuestruar sot një shumë prej 33 mijë dollarësh të padeklaruara. Shuma e parave ishte e fshehur në çantën e laptopit të shtetasit turk N. P., 43 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç. Si rezultat i kontrollit,…
Një 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka rrezikuar të mbytet në Shëngjin mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht e moshuara u shpëtua, ndërsa u nxor në breg dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet në kujdesin mjekësor. Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, problem mbetet fakti se në shumë zona bregdetare mungojnë rojet bregdetare.
Spitali i QSUT-së ka reaguar mbi gjendjen e 4 të plagosurve sot në ngjarjen tronditëse të Velipojës ku shpërthyen bombolat e gazit. Spitali bën të ditur se nëna me tre fëmijët e saj kanë djegie të rënda në trup dhe ndodhen në trajtim intensiv. “Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha uron miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan. “Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan Berisha. Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA.
Janë zbardhur detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për operacionin “Shpirti”. Falë këtij operacioni u lëshuan 38 urdhër-arreste, mes të cilëve të proceduar janë prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota, raporton BW. Donjol Drolli, i cili mban statusin…