Policia e Velipojës jep informacion zyrtar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel, ku u plagosën katër anëtarët e një familjeje, pronar të këtij biznesi. Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç. Informacion Paraprak Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D.…
Author: tirana
‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë’ është urimi i këtij mëngjesi i Kryeministrit Edi Rama për Ditën e pavarësisë së SHBA teksa ka postuar në rrjetin social FB foto të flaumurit amerikan. Amerikanët festojnë sot 245 vjetorin e pavarësisë, ndërsa kjo ditë përkon edhe me vetë ditën e lindjes së Kryeministrit Rama, 4 korrik 1964.
Detaje rrëqethëse vijnë nga Velipoja, aty ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre. Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar për “News24”, se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit. “Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te…
Dita e diel parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët, por në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Mëngjesi i ditës së diel do të jetë me vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër, por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër. Reshjet do të jenë në relievet e larta malore. Vija bregdetare do të jetë kryesisht e kthjellët dhe temperatura jo të larta ideale për të kaluar këtë ditë pushimi.
Një avion ushtarak me 85 persona në bord është rrëzuar në Filipinet jugore. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Forcave të Armatosurave të këtij vendi, Gjeneral Cyrilito Sobetzana, ndërsa raportohet se deri më tani 40 persona janë shpëtuar nga avioni, që digjet, një C-130, i cili është rrëzuar në përpjekjet për t’u ulur në ishullin Jolo, në provincën e Soulou. Ndërkohë, Gjemerani Sobetzana ka deklaruar se shpreson që jetë të tjera të shpëtohen nga avioni në flakë.
Velipoja u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm. Disa bombola gazi kanë shpërthyer duke plagosur rëndë edhe 4 persona. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në restorantin e një hoteli dhe të plagosur janë pronarët e këtij subjekti. Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, kanë mbetur të plagosur, pronarë të hotelit. Personat në fjalë ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore dhe janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Kati i parë i hotelit është shkatërruar tërësisht, ku çdo gjë është thyer apo…
Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes. Mësohet se zjarri ka rënë në familjen Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç. Të dëmtuarit pritet të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike. Zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.
Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen. Rama feston 56 vjetorin. Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera. Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007. Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kreu i sotëm i Partisë Demokratike…
Dashi Gjatë kësaj dite të diel 4 korrik 2021 do të keni rikuperim të ndjeshëm dhe për ju vjen një horoskop shumë më i përmirësuar në raport me ditët e fundit të cilat kanë qenë tejet të rënda. Me gjasë keni pasur ndonjë problem në sferën sentimentale dhe tashmë do të vijë rikuperimi. Megjithatë ky është një muaj gjatë të cilit do të ketë tensione në sferën sentimentale, si për ata që janë çift edhe për ata që janë vetëm. Demi Yjet do të kenë ndikim të favorshëm gjatë kësaj të diele në shenjën tuaj. Megjithatë do të ndiheni disi…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë ditën e sotme në Spitalin e Ri Memorial në Fier, e cila ka zhvilluar një takim me ekipin e ri mjekësor turk të cilët i janë bashkuar bashkuar stafit. Në vizitën e kryer në pavionet e ndryshme, ministrja shoqërohej edhe nga drejtoresha e spitalit Memorial Fier, Rudina Degjoni. Në një reagim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, ku po bëhen përgatitjet për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e…
Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë. Krasniqi ka fituar votëbesimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme. Dhe kundër tij kanë votuar vetëm shtatë delegatë. Gjatë fjalimit në Konventën e PDK-së , Krasniqi tha se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në “Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës. Asgjë e qëndrueshme, e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa…
Ish-ministri Arben Malaj ka paditur në prokurori një ndërtues në Vlorë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament. Në kallëzim, Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me chipa për ashensorin. Sipas Malajt, administratori i ka kërkuar para për shërbime që nuk ofrohen…