Author: tirana

Pronari i një subjekti në Durrës është ndëshkuar me 1 milion lekë, pasi po ushtronte aktivitetin e tij pas orarit të përcaktuar të mbylljes në kuadër të masave anti-covid. Bëhet fjalë për lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet H.D., në lagjen nr.13. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë…

Read More

Një ndër figurat më të njohura të muzikës rep në Shqipëri, Getoar Selimi, feston sot ditëlindjen. Për të gjithë ju që jeni kuriozë, reperi ka lindur më 3 korrik të vitit 1982 dhe sot mbush 39 vjeç. E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte sigurisht partnerja e tij e jetës, Marina Vjollca. Sapo ka hyrë mesnata, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të Getit, teksa shkroi krahas saj fjalët më të ëmbla. “Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që…

Read More

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një çështje që sfidonte mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias nga akuzat për shpifje, por gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe vunë në dyshim mbrojtje të tilla të parashikuara në një vendim historik të vitit 1964. Duke cituar një ambient mediatik që po ndryshon me shpejtësi dhe të mbushur gjithnjë e më shumë me disinformim, gjykatësit Thomas dhe Gorsuch u shprehën në opinione të veçanta se gjykata duhet t’i shohë me një sy të ri precedentët që e bëjnë më…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesit e prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi i akuzuar për korrupsion. Po ashtu gjykata vendosur edhe për shoferin e tij Isuf Gega masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokurori Kariqi dhe shoferi i tij Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë. Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të…

Read More

Këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”, ku arriti të marrë vendin e tretë. Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit eruopian ai udhëtoi drejt Tiranës dhe me të mbërritur në vend dha një intervistë për ekranin e “Top Channel”. Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë. “Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burime për JOQ bëjnë me dije se një hajdut maroken ka hyrë për të vjedhur në një banesë në zonën e plazhit. I zoti i shtëpisë e ka vënë re dhe e ka masakruar me grushta e shpulla, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. ‘Kush je ti…p*** motre… kush je ti more.’-dëgjohet ti thotë i zoti i shtëpisë marokenit. Në lidhje me këtë ngjarje JOQ shkruan se ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e policisë, ndërsa në video mund të dëgjohen edhe të shara e të…

Read More

Tre të rinj janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga roja bregdetare e qytetit të Vlorës, pasi kishin mbetur në det në afërsi të Gjirit të Gramës, ku kishin dalë për turizëm. Turistët kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Të rinjtë kanë dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorrat. Në ato momente, ata lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. “Balkanweb” shkruan se aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 të mëngjesin pranë Currilave. Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona që akuzohen për trafik armësh. Njoftimi i policisë. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për…

Read More

Lumi i Shalës është bërë një nga pikat më të frekuentuara në veriun e Shqipërisë, nga turistët dhe vizitorët. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videon, pikërisht nga kjo bukuri e natyrës shqiptare, ku ka uruar ndjekësit për një fundjavë të mbarë. “Me parajsën nga Lumi i Shalës”, shkruan Rama ndërsa e ka shoqëruar me një video të natyrës së mrekullueshme.

Read More

Norvegjia do të detyrojë “influencer”-at që çdo foto të modifikuar me Photoshop ta bëjnë me dije që janë modifikuar. ‘Buzzfeed’ shkruan se ligji i ri, që do të hyjë në fuqi së shpejti, ka për qëllim që të largojë rininë nga standardet joreale të bukurisë. Çdo reklamë dhe postim në rrjetet sociale që manipulon pamjen e jashtme të dikujt, duhet të thuhet qartë që është modifikuar. Ligji përfshin edhe fotot që kanë një filtër të thjeshtë. Nuk dihet nëse ky ligj do të aplikohet dhe në shtete të tjera.

Read More